• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Familjet e vjetra të Durrësit mbajnë gjallë historinë e shekujve të shkuar

16:47 : 30/11/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Në një rrugicë mes bashkisë dhe kishës “Shën Luçia”, shtëpia e familjes Tedeschini mbart një copëz nga historia e shekujve të fundit në qytetin e Durrësit. E ndërtuar në vitin 1843, vila Tedeschini shërbeu herë si konsullatë austriake, e herë si ambient për ceremoni fetare në fillim të shekullit të kaluar.

Një pjesë e asaj tradite vazhdon ende të ruhet.

“Jemi kujdesur vetë për shtëpinë dhe e kemi restauruar pa ndihmën e shtetit. E dimë vlerën që ka për familjen dhe për qytetin,” tha për BIRN Zef Tedeschini, pinjoll i familjes me shumë emër në Durrës.

Banesa e tyre, një nga të paktat e ruajtura në lagjen shumë pranë sheshit qendror të Durrësit, tashmë shfrytëzohet edhe nga artistët për mbrëmje poetike apo instrumentale.

“Shtëpia është kthyer në muze për miqtë, si një mënyrë për t’u njohur edhe me orenditë e ruajtura që në shekullin e 19,” shtoi Tedeschini.

Lexo edhe:

Durrës/ Gjendet pa jetë 44-vjeçarja afër banesës

“Do t’iu vras”/ Shkodrani futet në një lokal në Durrës me sëpatë dhe kërcënon dy persona (EMRI)

Përgjatë shekujve të fundit, historia e Durrësit është e ndërthurur ngushtësisht me atë të familjeve të hershme dhe shtëpive të tyre. Në fillim të shekullit XX, shtëpitë e ndërtuara pranë murëve mesjetare përbënin zemrën e qytetit.

“Disa nga vilat e këtyre familjeve kanë mbijetuar, por janë të pabanueshme” thotë Mikel Nushi, familja e së cilit erdhi në Durrës nga Berati në fundin e shekullit 19.

Kjo hapësirë që aktualisht njihet si lagjia nr 11, ruan nëntokë trashëgiminë më të madhe arkeologjike të qytetit, ndërsa ndërtimet disakatëshe i kanë bërë të pamundura ekspeditat arkeologjike, si dhe imazhin e vilave të ndërtuara 150 vjet më parë.

Të pasionuarit e historisë tashmë janë vënë në kërkim të dokumentave të kësaj periudhe, madje edhe kanë publikuar librat e parë.

Dorian Hatibi, autor i një vëllimi për historinë e Durrësit, ka botuar kohët e fundit një përmbledhje të historive të familjeve të hershme, me titullin “Qyteti që rrëfen”.

“Këtu janë botuar historitë e gjashtë familjeve të vjetra durrsake, Tedeschini, Myshketa, Myderrizi, Nushi, Kaçulini e Vlashi,” tha Hatibi.

“Vazhdimi i kësaj përmbledhjeje si dhe i historisë së qytetit modern, kërkon përfshirjen e studiuesve të tjerë, si për grumbullimin e materialit dokumentar, ashtu edhe për intervistat me pasardhësit e këtyre familjeve,” shtoi ai.

Në lagjet Kala dhe Varosh të Durrësit të vjetër, një shoqatë ka instaluar pranë portave të dikurshme me qemer, riprodhimet e tyre artizanale dhe të dhënat e banesave të vjetra.

“Gëzohem pasi askush nuk i ka prekur apo dëmtuar riprodhimet pas xhamit,” thotë Agopi, një prej pinjollëve të familjes Bodikian, së cilës i përket banesa.

“Është një mënyrë për të risjellë në vemendje Durrësin e shekujve të fundit,” shton ai.

Durësi njohu një zhvillim të madh pas tërmetit të dhjetorit 1926, atëherë kur plani urbanistik i qytetit ndryshoi përfundimisht, dhe kur u ndërtuan godinat e Bashkisë, Vilës mbi kodër, bulevardet kryesore, që sot njihen si “Epidamn” dhe “Dyrrah”, apo nisi ndërtimi i portit detar.

Në të njëjtën periudhë u shënua dyfishim i popullsisë si dhe u ndërtuan dhjetra vila, banesa të tregtarëve, zejtarëve dhe profesionistëve që mbërritën në qytet.

Kel Shata i tha BIRN se edhe shtëpia e tyre 2-katëshe u ndërtua gati 100 vjet më parë. Gjatë periudhës së komunizmit, gjyshërit e tij u detyruan të jetonin në bodrumin e banesës së tyre. Pranë saj, ditët e fundit përfundoi restaurimi i një vile tjetër, pjesë e historisë së Durrësit.

“Uroj që edhe ne ta kthejmë pa vonesë në gjendjen e parë,” tha Shata./ BIRN

Etiketa: DurresfamiljeFamiljet e vjetra të Durrësithistoriashekuj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Durrës/ Gjendet pa jetë 44-vjeçarja afër banesës

12:39 : 14/07/2025
AKTUALITET

“Do t’iu vras”/ Shkodrani futet në një lokal në Durrës me sëpatë dhe kërcënon dy persona (EMRI)

11:50 : 12/07/2025
AKTUALITET

Tragjike/ “Audi” përplaset me karburantin në Vorë, vdes një 19-vjeçar, plagosen dy të tjerë

08:37 : 12/07/2025
AKTUALITET

Takimi informal në Durrës, Rama mbledh kryetarët e bashkive

09:43 : 11/07/2025
AKTUALITET

OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

21:32 : 10/07/2025
AKTUALITET

Makina përplas për vdekje 66-vjeçarin me biçikletë në autostradën Tiranë–Durrës

09:47 : 10/07/2025
Para

Dinamo-Teuta, shënohet goli i parë i supersfidës (Video)

TË GJITHA

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e ish-gjyqtares Majlinda Andrea

14:37 : 14/07/2025

Detaje/ Qëlloi veten me pistoletë, si paraqitet gjendja e 17-vjeçares në Vlorë

14:24 : 14/07/2025

I dënuar me 11 vite burg, arrestohet 28-vjeçari në Kukës/ EMRI

14:21 : 14/07/2025

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës

14:16 : 14/07/2025

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14:01 : 14/07/2025

Shkarkime masive në Kukës, largohen nga detyra 14 administratorë dhe 2 nënkryetarë

13:59 : 14/07/2025

“Shkel Kushtetutën”/ Berisha: Ramaduro po sillet si kryebashkiak i Shqipërisë

13:47 : 14/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com