• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pjellat zvarranike të reformës në drejtësi

14:29 : 22/11/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED

Nga Andi Bushati

Zakonisht regjimet autokratike mbështeten në dy grupime njerëzish: tek kamikazët, që janë gati të hidhen në zjarr për ti shërbyer dhe tek skuthët të cilët i përkrahin në heshtje, duke qenë njëkojësisht të turpëruar që ta bëjnë publikisht këtë. Në kontekstin tonë aktual, këto dy profile individësh i rinxori në sipërfaqe reforma në drejtësi.Të parët përfaqësohen nga spakistët, ushtarë të bindur të idesë se Shqipërisë i duhet një sistem me zgjedhje farsë, me opozitë të masakruar dhe me kryeministër mbi ligjin, që presupozohet të veprojë për të gjithë njësoj.

Veçanësia qëndron tek të dytët. Përditë e më shumë konfigurimi i tyre po merr tiparet e fytyrës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Shumica të paaftë deri në kufijtë e injorancës, të pa karakter deri në përçudnim, meskinë, aq sa të mos ngrihen përtej halleve të tyre të vogla, ata simbolizojnë arketipin e qytetarit amebë që promovoi reforma euro atlantike. Një provë për këtë e dhanë së fundi edhe me mënyrën si u sollën në procesin e Sali Berishës. Kur pas orësh të gjata diskutimesh, në një sallë të mbyllur, vendosën të komunikojnë vendimin që kishin marrë, ata ngjallën më shumë paqartësi dhe konfuzion. Në media rrodhën lajmet e para se kushtetuesja i kishte dhënë pjesërisht të drejtë liderit të opozitës. Se ajo e kishte quajtur gabim kufizimin për sekuestrimin e pashaportës, ndërkohë që e konsideronte të arsyeshme masën e detyrim paraqitjes. Aq e turbullt ishte situata sa një reportere e spikatur e kronikës e përcaktoi këtë vendim si “as mish, as peshk”. Madje në momentet e para, disa gazetarë, pyetën të habitur njëri-tjetrin, se mos për Berishën po përfundonte arresti. Në media u shfaqën titujt e parë se gjykata i paskësh dhënë atij të drejtë për gjysmën e pretendimeve.

Në fakt, realiteti ishte krejtësisht i ndryshëm. Verdikti qe i qartë se, lideri i opozitës duhej të mbahej në izolim dhe se procedura e ndjekur nga SPAK dhe GJKKO, për të shmangur lejen e parlamentit në rastin e kufizimit të lirisë së një deputeti, qe ajo e duhura.

Pra, nëse do i përgjigjeshe në mënyrë të vulgarizuar pyetjes së një qytetari nëse ia mbajti apo ia hoqi kjo gjykatë masën Berishës ajo do të qe: e la në arrest.

Lexo edhe:

Kosovë/ Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

Atëhere pyetja shtrohet: po si qe e mundur që nga një vendim kaq i thjeshtë u krijua një paqartësi kaq e madhe? Këtu dalim sërish tek karakteri prej zvaranikësh i anëtarëve të kushtetueses. Tek truku i komunikimit që ata ndoqën për të shitur të zezën si të bardhë. Po të lexosh dizpozitivin e vendimit që bënë publik, të shkruar enkas me një gjuhë hermetike, aty i jepej më shumë prioritet një çështjeje anësore të procesit, si ajo e proporcionalitetit të masave ndaj liderit të opozitës, dhe jo thelbit të kërkesës së tij, që mëtonte të dinte, nëse arrestimi ishte apo jo në përputhje me kushtetutën.

Duke përdorur këtë legenllëk në komunikim ata arritën të krijojnë konfuzion, ndërkohë që në realitet, kishin marrë një vendim krejtësisht kundër Berishës. Madje për të realizuar urdhërin që po zbatonin, arritën deri në asurditete të tilla sa të rishkruajnë kushtetutën, për të interpretuar se lëvizja e lirë nuk bën pjesë në liritë e njeriut.

Nejse, pa hyrë në detaje, askush nuk priste të ndodhte ndryshe nën në një regjim ku po fiket privilegji për të vepruar dhe për tu sjellë sipas bindjeve që ke. Përveç naivëve që vetëm fizikisht jetojnë në këtë vend, të gjithë e dinin fatin që e priste Berishën. Anëtarët e kjshtetueses, që qëndrojnë në profesionalizëm dhe dinjitet shumë më poshtë paraardhësve të tyre tashmë të nxjerrë nga sitemi (që i zbrapsën me dhjetra ligje dhe PD dhe PS kur ishin në pushtet), kanë dëshmuar se janë thjeshtë masha të qeverisë. Si në çështjen Xhaçka që e shtynë në kalendat greke për të mos e zgjidhur kurrë, si në ankimin e ⅕ të deputetëve opozitarë për imunitetin e Berishës, që refuzuan ta shqyrtojnë edhe tek Butrinti apo tek pakti Rama-Meloni, ku i njollosi me turp krahasimi me vendimet e drejtësisë italiane, ata janë sjellë po njësoj.

Por, thënë këtë, sërish ka një paradoks që mbetet pa spjegim. Pse kur dihet botërisht se janë të tillë, sërisht reken të maskohen? Çfarë iu shërben hipokrizia e pavarësisë, kur i nënshtrohen për gjithçka qeverisë? Pse duhet të mundohen në lojra prej skuthësh, kur s’ka njeri që se di që, në fund, do mbrojnë Xhaçkën dhe do fundosin Berishën?

Përgjigjja e kësaj pyetje na kthen tek fillimi i këtij shkrimi, tek dy tipologjitë e grupimeve mbi të cilat ngrihen autokracitë. Nëse disa gjyqtarë dhe prokurorë të posatshëm i kanë vënë fytyrën dhe i kanë treguar gjoksin instalimit të këtij regjimi, këta të kushtetueses kanë përzgjedhur të mbulojnë surratin dhe të fshehin menderen, duke u hequr sikur nuk e kuptojnë dëmin që po bëjnë.

Ata luajnë shejtan budallain gjoja pa kuptuar se e keqja nuk triumfon vetëm falë kamikazëve, por edhe si pasojë e butakëve që i duartrokasin.

Ata kanë vendosur të mos kenë as minimumin e egos, asaj për ti vënë krimit emrin e tyre.

Në këtë kuptim, ata janë specija më e neveritshme që i ofroi kësaj shoqërie reforma në drejtësi, që predikoi se do forconte pavarësinë dhe dinjitetin e trupave e të reja, por polli këto qënie pa shtyllë kurizore. Falë krijesave të tilla regjimet ashpërsohen dhe prandaj Hannah Arendt i renditi ata në kategorinë specifike të banalitetit të së keqes./ Lapsi.al

Etiketa: Andi BushatiGjykata KushtetuesePjellat zvarranikereforma ne drejtesiSali Berisha

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosovë/ Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte

15:09 : 08/08/2025
RAJONI

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

13:06 : 08/08/2025
AKTUALITET

“Dumani mohon faktet”, Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje

13:30 : 07/08/2025
BOTA

Nga i dënuar në Serbi, në gjyqtar në Kosovë e rrezik për sigurinë/ Kush është Radomir Llaban?

21:16 : 06/08/2025
AKTUALITET

“Berisha të marrë vendim të forta”/ Maliqi: Eno Bozdo shkaktari i humbjes së mandatit të 3-të në Berat

18:22 : 06/08/2025
AKTUALITET

Murrizi: Do të jem kandidat, nëse hapet gara për kryetar të PD-së

15:56 : 06/08/2025
Para

Shqipëria nuk gjen qetësi, vrasje me armë zjarri në Tropojë, në kërkim autori

TË GJITHA

WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025

Falimenton Vitesse, ish-ekipi i Brojës zhduket nga futbolli profesionist pas 133 vitesh histori

17:22 : 08/08/2025

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

17:12 : 08/08/2025

SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e Maduros

17:11 : 08/08/2025

Qytetari kap mashtrimin me makinat nga Koreja: E njëjta makinë, 100 mijë km më pak dhe çmim më i lartë

16:59 : 08/08/2025

VIDEO/ Në kërkim nga Shqipëria, kreu i një bande kapet në një vilë luksoze në Spanjë. Tentoi arratisjen

16:58 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com