• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrëzohet në tokë pas plumbit në kokë, del VIDEO e atentatit ndaj biznesmenit Reçi

14:48 : 26/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Janë publikuar pamjet e atentatit të regjistruar mbrëmjen e 13 Nëntorit në Tiranë ndaj biznesmenit 52-vjeçar Eduart Reçi, për të cilën u arrestuan si autor të ngjarjes dy vëllezërit Shkëlqim dhe Flrojan Dukaj, respektivisht 48 vjeç dhe 45 vjeç.

Siç shihet në videon e mëposhtme të fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonë dhe të siguruar nga Top Channel, Reçi shfaqet në sheshpushimin e pallatit të tij, duke përdorur telefonin.

Teksa ka qenë duke dërguar mesazh me telefon, ai është qëlluar me plumb në kokë dhe rrëzohet menjeherë në tokë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 22:39 të mbrëmjes, në rrugën “Faik Konica” pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.

Në rolin e qitësit ka qenë Shkëlqim Dukaj, i cili është edhe efektiv i OPGJ-së në komisariatin numër 2 në Tiranë, ndërsa vëllai i tij Florjan Duka hidhte fishekzjarre dhe shashka për të kamufluar ngjarjen.

Polici Shkëlqim Dukaj ka qenë i pozicionuar në disa shkallë metalike në katin e dytë të një hoteli pranë vendit të krimit, në momentin kur ka qëlluar drejt biznesmenit.

Lexo edhe:

Vrasja e Renis Dobrës/ Gjykata e Posaçme zgjat me 3 muaj hetimet për 3 vëllezërit Bushgjokaj

Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, Prokuroria kërkon ekspertizën e 4 kompjuterëve të autorit

I filmuar nga kamerat e sigurisë, Shkëlqim Dukaj shkonte për disa ditë rresht në atë vend prej orës 19:00 deri në orën 23:00, ku ruante viktiminën Eduart Reçi. Dyshohet se ai e ka provuar ta kryente atentatin dhe 3 ditë para krimit, por nuk ka arritur dot që ta kapë shënjestrën.

Uniformat blu kanë ushtruar kontroll në lokalin e dy vëllezërve, ku në magazinën e lokalit janë gjetur një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, 6 objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike.

Të gjitha armët dhe pajisjet janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dhe sipas autoriteteve ato dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

Arma e krimit ende nuk është gjetur, por janë administruar disa pajisje kompjuterike dhe ndër to është parë se dy vëllezërit kishin porositur online blerjen e një pushke.

Shkëlqim Duka rezulton se ka kryer studimet në Akademinë e Policisë në Turqi, ndërsa njihej nga grupi i oficereve për dëshirën për qitje me armë zjarri, e sidomos atyre me snajper.

Sipas hetimeve, Eduart Reçi është vrarë për motive pronësie, për shkak të një pallati që kishte planifikuar të ndërtonte në një tokë publike ku pretendonte se ishte pronari, por ndërkohë ndërtimi i pallatit prishte dhe një pjesë të lokalit në pronësi të dy vëllezërve Dukaj.

*Momentin e atentatit mund ta shikoni nga minuta 2:18

Etiketa: atentatiEduart reciShkëlqim Dukajvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Renis Dobrës/ Gjykata e Posaçme zgjat me 3 muaj hetimet për 3 vëllezërit Bushgjokaj

11:03 : 14/07/2026
AKTUALITET

Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, Prokuroria kërkon ekspertizën e 4 kompjuterëve të autorit

11:49 : 29/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e Martin Canit, Apeli kërkon raport psikologjik për autorin dhe të plagosurin Luis Meçe

11:26 : 29/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve! 40-vjeçari: Nuk kam lidhje

09:47 : 23/06/2026
AKTUALITET

Eglant Koçi u vra me plumb pas koke, detaje të reja pas gjetjes së trupit të 34-vjeçarit

09:52 : 19/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, flet shoku i viktimës: Njeri i vetëm, jetonte veç me nënën

17:00 : 08/06/2026
Para

Protesta e opozitës në Tiranë, Policia ushtron kontrolle në dalje të Vlorës

TË GJITHA

Përplasja me Erion Braçen, protestuesi: Më etiketoi si drogaxhi, më pas u kërcënova me 500 mesazhe

21:41 : 15/07/2026

Debati me Kuçanajn për Flamur Nokën/ Berisha: Rezoluta nuk ishte paraqitur sipas statutit

21:36 : 15/07/2026

Shqiptarja nga Frankfurti thirrje protestuesve: Hapi i parë, heqja e këtij regjimi diktatorial

21:25 : 15/07/2026

Një hap larg finales, starton supersfida Angli-Argjentinë

21:12 : 15/07/2026

50 milionë euro pa garë financiare/ ARRSH kualifikon vetëm nga një kompani për çdo lot

21:05 : 15/07/2026

Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura

20:56 : 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Vuçiç: Nuk pasqyron vullnetin tim

20:48 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbet girişbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş