• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kërkohet largimi i Veliajt/ Opozita mban protestën e radhës para Bashkisë, policit i bie të fikët

12:33 : 15/11/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Opozita ka mbajtur paraditen e kësaj të premteje protestën e radhës para Bashkisë së Tiranë, ku kërkojnë largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe vendosjen e tij para drejtësisë në lidhje me aferat korruptive “5D” dhe inceneratorin “fantazmë” të Tiranës.

Ndërkohë, pavarësisht protestave të përjavshme dhe dencocimeve me prova nga ana e Partisë Demokratike, sërish drejtësia nuk ka vperuar ndaj Erion Veliajt dhe ende nuk ka një masë sigurie deri më tani për të.

Gjatë fjalës së saj, anëtarja e Këshillit Bashkiak Ilda Zhulali deklaroi se për vitin 2024 buxheti i Bashkisë së Tiranës arriti në 500 milion euro nga gjobitjet masive ndaj qytetarëve, ndërkohë 110 milion euro sipas saj do të shkojnë për gjyqin e humbur me biznesmenin italian Francesco Becchetti.

“Të dashur qytetarë të Tiranës, do ju jap dy lajme nga fatal-qeverisja. Lajmi i parë është që buxheti i Tiranës për vitin 2024 arriti në 500 milionë euro. Mendoni se çfarë shifre e madhe është kjo për një bashki si Tirana që vazhdon e shpopullohet çdo ditë. Nga i mori 500 milionë euo Veliaj? I mori nga ju, nga taksat që paguani, i mori gjithashtu nga gjobat duke rritur planin e gjobave për qytetarët e Tiranës në 200%. Sa më pak vende parkimi në Tiranë, aq më shumë vijnë gjobat për xhepat tuaj. Lajmi i dytë është që nga këto para që kemi marrë nga ky buxhet 500 ml euro/ 110 ml euro do të shkojnë për të paguar gjobën për Beketin, kërcënimin që Veliaj i bëri që të mos transmetonte dasmën e tij. Kështu shkojnë paratë e këtij qyteti, prandaj nuk ka para për pensione. Kjo është fatal qeverisje e ne duhet ti themi ndal, o sot o kurrë” – tha Zhulali.

Ndërsa, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi hodhi akuza të rënda ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, që sipas tij, ai është vetëm në funksion të agjendave politike dhe personale te Edi Ramës. Vetëm për të mbështetur hajdutërinë e Erjon Veliajt.

Lexo edhe:

Pse u rrit Rama?

Përmet/ 47-vjeçari hyn me dhunë në banesën e një gruaje dhe e ngacmon seksualisht

“Po qëndroni këtu në një qendresë heroikë kundër simbolit më të urryer të korrupsionit. Përpara kësaj grope septike korrupsioni që vitin e ardhshëm parashikon të vjedhë edhe 500 milionë euro taksa tuajat. Ne nuk mund të presim që një hajdut , ku prindi 2 i Sorosit në Shqipëri të tallet me taksat tuaja. Ndaj është koha ta tërheqim zvarrë dhe ta varim në shtyllën  e turpit sepse askush nuk mund të ketë me besim te kjo drejtësi sepse Altin Dumani, tashmë është një Erion Veliaj i drejtësisë, tashmë është një Edi Rama në krye të Drejtësisë, sepse ai është vendosur aty vetëm ne funksion të agjendave politike dhe personale te Edi Ramës. Vetëm për të mbështetur hajdutërinë e Erjon Velisë. Asnjë besim te kjo strukturës, asnjë besim te kjo strukturë. Drejtësinë duhet ta bëjmë ne. Drejtësinë duhet ta bëjë populli. Besoj e morët vesh se kush do të jenë 12 drejtorët e rinj të policisë së shtetit. Të gjithë të lidhur me krimin e organizuar. Dhe janë vendosur aty vetëm për një shërbim se si të vjedhim vota për Edi Ramën. Se si të vjedhin vota për Erjon Velinë. Asnjë besim edhe tek kjo strukturë. Ndaj është koha që drejtësinë ta bëjmë ne. Ndaj është koha që ta arrestojmë ne Erjon Velinë, çdo ditë në revoltë, çdo ditë ne përballje. Dhemb për dhëmb me çdo sakrificë deri sa ti shporrim.” – tha Blushi.

Ndërsa, drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi deklaroi se Erion Veliaj është i lidhur me Iranin dhe Rusinë, teksa sipas tij, ai ditën e djeshme përmes mediave të Carlo Bollinos filloi sulmin ndaj kryeprokurorit të sapozgjedhur të Trump në SHBA.

“Faleminderit për këtë pjesmarrje në protestën rekod në javën e 35-të kundër jo vetëm ushtarit të korrupsionit që është Veliaj, pronari faktik i inceneratorit dhe kreut të 5D, po tashmë siç e di edhe edhe mbarë rajoni kundër ushtarit më besnik të Sorosit, Erion Veliaj. Ushtari i fondacionit ‘Shoqëri e hapur’ i cili ka marë guximin dje në mediat e tij ku kryeson Karlo Bolino të fillojë e të sulmojë kryeprokurorin e emëruar tashmë nga Trump në SHBA. Ky njeri që nuk ka lënë sulm, llum e baltë pa hedhur ndaj opozitës e së djathtës në vend që denoncojnë në Shqipëri, tashmë ka nisur sulmet ndaj presidencës amerikane e ndaj mos harroni se është Veliaj ai që përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të PD me aferën e inceneratorit. Nga kjo foltore këtu kemi denoncuar lidhjet e Veliajt me Iranin e Rusinë, me kompaninë ‘Matna Grop’ iraniane e Veliaj sot është kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-ve.

Arritja e vetme e kreut të 5D, në këtë 9 muaj siç edhe anëtarja e Këshillit Bashkiak Ilda Zhulali e tha ditën e djeshme, është gjoba ndaj qytetarëve të Tiranës. Këtu po shkëlqejnë aferat korruptive me në krye Plarent Ndrecën, që një kapele të policëve e tenderonte 350 euro, e ndërkohë që me rrogat që kanë policët, nuk ushqejnë familjet e tyre. Sa herë ne kemi pasur përballje me policinë e shtetit ne kemi thënë se nuk jemi këtu për të protestuar kundër tyre, por po protestojmë kundër hajdutëve që vjedhin edhe paratë e familjeve dhe fëmijëve të tyre. Për 9-mujorin që lamë pas, Veliaj përmes ‘Policisë së Shtetit’ e ‘Drejtorisë së Tatimeve Vendore’ i kanë vendosur 6.4 milion euro qytetarëve të Tiranës. Plani është realiazuar me policinë bashkiake me 288% duke vendosur 3.8 milione  euro për qytetarët. Me 188% u realizua plani i tatimeve vendore duke i vendosur 2.9 milionë euro bizneseve të Tiraës. Imagjinoni një njeri që merr taksat e Tiranës e i shpërdoror, me një incinerator që paguhet 88 milionë euro dhe nuk ekziston, i duhet të gjobisë me 6.4 milion euro qytetarët e Tiranës në mënyrë që Veliaj të vjedhë për vete” – tha Këlliçi.

Ndër të tjera, Këlliçi i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë punonjësit dhe ish-punonjësit e Bashkisë së Tiranës.

“Kam një thirrje të drejtpërdrejt për SPAK, hetoni të gjithë punonjësit apo ish-punonjësit, që janë thirrur për të grisur dokumentet e vjetra në këtë protokoll, për të ndryshkuar dokumentet apo  për të firmosur praktika të prapambetura për të justifikuar vjedhjet e Erion Veliajt dhe drejtuesit e tij. I bëj thirrje punonjësve të thjeshtë të Bashkisë së Tiranës, ruani dinjitetin dhe familjet tuaja. Refuzoni të firmosni praktika të kaluara. Kjo është protesta e 35, mund të jetë e fundit, por mund të ketë dhe 35 të tjera, sepse jemi të vendosur ta çojmë në burg Erion Veliajn. Jemi të vendosur të shkojmë në fitore.”, – tha ai.

Gjatë kohës që po fliste Këlliçi, një efektiv policie humbi ndjenjat dhe u ndihmua nga protestuesit e pranishëm dhe kolegët e tij. Ai u dërguar me makinën e Policisë në spital.

Etiketa: Bashkia e TiranesBelind KëlliçiErion Veliajopozitapoliciprotestate fikte

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse u rrit Rama?

13:14 : 12/05/2025
AKTUALITET

Përmet/ 47-vjeçari hyn me dhunë në banesën e një gruaje dhe e ngacmon seksualisht

12:56 : 12/05/2025
AKTUALITET

Mediat raportojnë se Erion Veliaj ka votuar në burg, pas largimit të kamerave

15:55 : 11/05/2025
AKTUALITET

Fotografoi fletën e votimit, arrestohet 56-vjeçarja në Tiranë. Nën hetim edhe 2 të tjerë

12:30 : 11/05/2025
AKTUALITET

I shoqëruar nga familja e tij, Berisha voton në shkollën “Kosova” në Tiranë

10:26 : 11/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Dibër, shpallet në kërkim një efektiv policie

21:52 : 10/05/2025
Para

Becchetti ekzekuton gjobën në Belgjikë, përmbaruesi merr 110 milionë euro nga Eurocontrol

TË GJITHA

Raporti i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përdori burimet shtetërore, pati intimidim ndaj zgjedhësve

15:25 : 12/05/2025

U aksidentua me motor në aksin Himarë-Borsh, ndërron jetë turistja austriake

15:25 : 12/05/2025

Ndërpritet numërimi në Klos/ Largohen komisionerët e PD: Ka shkelje

15:12 : 12/05/2025

Përfundon procesi i numërimit në Cërrik, rezultati

14:56 : 12/05/2025

Si ndahen votat në rang vendi deri tani, projeksionet e mandateve për secilin Qark

14:56 : 12/05/2025

Analiza: Gara e fortë e listave të hapura dhe zhbërja e politikës nga makineritë elektorale

14:51 : 12/05/2025

EMRAT/ Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, kapet në Rinas shqiptari i dënuar në Itali

14:45 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com