• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjermania: Dyshojmë se dëmtimi i dy kabllove nën detin Baltik është pasojë e sabotazhit

15:26 : 19/11/2024
në BOTA

Gjermania thotë se dy kabllo komunikacioni nën detin Baltik ka shumë gjasa të jenë dëmtuar me qëllim. Dy kabllo me fibra optike – njëri që lidh Finlandën me Gjermaninë dhe tjetri që lidh Suedinë me Lituaninë – pushiuan së funksionuari të dielën dhe të hënën, një kujtesë e incidenteve të mëparshme të sigurisë në rrugët ujore të prekura nga lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha të martën se askush nuk mund ta besojë që dëmtimi i dy kabllove është aksidental.

“Duhet të arrijmë në përfundimin, edhe pa e ditur saktësisht se kush e bëri një gjë të tillë, se është një goditje hibride. Po ashtu duhet të supozojmë, pa e ditur për momentin natyrisht, se bëhet fjalë për sabotim”.

Dëmtimi u zbulua të hënën në kabllon C-Lion1, rreth 1200 kilometra e gjatë që shtrihet nga kryeqyteti finlandez, Helsinki, deri në qytetin port të Gjermanisë, Rostock. Edhe një kabllo tjetër mes Lituanisë dhe Suedisë u dëmtua.

Duke folur me gazetarët në Bruksel, zoti Pistorius tha se situata e mbrojtjes në Evropë është e rrezikuar jo vetëm nga kërcënimi ushtarak por edhe nga ai hibrid që paraqet Rusia.

Lexo edhe:

Kina kalon SHBA-në si partneri kryesor tregtar i Gjermanisë

Spiegel: Gjermania planifikon të porosisë 15 avionë të tjerë F-35 nga SHBA

“Kjo do të thotë që duhet të jemi vigjilentë për mbrojtjen e përgjithshme, jo vetëm atë ushtarake. Dëmtimi i dy kabllove është një kujtesë e mëtejshme për një gjë të tillë. Një shenjë shumë e qartë se diçka po ndodh këtu”, tha ai.

Ministritë e Jashtme të Finlandës dhe Gjermanisë thanë të hënën në mbrëmje se dëmi ngrinte dyshime për sabotim. Në një deklaratë ato u shprehën se dy vendet po hetojnë incidentin dhe se është thelbësore që të mbrohet kjo “infrastrukturë kritike”.

Zoti Pistorius u pyet edhe për bisedën telefonike të së premtes mes kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit rus Vladimir Putin.

“Kjo telefonatë vërtetoi se Putini nuk është i gatshëm të negociojë për asgjë. Të gjithë në Gjermani apo në vendet e tjera në Evropë duhet të kuptojnë se nuk është koha për të folur për paqen, sepse sigurisht që të gjithë duam paqe, por Putini nuk e do një gjë të tillë”.

Telefonata u kritikua ashpër nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, por zoti Pistorius tha se komunikimi është gjithmonë i rëndësishëm./ VOA

Etiketa: deti baltikgjermaniasabotazh

Lajme të lidhura

BOTA

Kina kalon SHBA-në si partneri kryesor tregtar i Gjermanisë

14:31 : 22/10/2025
BOTA

Spiegel: Gjermania planifikon të porosisë 15 avionë të tjerë F-35 nga SHBA

11:09 : 20/10/2025
BOTA

Irani: S’jemi të detyruar të respektojmë “kufizimet” për programin bërthamor

17:09 : 18/10/2025
BOTA

Berlini jep miratimin, Gjermania do i shesë Turqisë 24 avionë luftarakë “Eurofighter”

15:13 : 17/10/2025
BOTA

Gjermania nis hetim ndaj “Temu”, dyshohet për manipulim çmimesh

19:03 : 12/10/2025
BOTA

Cilat janë shtetet e Europës me më shumë miliarderë?

19:45 : 09/10/2025
Para

Ish-ministrja e Maqedonisë së Veriut emërohet zëvendëssekretare e NATO-s

TË GJITHA

Publikohet dokumenti: Policia greke vërteton ekspulsin e gjyqtares Irena Gjoka

10:42 : 03/11/2025

Bujar Leskaj lajmëron tërheqjen nga PD: Do djeg mandatin

10:34 : 03/11/2025

Berisha në SPAK, lexon mesazhin për Dumanin: Do përgjigjesh për milionat që ke marrë nga Kreshniku i Manzës

10:21 : 03/11/2025

Parashikimi për javën: Mot i paqëndrueshëm, reshje shiu në të gjithë vendin

10:08 : 03/11/2025

Vijon rokada në Policinë e Shtetit, priten ndryshime në Shkodër, Lezhë e Tiranë

09:59 : 03/11/2025

Avokati i Gentian Gjylit e konfirmon: Zyrtarisht i pandehur për tunelin e Llogarasë

09:44 : 03/11/2025

Pas Mynihut e Berlinit, dronët “ngrijnë” edhe aeroportin e Bremenit

09:40 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com