• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Paç fatin e Plarent Ndrecës!” Standardet e SPAK, pse nuk e arrestoi zhurmuesin e Ramës

10:44 : 29/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Deputeti socialist, Plarent Ndreca, është dërguar për gjykim së fundmi nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”, në një procedurë për rikonstruksionin e disa komisariateve, gjatë kohës që ai ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

Për procedurën e zhvilluar në vitin 2019, me vlerë fillestare 54 milionë lekë të reja, e cila më pas u reduktua në 34 milionë lekë të reja, janë marrë të pandehur dhe janë dërguar për gjykim edhe 15 persona të tjerë, anëtarë të komisionit të zhvillimit dhe verifikimit të tenderit.

Ky rast hetimor përbën një shembull tipik të standardeve të dyfishta që ndjek Prokuroria e Posaçme, sidomos sa u përket aplikimit të masave të sigurimit.

Në foto: Deputeti Plarent Ndreca duke hyrë i lirë në Prokurorinë e Posaçme

Në raste të ngjashme, SPAK-u ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së sigurimit “arrest me burg”. Ndërkohë që për Plarent Ndrecën, i njohur më së shumti për “zhurmën” që bën në Parlament, në mbrojtje të aferave koncesionare të qeverisë së Edi Ramës, hetimi është zhvilluar në gjendje të lirë.

Lexo edhe:

Pas SPAK-ut dhe Gardës, firma “AlbaScan” fiton tender edhe nga Gjykata e Posaçme

Gara për kreun e BKH-së, testet fizike do të zhvillohen më 10 korrik

Rastet për të kuptuar standardet e dyfishta të Prokurorisë së Posaçme janë të shumtë.

– Në Korrik të vitit 2021, arrestohet në zyrë kryetari i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe, nën dyshimet e SPAK-ut se kishte kryer veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”.

Në foto: Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, i arrestuar në Korrik 2021

– Në Mars 2023, me urdhër të SPAK-ut arrestohet kryetari në detyrë i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, i dyshuar për “shkelje të barazisë në tendera”.

– Në Mars 2024, ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato e Redi Molla, u arrestuan me urdhër të SPAK-ut, për vepra penale, ndër të cilat edhe “shkelje e barazisë në tendera”.

– Në Shtator 2024, gjykata e posaçme pranoi kërkesën e SPAK-ut dhe caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi, për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”.

– Për një tender me vlerë 7 milionë lekë të reja për blerjen e një zjarrëfikseje në Durrës, 8 zyrtarë të ulët lokalë përfunduan në pranga, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, në maj të vitit 2022.

– Për të njëjtën vepër penale, atë të shkeljes së barazisë në tendera, gjenden të arrestuar një dyzinë zyrtarë të nivelit të mesën e të ulët, emrat e të cilëve rezulton në komisionet e procedurave koncesionare të “inceneratorëve”.

Rastet e mësipërme, por edhe të tjerë të ngjashëm, janë një dëshmi se qasja e Prokurorisë së Posaçme për personat e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “shkeljes së barazisë në tendera” është ajo e aplikimit të masës së sigurimit “arrest në burg”.

Por, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me Plarent Ndrecën. Ai është hetuar, u mor i pandehur dhe tashmë u dërgua për gjykim, në liri të plotë.

Ndreca, “i lindur për shef”

Në janar të vitit 2024, Plarent Ndreca merr mandatin e deputetit të Partisë Socialiste, në vakanën e krijuar pas arratisjes së ish.zv.kryeministrit dhe ligjvënësit, Arben Ahmetaj.

Vite më parë, kur Edi Rama ishte në opozitë, juristi Ndreca ishte përfaqësues i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Më tej, me ardhjen në pushtet të “Rilindjes”, Plarent Ndreca rezultoi një person me “kostum shefi”.

Për 4 vite, nga 2013 deri në 2017, ai ushtroi funksionet e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, posti më i lartë administrativ dhe, si rregull, jo-politik, i institucionit.

Të njëjtën detyrë ai e kreu më tej edhe në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit. Për pak kohë mbajti postin e Drejtorit të komanduar të Inspektoratit Shtetëror të Pujeve dhe më tej, u emërua sërish Sekretar i Përgjithshëm, kësaj radhe në Ministrinë e Brendshme.

Largohet nga ky post në Shtator 2020, pak kohë pas shpërthimit të “skandalit të uniformave”-një tender 25 milionë euro, i shoqëruar me dyshime të shumta.

Pasi qëndroi disa kohë si “avokat” privat, Plarent Ndreca mori mandatin e Ahmetajt. Ai ishte shumë aktiv, madje “më zhurmuesi” në Komisionit Hetimor Parlamentar për koncesionet në Shëndetësi. Ky komision mbylli punimet në mënyrë të njëanshme, me “diktatin e votave” të Partisë Socialiste, që drejtoheshin nga Plarent Ndreca.

Etiketa: i lirekomisariatetnuk e arrestoiPlarent Ndrecaspaktenderazhurmuesin

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas SPAK-ut dhe Gardës, firma “AlbaScan” fiton tender edhe nga Gjykata e Posaçme

19:56 : 05/07/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e BKH-së, testet fizike do të zhvillohen më 10 korrik

16:53 : 04/07/2025
AKTUALITET

Ndryshime në Policinë e Shtetit, ja EMRAT e rinj që pritet të drejtojnë 5 komisaritet

11:04 : 04/07/2025
AKTUALITET

Nën akuzë dhe pezullim nga detyra, Myzyri i KPP-së del para GJKKO

10:25 : 04/07/2025
AKTUALITET

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

23:30 : 03/07/2025
AKTUALITET

Sekuestrimi i pasurive/ Lala rrëfen biseden e tensionuar me babin e Suel Çelës: Hodhi akzua mbi SPAK

21:25 : 03/07/2025
Para

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, si do të jetë moti gjatë fundjavës

TË GJITHA

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 05/07/2025

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

22:43 : 05/07/2025

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025

Multivitaminat/ Si mund ta dëmtojnë ato sistemin tuaj imunitar

22:28 : 05/07/2025

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:41 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com