• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Buxheti/ Sa do të paguajmë në 2025-sën për inceneratorin, që nuk ekziston

22:25 : 03/12/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Foto më lart tregon një hapësirë prej disa qindra metra katrorë tokë në Sharrë, ku ishte planifikua të ndërtohej një impiant i djegies dhe përpunimit të mbetjeve, që do të prodhonte energji elektrike.

Impianti, i njohur ndryshe si inceneratori i Tiranës u ideua në nivelet më të larta të qeverisë së Ramës pas kërkesave të ngutshme të kryebashkiakut Erjon Veliaj për menaxhimit të mbetjeve në Tiranë. Madje ky i fundit, pa marrë miratimin e Këshillit Bashkiak, hodhi firmën si garant i pagesës 128 milion euro për ndërtimin e inceneratorit. Thënë ndryshe, 29 euro paguhen për çdo ton mbetje, për një proces që përfshin edhe djegien e mbeturinave, gjë që nuk ka ndodhur ndonjëherë.

Sepse inceneratori, thjesht nuk ekziston.

Në fushën e Sharrës ndodh vetëm groposja e plehrave dhe jo djegia e tyre nga një impiant që prodhon energji elektrike.

Dy mashtruesit Klodian Zoto dhe Klodian Mërtiri nëpërmjet ndihmës dhe aksesit që i dhanë drejtuesit e qeverisë dhe të bashkisë Tiranë vetëm sa bënë dokumentat dhe fituan koncensionin, pastaj mbushën llogaritë bankare me gati 100 milion euro dhe u zhdukën jashtë vendit.

Lexo edhe:

“Pjesën më të madhe e marrin koncesionet”/ Tabaku: Ky nuk është buxheti i shqiptarëve, por i pakicës!

Detyrimet e prapambetura të Qeverisë u rritën me 48.5% në shtator, edhe pse buxheti po “shpërthen” nga suficiti

Lanë pas krahëve ca gropa që mbushen çdo ditë me plehra dhe një hetim gjysmak të SPAK, që në gusht të vitit 2023, gjashtë vjet pas nënshkrimit të kontratës urdhëroi sekuestron.

Pavarësisht gropës që hapën dy Klodët me ndihmën e Ramës dhe Veliajt, për çdo vit, buxheti parashikon një shumë parash për inceneratorin që nuk ekziston.

Lapsi.al ka vëzhguar relacionin për buxhetin të pasqyruar në faqen e kuvendit. Shifra që parashikohet të paguhet për vitin 2025 është rreth 13 milion euro.

Lajmi i mirë është se këtë vit, për herë të parë, paratë do t’i shkojnë Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar, ndryshe nga vitet e tjera kur derdheshin në llogaritë e kompanive që kishin krijuar dy Klodët dhe bashkëpuntorët e tyre.

Por në anën tjetër, një pjesë e këtyre parave mund të ishin investuar për kopshte, shkolla, rrugë në Tiranë etj.

Vitin e kaluar, Erjon Veliaj u gjend për herë të parë përballë një situate që nuk e kishte parashikuar. Belinda Balluku refuzoi t’i kalojë para në formën e granteve, ndaj Veliaj hoqi 600 milion lekë nga buxheti i arsimit të Bashkisë për t’ia kaluar inceneratorit të Tiranës.

Mbetet për t’u parë manovra që ka parashikuar të bëjë këtë vit për pagesën e 13 milion eurove. Për Veliajn duhet të jetë e kollajtë. Në fund të fundit, nuk i nxjerr paratë nga xhepi i tij, por nga xhepat tonë./Lapsi.al

Etiketa: 128 milion euro2025buxhetiinceneratoriklodian zotomirel mertiritiranësVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Pjesën më të madhe e marrin koncesionet”/ Tabaku: Ky nuk është buxheti i shqiptarëve, por i pakicës!

12:08 : 10/11/2025
AKTUALITET

Detyrimet e prapambetura të Qeverisë u rritën me 48.5% në shtator, edhe pse buxheti po “shpërthen” nga suficiti

15:39 : 08/11/2025
AKTUALITET

PD: Buxheti 2026 do e zhysë më thellë në krizë arsimin dhe rininë shqiptare

13:44 : 08/11/2025
AKTUALITET

Ina Zhupa: Buxheti 2026 favorizon koncesionarët, jo qytetarët

10:39 : 06/11/2025
AKTUALITET

Dosjet Balluku-Veliaj, Koka: Një patate e nxehtë në duart e Ramës, braktisi dhe forumin në Bruksel

20:41 : 04/11/2025
AKTUALITET

Tabaku: Qeveria ka dështuar me programimin buxhetor, 20% e investimeve kryhen në fund të vitit

19:02 : 04/11/2025
Para

Protesta e mësuesve në Kosovë, sindikata: Nuk përjashtohet hyrja në grevë

TË GJITHA

Plagosja me thikë në Vlorë, arrestohet autori dhe bashkëpunëtori i tij (EMRAT)

08:46 : 12/11/2025

Operacion i madh antidrogë në portin e Gioia Tauro, sekuestrohen mbi 175 kg kokainë

08:38 : 12/11/2025

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali, Rama niset drejt Romës! Ja ministrat që e shoqërojnë/ Axhenda

08:30 : 12/11/2025

Sekondat para ekzekutimit, informatori me syze që i tregoi atentatorëve shënjestrën

08:23 : 12/11/2025

Zbardhen 16 leje/ Kulla 67 kate në Tiranë dhe 20 kate në bregdet, ja “top” kompanitë ndërtuese

08:21 : 12/11/2025

Këmbimi valutor 12 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:17 : 12/11/2025

Sot seanca paraprake për Erion Veliajn, çfarë pritet të ndodhë me dosjen

08:12 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com