• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekonomia dhe punësimi rriten, por numri i familjeve me ndihmë ekonomike mbetet i njëjtë

15:45 : 29/11/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, SOCIALE

Ekonomia e vendit është rritur vitet e fundit me ritme mbi mesataren.

Gjithashtu punësimi dhe pagat janë rritur me ritmet më të larta të dekadës, por nga ana tjetër numri i familjeve me ndihme ekonomike mbetet i njëjtë.

Sipas të dhënave nga projektbuxheti i vitit 2025 vitin që vjen numri i familjeve që do të përfitojnë ndihmë ekonomike është rreth 62 mijë.

Të dhënat zyrtare referojnë se familjet më ndihme ekonomike aktualisht janë më të shumta në numër se në vitin 2019, ku sipas INSTAT ishin rreth 60 mijë familje.

Sakaq ekonomia pritet të rritet afërsisht me 4% vitin që vjen një ritëm gati dy herë më i lartë se mesatarja e dekadës së kaluar.

Lexo edhe:

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë

Gjithashtu punësimi dhe pagat janë rritur dy vitet e fundit me ritme më të larta se mesatarja 2014-2020. Papunësia pritet të arrijë në 10.2 për qind në vitin 2024, niveli më i ulët historik, por ndërkohë varfëria dhe treguesit rreth saj po tregohen me kokëfortë.

Të dhënat mbi numrin e familjeve me ndihmë ekonomike tregojnë se ky grup nuk ka përfituar nga rritja e punësimit dhe rritja ekonomike për të gjeneruar të ardhura, të cilat mund ti nxirrnin nga varfëria.

“Skema e Ndihmës Ekonomike do të mbështesë në vitin 2025 rreth 62 mijë familje me një vlerë financimi 7 miliard 232 milion lekë” thuhet në buxhetin e vitit 2025”.

Sipas të dhënave përfitimi mesatar për familje është 116,6 mijë lekë/vit (9700 lekë/muaj), ose 320 lekë në vit, një vlerë kjo shumë e ulët se kufiri i varfërisë relative të Bankës Botërore 6.7 USD në ditë.

Historikisht ka një lidhje të dobët ndërmjet rritjes ekonomike të vendit dhe uljes së varfërisë.

Të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) të publikuara në staf raportin e fundit për konsultimin e artikullit IV për vitin 2023, bënë të ditur se varfëria në vend është rritur vitet e fundit.

Sipas raportit, niveli i varfërisë arriti në 25.2% në vitin 2022, nga 22% që kishte qenë në 2021, me një rritje prej 3.2 pikë përqindje brenda një viti.

FMN thotë që perspektiva e anëtarësimit në BE mund të ofrojë një shtysë për të adresuar sfidat strukturore të gjata, një prej të cilave është dhe varfëria.

Shqipëria ka pasur gjithashtu flukse të mëdha emigracioni, pasi fuqia e saj e punës është joshur nga të ardhurat më të larta në vendet e BE-së. Korrupsioni dhe mangësitë në sundimin e ligjit mbeten shqetësime strukturore të kahershme ka referuar FMN./ Monitor.al

Etiketa: ekonomiandihma ekonomikeShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025
AKTUALITET

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë

08:16 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025
AKTUALITET

Raporti ngre alarmin: 75% e ujërave në Shqipëri të ndotura! Zonat më problematike

19:46 : 25/10/2025
AKTUALITET

I dyshuar për akte terroriste, predikuesit të njohur fetar i ndalohet hyrja në Shqipëri

18:46 : 23/10/2025
AKTUALITET

Në Shqipëri vdekshmërie nga ndotja e ajrit gati 3-fish më e lartë se mesatarja e BE-së

15:25 : 23/10/2025
Para

E rëndë në Durrës, gjendet e vdekur në një banesë 26-vjeçarja ruse

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com