• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fuqizimi i sektorit të turizmit dhe nevoja për fuqi punëtore

18:18 : 29/11/2024
në AKTUALITET

Në Shqipëri vazhdon të rritet numri i vizitorëve të huaj që po vizitojnë zonat malore në Veri të vendit si dhe qendrat historike. Vetëm gjatë muajit tetor Shqipërinë e vizituan 9 përqind më shumë turistë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Por, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, operatorët turistike vazhdojnë të ndeshen me vështirësi për sigurimin e fuqisë punëtore, kjo për shkak të emigracionit dhe mundësive të kufizuara të shkollave profesionale dhe universiteteve për të përgatitur punonjës të kualifikuar dhe specialistë për sektorin turistik.

Edhe pas përfundimit të sezonit turistik veror, Shqipëria vazhdon të vizitohet nga një numër i madh vizitorësh të huaj, sidomos në zonat malore në Veri të vendit si dhe qendrat historike. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë muajit tetor, Shqipëria u vizitua nga rreth 762 mijë vizitorë të huaj duke shënuar një rritje prej më shumë se 9 përqind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ekspertët e fushës thonë se, ndërsa fluksi i vizitorëve të huaj pritet të rritet, kërkohet që bizneset të përgatiten për gjetjen dhe trajnimin e stafeve, pasi, për shkak të emigracionit, gjatë dy viteve të fundit janë ndeshur me vështirësi për sigurimin e fuqisë punëtore. Drejtoresha e Zyrës Rajonale të Punësimit në Shkodër, Rozafa Zmijani, thotë se aktualisht janë të regjistruara 530 vende të lira pune, por ato, në pjesën më të madhe, nuk i përgjigjen nevojave të sektorit turistik.

“Kemi pasur shumë oferta vendesh të reja pune gjatë periudhës së sezonit, oferta që tani janë më në ulje, por nuk kemi arritur të plotësojmë nevojat me fuqi punëtore. Duhet të jemi realist. Vazhdojmë të kemi të njëjtin problem në lidhje me kërkimin e punëtorëve në momentin e nisjes së sezonit, përgatitjen e bizneseve që të bashkëpunojnë me ne, me qendrat e formimit profesional, me universitetin, në mënyrë që të jenë të përgatitur para sezonit”.

Ekspertët thonë se, mundësi e mirë për të mbështetur me fuqi punëtore dhe specialistë sektorin turistik janë shkollat profesionale dhe universitetet. Por, thotë drejtuesja e departamentit të turizmit në Universitetin e Shkodrës, Alkida Hasaj, edhe ato kanë kapacitete të kufizuara përballë nevojave në rritje që ka tregu turistik.

“ Tregu ka shumë nevojë për kuadër të kualifikuar. Çdo ditë e më tepër ne shikojmë kërkesa nga biznese të ndryshme, por edhe organizata, që kërkojnë stafe të kualifikuara dhe, normalisht, kjo i jep përparësi studentëve tanë që mbarojnë bachelor-in apo masterin në fushën e turizmit, që ata të punësohen pranë këtyre bizneseve. Normalisht, këto mund t’i mbështesin në nivel drejtuesish, sepse kanë ekperiencë të mirë dhe njohuri të mira”.

Lexo edhe:

Asani nuk mori sërish asnjë minutë, Silvinjo: E kam diskutuar edhe me lojtarët që…

Flamuri i UÇK-së i ndaluar në Tiranë/ Duka u rri gati tu serbëve

Studentët që përfundojnë studimet në degën e turizmit, thotë profesoreshë Hasaj, janë një mundësi e mirë për trajnimin e punonjësve të tjerë të pakualifikuar, të cilët përfshihen në sektorin turistik për shkak të mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar.

“ Aktualisht kemi rreth 200 studentë që ndjekin degën e turizmit në nivel bachelor ashtu edhe master si dhe kemi edhe dhjetë studentë të nivelit të doktoraturës, pra të nivelit të tretë të studimeve”,

Një program rajonal, “Your Job”, i Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe Karitasit mbështet të rinjtë për aftësim profesional dhe punësim në Shqipëri, Kosovë, Bosnje, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë 5 viteve ky program ka mbështetur në Shqipëri më shumë se 800 të rinj për tu aftësuar, kryesisht në sektorin e shërbimeve dhe turizmit. Por, drejtuesi i programit, Julian Jana, thotë se, ndërsa pjesa më e madhe janë punësuar, jo pak prej tyre kanë zgjedhur emigrimin.

Ajo që vihet re tek operatorët turistik është fakti se kujtohen për fuqinë punëtore në momentet kur fillon sezoni turistik, ndërkohë që të rinjtë, në një pjesë të madhe, i janë drejtuar tregut të huaj.

“ Mendoj se bizneset e sektorit turistik, thotë drejtoresha e zyres rajonale të punësimit, duhet të jenë të përgatitura që në janar të vijnë pranë qendrave tona dhe të shikojnë se sa përqind të fuqisë punëtore mund t’i kualifikojnë që pastaj të jenë gati në sezon, të jenë gati për zhvillimin e bisnesit të tyre dhe, pse jo, t’i mbajnë për një periudhë të gjatë sepse ky është edhe qëllimi, që punësimi i tyre të jetë i qëndrueshëm”.

Sipas drejtoreshës Zmijani, kërkesa dhe oferta nuk janë në ekuilibër në sektorin turistik, ndaj kërkohet trajnimi i punonjësve, rritja e mëtejshme e pagave dhe punësim gjithëvjetor, pasi tërheqja e fuqisë punëtore nga jashtë në sektorin turistik, nuk është edhe aq efektive./ VOA

Etiketa: punetoreShqiperiturizmi

Lajme të lidhura

SPORT

Asani nuk mori sërish asnjë minutë, Silvinjo: E kam diskutuar edhe me lojtarët që…

08:48 : 08/06/2025
AKTUALITET

Flamuri i UÇK-së i ndaluar në Tiranë/ Duka u rri gati tu serbëve

08:27 : 08/06/2025
SPORT

VIDEO/ Tifozët kuqezi ia marrin këngës në stadium, nuk mungojnë as ofendimet ndaj Serbisë

19:57 : 07/06/2025
SPORT

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb (Video)

19:00 : 07/06/2025
SPORT

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

18:40 : 07/06/2025
SPORT

Artikulli i “The Guardian”: Shqipëri-Serbi, ngjall kujtime të përplasjes kaotike të vitit 2014

18:21 : 07/06/2025
Para

Rrëshqitje masive dheu në Kukës, bllokohet për një orë aksi rrugor

TË GJITHA

“Ju kërkoj falje”/ Manaj reagon pas penalltisë së humbur: Sot ndjej një dhimbje të madhe

12:05 : 08/06/2025

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë dhe 4 të tjerë

12:04 : 08/06/2025

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

12:00 : 08/06/2025

Rraklli: Barazimi me Serbinë rezultat i keq, ja pse Manaj s’ishte i duhuri për penalltinë

11:52 : 08/06/2025

Arrestimi për lëndë narkotike, Enca pranon publikisht se konsumon hashash

11:50 : 08/06/2025

Gjimshiti mungon kundër Letonisë, Sylvinho tregon zëvendësuesin: Po më ‘çmend’!

11:37 : 08/06/2025

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë/ 5 të arrestuar, 4 prej tyre punonjës policie

11:32 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com