• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimet tek Enti i Banesave/ SPAK: Prezantoheshin si drejtorë, merrnin nga 15 mijë euro

16:52 : 19/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Prokuroria e Posaçme ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me hetimet e kryera tek institucioni i Entit Kombëtar të Banesave, ku ka proceduar penalisht 8 persona persona, të cilat sipas SPAK, premtonin dhënien e banesave sociale kundrejt shumave monetare, në qytetin e Durrësit.

Bëhet fjalë për shtetasit: Gëzim Sylaj, Vasil Karasaliu, Viola Mema, Behare Luzi, Enxhi Çelaj, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” nga GJKKO, si dhe për shtetasit Gazmend Panxha, Shyqyri Dema dhe Sokol Sylaj, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Ndaj shtetasve të mësipërm rëndon akuza për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dhe më tepër se një herë.

Raportohet se Policia e Shtetit ka ekzekutuar masat e sigurisë vetëm për 6 prej tyre, më konkretisht shtetasit Gëzim Sylaj, Vasil Karasaliu, Behare Luzi, Enxhi Çelaj, Gazmend Panxha, Sokol Sylaj.

Ndërsa, Viola Mema dhe Shyqyri Dema rezulton se prej disa kohësh janë larguar jashtë shtetit dhe ata janë shpallur në kërkim.

Lexo edhe:

KLSH zbulon probleme te Enti i Banesave: Shqetësuese mënyra si menaxhohen kontratat me ndërtuesit

9.5 milionë lekë ryshfet për ankandin e pronës, drejtorë të AgroKredit kapen në flagrancë

SPAK bën me dije se 5 prej tyre kishin ngritur një skemë përfitimi të paligjshme duke u prezantuar si punonjës me funksione drejtuese dhe vendimarrëse në dhënien e disa banesave sociale që ndodheshin në zonën e Spitallës në Durrës kundrejt përfitimit të shumës prej 15 mijë eurosh, e cila do të shërbente për bllokimin e banesës dhe dhënies së “kafeve” ndaj të tretëve. Ndërsa 3 të tjerë si persona që kanë dhënë shumat monetare, me qëllim përfitimin e banesave sociale.

Prokurorie Posaçme raporton se kjo çështje është rregjistruar më 6 nëntor 2024, përbri procedimit penal nr.11, të vitit 2023, i cili nisi mbështetur mbi informacionin e prezantuar në emisionin “Fiks Fare”.

Skema e mashtrimit:

Skema është ngritur nga pesë personat në hetim: Gëzim Sylaj, Vasil Karasaliu, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj, të cilët, prezantoheshin si punonjës me funksione drejtuese në administratën shtetërore (drejtorë në Drejtorinë e Përgjithshme).

Personat e interesuar për banesa sociale, veç pagesës paraprake, do t’u dorëzonin të hetuarve dokumentacionin për procedurat standarde për përfitimin e banesës sociale. Më pas, personave të interesuar do t’u dërgohej një SMS konfirmimi nga ana e Bashkisë Durrës, periudhë kur sipas tyre do bëhej shpallja e fituesve ndërsa hyrja në banesë do të bëhej pas disa muajsh.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se; personat nën hetim, në bashkëpunim mes tyre, në 4 episode të ndryshëm kanë kërkuar dhe marrë përfitimin e parregullt të shumave monetare që variojnë nga 5 000 (pesë mijë) deri në 10 000 (dhjetë mijë) euro dhe si persona me funksione publike kanë ushtruar ndikimin e tyre të paligjshëm, për të mundësuar përfitimin e një banese sociale në Durrës.

Të hetuarit u dërgonin subjekteve të interesuar një SMS, përmes numrit të tyre të telefonit celular:

“Pershendetje, Z./Znj…. Ju njoftojm se fazen e par te fitueses, per banes sociale..e keni kaluar me sukses .Do njoftoheni per cdo gje ne vazhdimesi-Me rrespekt nga bashkia-DURRES”.

Gjithashtu bëhet me dijes se SPAK i ka kërkuar GJKKO edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga policia gjyqësore janë ekzekutuar 8 (tetë) vendimet e gjykatës, si dhe janë realizuar kontrolle (banesash, automjetesh, dhe personash).

Pas kontrolleve të ushtruara janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

  • 2(dy) automjete BMË X6, dhe Volksëagen Passat.
  • 7(shtatë) aparate telefonash celularë.
  • 1(një) armë e dyshuar pistoletë sportive, me ngjyrë të zezë, me mbishkrim Col 9 mm A.K dhe “Bloë Magnum”, me krehër dhe 24 fishekë manovër.
  • Dokumente të ndryshme.

SPAK bën me dije se hetimet rreth këtij procedimi penal vazhdojnë me administrimin e provave të tjera për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Etiketa: Behare LuzitEnti Kombëtar i BanesaveEnxhi ÇelajGazmend PanxhaGëzim SylajtryshfetShyqyri DemaSokol SylajVasil KarasaliutViola Memës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KLSH zbulon probleme te Enti i Banesave: Shqetësuese mënyra si menaxhohen kontratat me ndërtuesit

19:08 : 17/04/2026
AKTUALITET

9.5 milionë lekë ryshfet për ankandin e pronës, drejtorë të AgroKredit kapen në flagrancë

22:19 : 11/03/2026
AKTUALITET

Lëndë narkotike dhe ryshfete, pezullohen 5 efektivë policie

21:18 : 03/02/2026
AKTUALITET

Morën ryshfet, arrestohet shefi dhe dy policët në Orikum

09:16 : 24/01/2026
AKTUALITET

Akuza për ryshfet/ Roven Zeka del nga SPAK, çfarë pritet të ndodhë sot në GJKKO me ish-shefin e Rrugores

12:26 : 26/11/2025
AKTUALITET

Korrupsioni në Rinas/ Pezullohen nga detyra dy policët që u filmuan duke marrë ryshfet

22:25 : 14/10/2025
Para

Trump zgjedh ish-ligjvënësin Sean Duffy për postin e sekretarit të transportit

TË GJITHA

Aksident i rëndë në Kardhiq – Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

08:45 : 05/06/2026

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026

35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja

08:18 : 05/06/2026

Plagosje me armë zjarri gjatë natës në Vlorë

08:05 : 05/06/2026

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit sot

08:02 : 05/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom