• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kodi: “Mbesa e Edi Ramës”. Si u tërhoq për hunde sistemi arsimor nga 20-vjeçari-Hetimi

11:22 : 01/12/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Hetimi i zhvilluar nga prokurorja e Tiranës, Eloida Goxhi, për një rast falsifikimi kompjuterik, nuk është një ndër ato çështjet e rëndomta, kur një djalosh i ri, me aftësi teknologjike, tenton të mashtrojë institucionet publike. Rasti i 20-vjeçarit Ermes Hoxhalli nga Devolli dhe student i vitit të parë në Universitetin e Arteve në Tiranë, është një histori e pabesueshme, e denjë për skenar filmi komik.

Me një telefon në dorë, ai krijoi një identitet të rremë. Nëpërmjet aplikacionit “whatsapp”, ai u prezantua në Ministrinë e Arsimit si “Klea Rama”, mbesa e kryeministrit Edi Rama.

Dorëzoi virtualisht një projekt joshës-“Let’s Talk About US 2023-2024”-një cikël trajnimesh me konkursesh, nëpërmjet të cilit maturantët shqiptarë do të kishin mundësi të vijonin studimet e larta në Shtetet e Bashkuara.

Askush nuk e takoi, askush nuk e verifikoi identitetin e Kleas. Mjaftonte vetëm fakti që ajo përdori kodin “jam mbesa e Edi Ramës” dhe të gjitha rrugët iu hapën si me magji në sistemin arsimor shqiptar, duke nisur nga Kupola.

Lexo edhe:

Rama si përdorues karteleve terroriste të drogës për zgjedhjet, një i pandehur “amerikan”

Rama “futi” liderët e turizmit “Pullman” dhe “Accor” në hotelin e Visit të Pojës dhe CFO-së së Nadir Caushollit

Një e-mail dhe disa komunikime telefonike gjatë vitit 2023 mes “Kleas” dhe zv.ministres Nina Guga, u pasuan me urdhëra e urdhëresa drejtuar dhjetra gjimnazeve në të gjithë Shqipërinë, për t’u bërë pjesë e “Let’s Talk About US”.

Në foto: Logo në rrjete sociale i projektit “Let’s Talk About US”

Drejtoritë vendore arsimore dhe drejtoritë e gjimnazeve krijuan borde e caktuan koordinatorë për projektin, organizuan konkurse lokale e kombëtare mes maturantëve, u përzgjodhën fituesit dhe….të gjithë qëndronin në pritje të fjalës së fundit nga “Klea, mbesa e kryeministrit”.

Por fjala e Kleas nuk mbërriti. “Klea”, me emër të vërtetë Ermes Hoxhalli, tashmë kishte rënë në rrjetën e një hetimi penal nga prokuroria e Tiranës, pas një gabimi fatal. Djaloshi, për të bërë më bindës projektin e tij, kishte përdorur abuzivisht kredencialet e një funksionareje të ambasadës amerikane në Tiranë, Amanda R., e duke e paraqitur si koordinatore të projektit.

“Projekti i Kleas” kishte rënë në dijeni të Ambasadës, të cilët vunë në lëvizje të gjithë hetimin. Fijet u tërhoqën dhe në fund të tyre doli emri i Ermesit.

Prokurorja e Tiranës, Goxhi, dërgoi pak ditë më parë kërkesën për gjykim ndaj Ermes Hoxhallit, i akuzuar për “falsifikim kompjuterik” dhe “falsifikim të dokumentave”, ndërkohë që ai gjendet prej korrikut 2024 nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Hetimi penal nuk ka zbuluar arsyen se përse e ka ndërmarrë Hoxhalli të gjithë këtë skenar. E sigurt është që nuk e ka kryer për përfitime financiare. Ndoshta 20-vjeçari ka jetuar nën një identitet të dyfishtë, ku 20-vjeçari Hoxhalli mbante brenda mendjes së tij edhe “Klean, mbesën e kryeministrit”.

Nina Guga: Si e njoha “Klean”

“Kontakti im me personin e prezantuar si Klea Rama është vendosur në datat 15-16 shtator 2023”, thotë zv.ministrja e Arsimit, Nina Guga, në Prokurori.

Guga është kontaktuar nëpërmjet ëhatsapp” nga një numër i huaj, që u prezantua si Klea, e cila i është prezantuar si një studente shqiptare në SHBA dhe dëshironte që të bënte një projekt me gjimnazet shqiptare. Në ato komunikime telefonike, “Klea” i thotë zv.ministres se projekti mbështetej nga Departamenti i Shtetit, nëpërmjet Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Në foto: Zv.Ministrja e Arsimit, Nina Guga (foto e marrë nga profili në rrjete sociale)

Në këto komunikime, “Klea” i ka dërguar Gugës edhe një foto, një figurë femërore, në krah të kryeministrit Edi Rama, duke e bërë më të besueshme se ishte “mbesa e kryeministrit”, siç i ishte prezantuar zv.ministres së Arsimit.

Guga deklaron se e ka përcjellë kërkesën e “Kleas” tek drejtori i projekteve dhe drejtori i arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Zamira Gjini dhe Shkëlqim Allkaj, me qëllim që këta të vendosnin kontaktet me drejtoritë arsimore në rrethe të ndryshme për idenë e prezantuar nga “Klea Rama”.

Drejtori Allkaj: Nuk e verifikuan “Klean”

Një ndër kërkesat fillestare të “Kleas” drejtuar zv.Ministres Nina Guga ishte koordinimi me Drejtoritë Arsimore Vendore për shpërndarjen e disa formularëve tek gjimnazistët, në kuadër të projektit “Let’s Talk About US”. Detyra e koordinimit iu caktua drejtorit Shkëlqim Allkaj.

Në Prokurori, Allkaj ka deklaruar se ka marrë porosi me e-mail nga Sekretari i Përgjithshëm, Erzen Tola, ku i kërkohej që “të vlerësohet me prioritet”. Pas një shkëmbimi komunikimesh nëpërmjet e-mail, Allkaj deklaron se mori urdhër nga zv.ministrja Guga që “vijoni me komunikimin…”.

Në foto: Shkëlqim Allkaj, drejtor në Ministrinë e Arsimit

Allkaj thotë se nuk e njeh dhe nuk e ka takuar asnjëherë ‘Klea Ramën”. Sipas tij, “sa i përket identifikimit të znj.Klea Rama, Jam informuar nga vv.Ministria e cila kishte komunikime me të, si edhe nga Sekretari i Përgjithshëm, se ishte e afërme e Kryeministrit dhe nuk kam qënë në pozita për të kërkuar e verifikuar identitetin e saj, pasi nuk më kërkohej një gjë e tillë”.

Skema zbret në Drejtoritë Arsimore

Pas miratimit të “lejes” nga ana e titullarëve të Ministrisë së Arsimit, një specialiste e këtij institucioni vihet në kontakt me strukturat e varësisë.

Rezarta Alla, Drejtore e Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar, ka deklaruar në prokurorinë e Tiranës se është njohur me projektin e “Klea Ramës” në 18 shtator 2023, nga një e-mail i ardhur prej Ministrisë së Arsimit.

Ai e-mail kishte subjekt: “Kërkesë e miratuar nga MAS dhe me porosi të drejtorit Allkaj, drejtorisë së përgjithshme të kordinoj me zonjën Klea Rama”.

Në foto: Rezarta Alla, Drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar (foto e marrë nga rrjete sociale)

Në përmbajtje të e-mail-it ishte “kërkesa e znj. Rama për plotësim formularësh nga maturantët e të gjitha shkollave për shprejen e interesin për projketin Let’s Talk About US (LTTUAUSA). Projekti synon informimin e maturantëve për studime, por edhe zhvillimin e aktiviteteve me fokus informimin. Ky projekt mbështetet nga Departamenti i Shtetit dhe drejtohet nga zyra DYCD, NY…”.

Rreth 10 ditë më pas, “Klea Rama” u dërgon një tjetër e-mail drejtuesve të lartë të Arsimit, ku i falenderon për shpërndarjen e formularëve në gjimnazet e Shqipërisë. “Klea” e realizoi me sukses fazën e parë të misionit. Skema kaloi në fazën e dytë.

Lamaj: Projekti i mbesës së Edi Ramës

Valentina Lamaj është mësuese anglishteje në gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë dhe rezulton “koordinatore” e projektit të “Klea Ramës”. Ajo deklaroi në prokurori se është caktuar në këtë pozicion nga drejtoresha e shkollës, Klotilda Jaupi.

Sipas drejtoreshës, “këtë projekt e inicionte mbesa e Kryeministrit dhe do të përzgjidheshin kordinatorët për çdo shkollë. Qëllimi i projektit ishte për të dërguar për udhëtim nxënës në SHBA. Nxënësit pjesëmarrës do të ishin maturantë dhe me mesatare mbi 8”.

Lamaj deklaron se u ngrit rrjeti i mësuesve koordinatorë në të gjithë gjimnazet e Tiranës. Para festës së Vitit të Ri 2023 u është kërkuar nxënësve pjesëmarrës në projekt që të krijonin tre tema të ndryshme. Ata do të konkuronin fillimisht brenda shkollës dhe më tej mes shkollave të tjera.

Vlerësimi i projekteve të përgatitur nga nxënësit u krye nga një komision prej 7 anëtarësh, si edhe të pranishëm kanë qenë përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, zyrave vendore, drejtorë shkollash, e të tjerë.

Mësuese Lamaj vijon më tej, duke deklaruar se: “Janë përzgjedhur projektet fituese rreth muajit Shkurt 2024, ku shkolla e saj doli e para dhe në vendin e dytë dhe të tretë doli shkolla “16 shtatori“ në Shijak. Të gjitha këto aktivitetet janë shpërndarë edhe nga shkollat në faqet e tyre”.

Në foto: Pjesë nga komunikimet e “Klea Rama” me drejtorë të zyrave arsimore vendore

Pas mbarimit të vlerësimit të projektit, “Klea” u ka dërguar çertifikata mësuseve që ishin pjesë e komisionit të vlerësimit dhe rivlerësimit. Këto çertifikata gjithesecili i ka marre çdo mësues. “Nuk kujtoj nëse nxënësve fitues i janë dhënë çertifikata, por di vetëm se është bërë një festë nga Drejtoresha e shkollës dhe ky event është publikuar në faqen e internetit”, thotë më tej Valentina Lamaj.

Gjurmë kudo, zero fytyrë

Për më shumë se një vit, “Klea Rama”, emri i vërtetë i të cilit u zbulua se ishte Ermes Hoxhalli, u tall dhe tërhoqi për hundësh të gjithë sistemin arsimor. Çertifikatat me emrin e “Kleas”, të shoqëruara me nënshkrimin e zyrtares së ambasadës amerikane, Amanda R., tashmë gjendeshin në thuajse të gjithë gjimnazet e Shqipërisë.

Diku nga fundi i Shkurtit 2024, gjatë një takimi rutinor me Zyrën Arsimore të Vlorës, shërbimet e ambasadës vihen në dijeni për këtë projekt dhe për përdorimin e kredencialeve të zyrtares amerikane. Këtu nis “furtuna”. Amanda kallëzon në Prokurorinë e Tiranës falsifikimin e firmës së saj.

Prokuroria nis hetimin, por fillimisht situata ishte disi “në ajër”. Asnjë prej aktorëve të përfshirë në projektin “Let’s Talk About US 2023-2024”, që nga titullarët e Ministrisë së Arsimit e deri në strukturat vartëse në rrethe, nuk e njihte “Klea Ramën”.

Në foto: Këngëtarja Gracie Adams, foto e të cilës gjendej në profilin e “Klea Rama”

Askush nuk e kishte takuar personalisht. Gjithçka ishte zhvilluar nëpërmjet komunikimeve me aplikacionin “whatsapp” dhe me rrjete sociale, në të cilat “Klea” përdorte në profilin “e saj” foton e këngëtares së njohur ndërkombëtare, Gracie Abrams.

Gabimi i “Kleas”

Ndërkohë që prokurorja Eloida Goxhi kishte nisur serinë e pyetjeve të zyrtarëve arsimorë për të identifikuar personin që kishte ngritur skemën e falsifikimit, në adresë të drejtoreshës së Zyrës Arsimore të Lezhës, Antoneta Suta, një person, i identifikuar si Ermes Hoxhalli, dorëzon kërkesën për një projekt artistik.

Ai e prezanton veten si student i vitit të parë në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe se kontaktin e drejtoreshës ia kishte dhënë një mikesha e tij, “Klea Rama”.

Sinjalet e hetimit u ndezën. Ermes Hoxhalli rezultonte personi i parë që mund të identifikonte “Klea Ramën”.

Në foto: Pjesë nga komunikimet e “Klea Rama” me zyrtarë arsimorë

Hoxhalli u mor në pyetje në Prokurorinë e Tiranës dhe deklaroi se nuk e njihte “Klean”, por kishte pasur kontakte telefonike dhe në rrjete sociale me të. Ermesi 21-vjeçar deklaroi se, duke pasur disa aftësi të mira teknologjike, kishte kryer disa shërbime për “Klean”, kryesisht në përpunim fotosh, hartim çertifikatash, e të tjerë.

Prokuroria nuk u bind shumë nga këto deklarime dhe urdhëroi ekspertimin e pajisjeve elektronike të Hoxhallit, dy telefona dhe një lap-top.

Në foto: Ermes Hoxhalli, alias “Klea Rama”

Ekspertiza zbuloi një “thesar” për hetimin. Në telefonat e djaloshit u gjendësh shumë të mëdha, foto e materiale, të cilat, sipas prokurorisë, provuan katërcipërisht se Ermes Hoxhalli ishte “Klea Rama”.

Hoxhalli i ka mohuar akuzat e prokurorisë, duke deklaruar se ai thjesht ka qenë në shërbim të “Klea Ramës”. Megjithatë, shumë të dhëna duket se e lidhin atë plotësisht me identitetin e rremë “Klea Rama, mbesa e kryeministrit Edi Rama”.

Etiketa: ambasadabursaEdi RamaErmes HoxhallihetimiKlea Ramambesaministria e arsimitNina Gugasistemi arsimor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama si përdorues karteleve terroriste të drogës për zgjedhjet, një i pandehur “amerikan”

20:00 : 24/05/2025
AKTUALITET

Rama “futi” liderët e turizmit “Pullman” dhe “Accor” në hotelin e Visit të Pojës dhe CFO-së së Nadir Caushollit

09:17 : 23/05/2025
AKTUALITET

“Votime shk*rdhatë”/ Bushati: Banda e SPAK u soll si certifikuesi qesharak në këto zgjedhje

22:34 : 22/05/2025
AKTUALITET

Sinjalet e goditjes së Erion Veliajt pas 11 Majit

22:15 : 22/05/2025
AKTUALITET

“Putini merr 80% të votave”/ Berisha: Kjo është farsë, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje!

21:54 : 22/05/2025
AKTUALITET

Kuvendi rinis punimet, seanca plenare më 29 maj

14:44 : 22/05/2025
Para

EMRAT/ Sherr me thika dhe kosore në Dimal, tre të plagosur, arrestohen babë e bir

TË GJITHA

“Zëvendësohemi nëse s’e përdorim”, si po e ndryshon tregun e punës Inteligjenca Artificiale?

09:52 : 25/05/2025

Kapiteni i Tiranës drejt largimit, kërkohet nga dy klube të tjera të Superiores

09:43 : 25/05/2025

Australi/ Sulm me thikë në një qendër tregtare, raportohet për 4 të plagosur

09:36 : 25/05/2025

Shpërthim me eksploziv në derën e një lokali në Berat

09:32 : 25/05/2025

“Jeta pas BBV ka ndryshuar 100%”, Rozana Radi zbulon për çfarë e kritikoi partneri

09:24 : 25/05/2025

Mali i Zi do të shkurtojë orarin e punës

09:14 : 25/05/2025

Napoli dëshiron ta mbajë Conten, presidenti do të investojë 200 milionë euro në merkato

09:14 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com