• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria, kulla për vete dhe për privatët! Lejet e miratuara nga shtatori në nëntor

09:50 : 27/11/2024
në AKTUALITET

Këshilli Kombëtar i Territorit zbardhi njoftimet për katër mbledhje të fundit të saj të mbajtura nga shtatori në nëntor, ku ndër të tjera bien në sy një seri projektesh kulla të kryesisht mbi 20 kate.

Bëhet fjalë për projekte ku një pjesë janë të njohura tashmë dhe mund të kenë kaluar një hallkë paraprake miratimi të lidhur me leje zhvillimi apo ndërtimi si dhe nisjen e fazave të tjera të ndërtimit pas fazës së parë.

Ndër të tjera, qeveria duket se ka dhënë miratimin edhe për dy projekte kullash të sajat, ku e para është ajo në bulevardin Zhan D’Ark. Bëhet fjalë për një nga disa projektet që do të zhvillohen si pjesë e pronave shtetërore në bashkëpunim me privatin ku do të jepet toka për të përfituar sipërfaqe ndërtimi që do të përdoret për zyra. Total sipërfaqja e ndërtimit parashikohet 51 388 m2 ku zyra do të jenë 4915 metra bashkë me hapësirën e përbashkët të jashtme.

Projekti tjetër i ngjashëm me atë tek Zhan Dark është ai që do të ndërtojë zyrat për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës tek rruga Panorama pranë shkollës Harry Fultz. Ky projekt do të jetë 54 metra i lartë dhe do të zhvillojë dy sipërfaqe ndërtimi njëra 27 925 metra dhe tjetra 24 925 metra. Kostoja e këtij projekti llogaritet 31 milionë euro.

Lexo edhe:

Betonizimi i Tiranës/ Bashkia dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024

Rama i bën “bllok” mikut të Veliajt, i refuzon dy leje ndërtimi Gent Sulës së “Kodrës së Diellit”

Të tjera projekte që bien në sy janë një ndërtim 30 kate në zonën e Kamzës, një tjetër 44 kate në rrugën Asim Voksi apo 44 dhe 55 kate në rrugën Dritan Hoxha.

Përveç projekteve të ndërtimeve disa dhjetëra kate KKT ka miratuar në mbledhjet e saj të fundit disa projekte për impiante fotovoltaikë, projekte në infrastrukturë të cilat tashmë kanë filluar zbatimin prej kohësh në terren si zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës por edhe disa ndërtime me qëllime turistike në disa zona në bregdet. Po kështu në rrethina të Tiranës janë miratuar projekte rezidenciale kryesisht me tipologji vilash ose katesh të ulëta.

Katër mbledhjet e fundit të KKT dhe vendimet në rendin e ditës sipas datave

Mbledhja 20.11.2024

  1. Leje Zhvillimi për objektin: “Klaster i administratës publike”, me vendndodhje në Njësinë Administrative TR/167 si dhe “Godinë polifunksionale me 2 korpuse”, me vendndodhje në Bulevardin “Zhan d’ark”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues Korporata e Investimeve Shqiptare.
  2. Leje Zhvillimi për objektin: “Godina e Kadastrës Shtetërore dhe Lift Tower”, Loti 2, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Korporatën e Investimeve Shqiptare.
  3. Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks rezidencial dhe shërbimi, 1-30 kate mbi tokë me 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Kastriotët”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Pajtoni” sh.p.k.
  4. Leje Ndërtimi për objektin: “Sun Moon Star” – Strukturë shërbimi banimi dhe hotelerie me 1, 2, 9 dhe 44 kate mbi tokë, me 7 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Asim Vokshi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Alpoint” sh.p.k.
  5. Leje Ndërtimi për objektin: “Hoteleri dhe apartamente nga 5 kate deri ne 25 kate mbi tokë me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Shëngjin, Bashkia Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Belhaus” sh.p.k.
  6. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë shërbimi dhe banimi me 20 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendodhje në Rrugën “Musa Agolli”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Marko 2” sh.p.k.
  7. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale, shërbim, hoteleri, banim 44 dhe 55 kate mbitokë dhe 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Dritan Hoxha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Nova Construction Group” sh.p.k.
  8. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial dhe shërbime tregtare me 23, 25 dhe 27 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje Sheshi Shqiponja, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hein – Invest” sh.p.k.

Mbledhja 8.11.2024

  1. Leje Ndërtimi për objektin: “Tirana Arena Tower”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “TDT & Partners” sh.p.k
  2. Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë multifunksionale “Barcelona Tower”, me vendndodhje në Rrugën “Ibrahim Rugova”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bami Holdings” sh.p.k.
  3. Leje Ndërtimi për objektin: “Garda Tower”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Artech Group” sh.p.k. dhe “Hasalami” sh.p.k.

Mbledhja 4 Tetor 2024

  1. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimesh 5 – 20 kate mbi tokë me 4 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Liman Kaba”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “TDT & Partners” sh.p.k.
  2. Leje Ndërtimi për objektin: “Floëer Toëer”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Ober” sh.p.k, “Kleal Invest” sh.p.k dhe “Xhajs Tirana” sh.p.k.
  3. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë polifunksionale “Eyes of Tirana” 6, 8, 9, 10,12, 23 dhe 31 kate mbi tokë, me 7 kate nëntokë, Faza 1, në kryqëzimin e rrugës së Kavajës dhe rrugës së Durrësit, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ideal Construction” sh.p.k.

Mbledhja 25.09.2024

  1. Leje Ndërtimi për objektin: “Puzzle Tirana”, Strukturë Banimi, Shërbimesh dhe Hoteleri 1 deri në 20 kate mbi tokë me 6 kate parkim nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Medar Shylla”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Daton” sh.p.k, “Lunor” sh.p.k, “Innovex” sh.p.k dhe “Texas Development” sh.p.k
  2. Leje Zhvillimi për objektin: “Tirana East Tower Residence”, strukturë shërbimi, banimi dhe hotelerie me 3, 35 dhe 36 kate mbi tokë, me 4 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Gramoz Pashko”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Geo Construction” sh.p.k
  3. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial shërbime dhe hoteleri 2 dhe 23 kate mbi tokë, me 3 kate parkim dhe shërbime nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqëritë “EN Construction” sh.p.k. dhe “Dakz” sh.p.k.
  4. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh me 12 – 30 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në zonën e “Unazës së Re”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ere Architecture & Construction” sh.p.k.
Etiketa: betonizimi i tiranesKKPkullatleje ndertimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Betonizimi i Tiranës/ Bashkia dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024

07:58 : 09/06/2025
AKTUALITET

Rama i bën “bllok” mikut të Veliajt, i refuzon dy leje ndërtimi Gent Sulës së “Kodrës së Diellit”

11:16 : 28/05/2025
AKTUALITET

Kreu i një grupi kriminal droge, “Visi i Pojës” mori leje nga Rama për ndërtimin e një hoteli

19:00 : 21/05/2025
AKTUALITET

Kullat për bibliotekën, Qeveria anulon dhe thirrjen e dytë për investitorët

16:56 : 25/04/2025
AKTUALITET

Probleme teknike, “e-Albania” bllokon prej ditësh lejet e ndërtimit. Rrezikohen afatet e aplikimi

12:22 : 23/04/2025
AKTUALITET

Kullat në pronat publike/ Thirrjet “pa garë” dhe “pa llogari” të Korporatës së Investimeve

11:32 : 02/04/2025
Para

Ushtronin prostitucion në një apartament në Elbasan, arrestohen 2 kolumbianet dhe 2 tutorët

TË GJITHA

Situata e inflacionit në Shqipëri/ Më shtrenjtë vijojmë të paguajmë për ushqimet

20:18 : 09/06/2025
Ish-të dënuar dhe aktivistë të rinj bashkojnë forcat për mbrojtjen e kujtesës në Spaç

Kujtime nga Spaçi: Ish-të burgosurit ritakohen në betejën ‘për mbrojtjen e ferrit’

20:16 : 09/06/2025

Historia e trishtë, maturanti më i moshuar dëmtoi sytë me dinamit kur ishte 21 vjeç

20:00 : 09/06/2025

Ndeshja e lamtumirës për Spallettin, Italia publikon formacionin zyrtar ndaj Moldavisë

19:59 : 09/06/2025

“Pusho o p**** mashkull”/ Tjetër skandal në “Për’puthen”, Antoni publikon SMS-të me Xhiliolën: Kemi qenë të lidhur

19:57 : 09/06/2025

Veliaj e la pazarin përgjysmë, Anuela e “mbylli” me Isuf Berberin shportën e bebeve

19:53 : 09/06/2025

Moskonstituimi i Kuvendit, Çitaku: Situatë e rëndë, Kurti po synon ta legalizojë diktatin

19:50 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com