• Kontakt
Saturday, July 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ministri izraelit bën thirrje për shtrirje të sovranitet në Bregun Perëndimor

20:47 : 11/11/2024
në BOTA

Ministri i financave nga e djathta e skajshme e Izraelit, Bezalel Smotrich, tha të hënën se shpresonte se Izraeli do të shtrinte sovranitetin në vitin 2025 në Bregun Perëndimor, territor palestinez i pushtuar nga shteti hebre. Ai shtoi se do të kërkonte nga qeveria izraelite të bashkëpunonte me administratën e ardhshme amerikane të Donald Trumpit për të fituar mbështetjen e Uashingtonit.

Ministri i Jashtëm i Izraelit tha se nuk ishte marrë asnjë vendim për këtë, çështja mund të bëhej pjesë e diskutimeve me administratën e ardhshme amerikane në Uashington.

Ministri i Financave Bezalel Smotrich, i cili gjithashtu ka rol mbikëqyrës brenda ministrisë së mbrojtjes për kolonët izraelitë, si pjesë e marrëveshjes së koalicionit me Kryeministrin Benjamin Netanyahu, tha se shpreson që administrata e ardhshme e zotit Trump në Uashington do të njohë zgjerimin e sovranitetit të Izraelit.

Ministri Smotrich prej vitesh ka bërë thirrje për sovranitet izraelit në Bregun Perëndimor, tokë ku palestinezët duan të shpallin shtetin e ardhshëm të pavarur.

Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar tha se ata që mbështesin këtë qëndrim mund të kenë besim se Presidenti i ardhshëm amerikan Donald Trump mund të mbështesë lëvizje të tilla, por se qeveria nuk kishte marrë ende një vendim.

Lexo edhe:

Qytetari mesazh Lamallarit: Mobilizo policinë për të zbardhur vrasjet dhe për të arrestuar Ergys Agasin!

Izraeli dhe Ballkani/ Armë dhe interesa të tjera

“Nuk është marrë ende një vendim për këtë çështje”, tha zoti Saar në një konferencë shtypi në Jerusalem.

“Hera e fundit që e diskutuam këtë çështje ishte gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump”, tha ai. “Le të themi se nëse do të jetë e rëndësishme, do të diskutohet përsëri edhe me miqtë tanë në Uashington”.

Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur për dekada të tëra një zgjidhje me dy shtete midis Izraelit dhe palestinezëve dhe i kanë kërkuar Izraelit të mos zgjerojë vendbanimet në territorin e pushtuar.

Bregu Perëndimor është ndër territoret e pushtuara nga Izraeli në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967 dhe ku palestinezët, me mbështetjen ndërkombëtare, kërkojnë shtetësinë. Shumica e fuqive botërore i konsiderojnë vendbanimet të paligjshme. Izraeli e kundërshton këtë, duke i mbështetur në argumente nga historia pretendimet për Bregun Perëndimor dhe duke e përshkruar atë si një mburojë sigurie për ta. /REL

Etiketa: bregu perendimorizraelministri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetari mesazh Lamallarit: Mobilizo policinë për të zbardhur vrasjet dhe për të arrestuar Ergys Agasin!

20:49 : 24/07/2026
BOTA

Izraeli dhe Ballkani/ Armë dhe interesa të tjera

15:12 : 18/07/2026
Lajmet e Dites

Ministria e Mjedisit në Kosovë shkarkon nga detyra 20 zyrtarë serbë

18:29 : 17/07/2026
BOTA

Sondazhi: Netanyahu rrezikon pushtetin, 60 % nuk e duan

18:06 : 12/07/2026
BOTA

Izraeli lëshon deklaratën e fortë: Irani kërkon të vrasë Trumpin

09:57 : 10/07/2026
BOTA

Inteligjenca izraelite zbulon një komplot iranian ndaj ish-kreut të Shin Bet, Ronen Bar

17:03 : 22/06/2026
Para

Amorim firmosi me Man.United, Sportingu i Lisbonës konfirmon pasuesin e portugezit

TË GJITHA

Aksident në Stamboll, të paktën 30 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë

15:36 : 25/07/2026

Spanja dhe Franca po digjen/ Mbi 250 mijë banorë detyrohen të braktisin shtëpitë

15:26 : 25/07/2026

Momenti kur Refit Buzi liroi ish-partneren që mbante peng

15:14 : 25/07/2026

Përshkallëzohet konflikti, Arabia Saudite dhe Houthit godasin njëra-tjetrën

15:01 : 25/07/2026

“Monopoli” Sigal/ Ndërmarrjet publike, miliona euro pa garë për Avni Ponarin

14:51 : 25/07/2026

KLSH nxjerr “skandalin” në Portin e Durrësit/ Miliona euro dëm, rekomandohet shkarkimi i Pirro Vengut

14:43 : 25/07/2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

14:22 : 25/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinobetwoongrandpashabetjojobetcasibomcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş