• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Rriten rastet me HIV në Kosovë, 29 raste te të reja në 11 muaj, shumica meshkuj

15:50 : 17/11/2024
në RAJONI

Numri i të prekurve me HIV në Kosovë është dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar. 29 raste të reja janë regjistruar në Klinikën Infektive pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës vetëm në 11 muajt e këtij viti. Krahasuar me vitin 2020, numri i rasteve është rritur 14 herë.

“Nga viti 2005 deri më tani në 2024 gjithsej janë duke u trajtuar 90 pacientë në Klinikën Infektive…Në vitin 2023 janar-dhjetor kanë qenë gjithsej 13 raste të reja (me HIV). Kurse, në vitin 2024, prej janari deri në gjysmën e nëntorit, janë lajmëruar 29 raste. Në vitin 2020 raste të reja kanë qenë vetëm dy raste të reja”, tha Arbana Kasumi mjeke infeksioniste në Kosovë.

Sa i takon të prekurve nga HIV, mjekja thotë se predominojnë të rinjtë dhe meshkujt.

“Mosha më e vjetër që mund të jetë është 67 vjet. Por moshat e reja i kemi, prej 12 vjet po supozoj që është paraqitur tek ne, por tani është rritur. Ka 18-vjeçar, 19-vjeçar e kështu me radhë. Gjinia më e prekur është gjinia mashkullore. Nëse e marrim nga viti 2005 deri më tani, janë tetë raste të gjinisë femërore që janë trajtuar. Nëse e bëjmë krahasimin me vitit të kaluar me vitin 2024, në vitin 2023 nuk e kemi pasur asnjë rast të prekur të gjinisë femërore për dallim që këtë vit i kemi dy raste”, u shpreh ajo.

Mes të infektuarve nuk mungojnë as format e rënda në stadin AIDS.

Lexo edhe:

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për të përdorur gazin amerikan në të ardhmen

Kosovë/ Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Por cilat janë shkaqet që numri i të infektuarve me HIV po rritet kaq shumë në Kosovë?

“Ajo që unë mendoj më shumë është mospërdorimi i masave mbrojtëse, prezervativëve që shkakton marrjen më shumë të marrjes së virusit të HIV-it”, tha Kasumi.

Pacientët shpesh vijnë në fazën e parë të infektimit , kur simptomat nuk kanë nisur ende.

“Ata kanë ardhur, janë testuar dhe kanë rezultuar pozitiv, pra kemi raste që janë pa ankesa. Por, simptomat tjera munden me qenë në fazën akute, temperaturë, ethe, dhimbje trupi, djersitje”, shprehet mjekja.

Mjekja bën me dije se të tjera simptoma të HIV janë ethet, dhimbja e kokës, lodhja, nyje limfatike të fryra, dhimbje të fytit dhe skuqje. Mbajtja nën kontroll e sëmundjes me anë të terapisë bën të mundur mos kalimin në stadin AIDS.

Etiketa: alarmanteHIVkosove

Lajme të lidhura

BOTA

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për të përdorur gazin amerikan në të ardhmen

18:21 : 15/07/2026
RAJONI

Kosovë/ Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku

15:49 : 15/07/2026
RAJONI

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik

21:35 : 14/07/2026
AKTUALITET

Deklarata raciste për Kosovën, PD kërkon shpalljen non grata të ministres së Vuçiç

16:12 : 14/07/2026
RAJONI

Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë

15:05 : 13/07/2026
RAJONI

Oda Amerikane kërkon kthesë në politikën energjetike të Kosovës

12:45 : 13/07/2026
Para

"Maxigesic": Kombinimi që lehtëson dhimbjen dhe ul temperaturën

TË GJITHA

Mbahet sot protesta e 46-të, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:04 : 15/07/2026

Grabitet exchange te “Vorri i Bomit”, punonjësja merr 5 mijë euro

18:48 : 15/07/2026

Pse Edi Rama nuk e kupton në thelb shtetin e së drejtës së BE-së?

18:32 : 15/07/2026

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për të përdorur gazin amerikan në të ardhmen

18:21 : 15/07/2026

Pse gratë vuajnë më shumë nga temperaturat e larta?

18:08 : 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

17:55 : 15/07/2026

Reforma Zgjedhore/ Komisioni kërkon shtyrjen e afatit të punës deri më 30 nëntor

17:47 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş