• Kontakt
Friday, October 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Porti i Durrësit është afera më e madhe korruptive në 34 vitet e fundit

13:12 : 04/12/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryedemokrati Sali Berisha e ka cilësuar si një nga aferat më të mëdha korruptive në historinë e Shqipërisë, atë të Portit të Durrësit.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të  PD, Berisha cilësoi këtë aferë si një ndëshkim të madh për qytetarët shqiptarë, duke e krahasuar me dëmimin që regjimi i Enver Hoxhës u ka shkaktuar popullit me ndërtimin e bunkerëve.

Berisha theksoi se ky veprim i fundit është më i rëndë dhe më shkatërrues, duke shpërfaqur dëmimin e potencialit ekonomik të vendit. Ai e kritikoi ashpër qeverinë e Edi Ramës, e cila, sipas tij, ka sjellë një skemë që i ngarkon shqiptarët me një kostos të madhe për ndërtimin e portit të ri, një projekt që përfshin dhe zhvillimin e një marine luksoze në Durrës. Kryedemokrati theksoi se ky projekt, i lidhur me interesat e grupeve private, do të përfshinte investime shumë të mëdha për ndërtimin e 12,500 apartamenteve dhe 6 hoteleve.

FJALA E BERISHËS:

Të nderuar, nga të gjitha aferat korruptive, nga viti 1990 gjer sot, afera më e madhe korruptive në historinë e këtij vendi është Porti i Durrësit.
Në raport me qytetarin, ky është ndëshkimi më i madh për qytetarët shqiptarë pas ndëshkimit që u ka bërë Enver Hoxha me bunkerët shqiptarëve.
Ai, për shumë vite, 30 përqind të buxhetit e futi në bunker, por dhe sado që përpiqen, po në qoftë se e konverton me dollarin e sotëm atë shpenzim, ai mund të jetë 5, 8 miliardë dollarë të groposura, të varrosura nga një paranojak në një kohë kur shqiptarët përjetonin urinë e zgjatur.
Por pas bunkerëve, nuk ka vjedhje më të tmerrshme, më të madhe se vjedhja me Portin e Durrësit.
Ne e kemi denoncuar, jemi përpjekur me të gjitha çfarë kemi pasur në dorë ne, e kemi dorëzuar edhe në prokurori dhe kudo, në Gjykatë Kushtetuese, por kjo nuk ka të ndalur.
Ky është një krim që nuk i është bërë ndonjëherë këtij vendi.
Porti i Durrësit, i cili pa asnjë lloj vështirësie arrinte kapacitetin 4 milion ton dhe, ne lamë një tender të gatshëm për thellimin e tij gjer në ankorimin e anijeve 50 mijë tonëshe nga një kompani e fuqishme gjermane.
Porti i Durrësit është porti më natyral i Shqipërisë.
Pse? Se është në distancën më të shkurtër për të gjithë mesin e Shqipërisë, që është shumica e popullatës, siç është Porti i Vlorës porti më natyral për jugun.
Por kjo është çmim, është kosto, kjo ka ndikim direkt në çmimin e çdo gjëje që importohet.
Tani çfarë thoshte Edi Rama? Thoshte që këtë portin e ri, shqiptarët nuk do harxhojnë një qindarkë, do e ndërtojë privati.
Tani na del se shqiptarët do harxhojnë 1.3 miliardë euro për ndërtimin e portit të ri.
Përveç faktit se trojet tokësore dhe ujore, se ndërtohet Jaht Marina Durrës, trojet tokësore dhe ujore të portit shkojnë së paku 3 miliardë euro, ku sheiku Al Alabar, që investon gjithsej 70 milionë, me Edi Rama dhe botën e nëndheshme do të ndërtojnë 12.500 apartamente dhe 6 hotele superluksoze.

Lexo edhe:

Durrës/ Tentuan të kalonin 5 persona jashtë vendit duke i fshehur në kamionë, arrestohen dy shoferët

“Po mban sekret thesarin”/ Berisha: Rama fsheh shpenzimet e shtetit për të mbuluar vjedhjet

Etiketa: afereBerishaporti i durresitskandal

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Durrës/ Tentuan të kalonin 5 persona jashtë vendit duke i fshehur në kamionë, arrestohen dy shoferët

16:27 : 13/10/2025
AKTUALITET

“Po mban sekret thesarin”/ Berisha: Rama fsheh shpenzimet e shtetit për të mbuluar vjedhjet

17:31 : 12/10/2025
AKTUALITET

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025
AKTUALITET

Si u bë Shqipëria nyje e kontrabandës së naftës nga Rusia dhe Afrika Veriore

08:14 : 08/10/2025
AKTUALITET

Skandal në Peshkopi, mishi i pavulosur dhe i pakontrolluar përfundon tek konsumatorët

21:17 : 06/10/2025
AKTUALITET

Manastirliu ka bërë krime kundër njerëzimit, Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare

14:31 : 04/10/2025
Para

EMRAT/ Berisha zgjedh grupin e punës, kush do të drejtojë strukturat në Tiranë për zgjedhjet e 2025

TË GJITHA

“Gjykata Speciale, një turp, e politizuar”/ Bushati: Rama ka qenë ndër lobuesit që të miratohej!

23:05 : 16/10/2025

Horoskopi, e premte,16 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/10/2025

Hetimet për Portin e Limionit/ Qyno: U dorëzua një video 5 orësh në SPAK, më pas u vendos për kontrollet

22:56 : 16/10/2025

Komisioni Evropian shpalos planet për “murin e dronëve”

22:49 : 16/10/2025

8 editorialet (nga një autor që nuk ekziston) që shpjegojnë planet e Xi për SHBA-të dhe ekonominë

22:42 : 16/10/2025

Një “top betoni” 20-katësh, Ilir Trebicka merr Pallatin e Sportit

22:33 : 16/10/2025

Turqia planifikon burg për promovimin e LGBTQI dhe kufizime në ricaktimin e gjinisë

22:29 : 16/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com