Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” ka rënë në gjurmët e një korrupsioni zinxhir në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Provimet në Fakultetin e Shkencave të Edukimit për edukatore për moshat 0-3 vjeç, jepen kundrejt lekëve nën dorë.
Studentët e vjeshtës thonë se sekser për provimet me pagesë është bashkëshorti i shefes së departamentit Monika Hodaj. Burri i saj, tregojnë studentët, ka një lokal brenda universitetit qendror.
Studenti: Po ti ke provime?
Qytetari: Eee fillojnë në datë 10-të, 11-të.
Studenti: Ça pedagogësh ke ti? Më jep, t’i shoh njëherë!
Qytetari: Po ja mo, këtu i kam.
Studenti: Florindën e njoh, Monikën e njoh.
Qytetari: Unë s’njoh asnjë, o shok!
Studenti: I merr të gjithë emrat, çfarë pedagogësh ke, gjej mikun, që tashi!
Qytetari: Po ku ta gjej unë, atë po kërkoj.
Studenti: Nuk e gjen dot mikun këtu ti, s’e gjen dot. Ti gjej, merr emrin, pyet ndonjë shok, ndonjë mik ça ke edhe…! Ata të ndihmojnë. Këtu nuk zgjidh asgjë ti këtu.
Qytetari: Me sa i kanë këta? Me 150-të, a me 100-nd?
Studenti: Varen, sa marrin pedagogët. 50-të, 100-nd, 200-nd, të thotë tjetra. Varet, sa kërkojnë ata. E di, ku me e gjet? Në qoftë se do ta zgjidhësh. Shko te qendrori lart te kafja e shkollës!
Studentja: Hë ai, po…
Studenti: Vetëm ai mund t’i zgjidhë. Kjo Monika, kjo është shefe e departamentit,është nusja e atij, që ka lokalin.
Qytetari: Ku është ky lokali?
Studenti: Ka lokalin brenda te qendrori. Shihe në kat të parë është lokali, ngjitur me rrugën.
Qytetari: Ka lokal aty ,apo këtu nga ana e rrugës poshtë?
Studenti: Jo mo, mu brenda në shkollë.
Qytetari: Brenda në shkollë!
Studenti: Ai lokali, që është jashtë, te drejtori i shkollës, ai mund të …. Ai të grin nga lekët, po të mbaron punë.
Qytetari: Të grin nga lekët?
Studenti: Po qe kështu për lekë, ore të bien kokës. Ore s’është halli me të marrë 50-të, 100 euro, ai të merr më shumë.
Studentja: Po, se i mban vetë, prandaj.
“Stop” takon Gazmend Hodajn, i cili kërkon listën me lëndët dhe emrat e pedagogëve. Gazi merr përsipër 4 provime, duke paguar 500 mijë lekë të vjetra.
Gazi: Ça bëre?
Qytetari: Si je? Mirë!
Gazi: Hajde, se jam me njerëz!
Qytetari: Doja të flisja për një muhabet!
Gazi: Hajde pra!
Qytetari: Kam ca provime për nusen te Fakulteti i Shkencave.
Gazi: Me kë ke?
Qytetari: Po kam një listë. Kam nja 8 copë.
Gazi: Po s’ka, sa data ka një me se…
Qytetari: Pesë kishte atje, se i pashë unë.
Gazi: Po aq ik e regjistroji.
Qytetari: Të paktën të hiqja 5, o burrë!
Gazi: Këtë të parën, të dytën, të tretën, të katërtën. Domethënë, prit. Të parën të dytën po. Eh mirë, të parën, të dytën.
Qytetari: Për edukatore!
Gazi: Të tretë, të katërt. Këto të katërt t’i heq, të sigurtë.
Qytetari: Po mirë! Shumë mirë! Kur të vij unë, që…?
Gazi: Nesër, pastaj fillojnë ata s’kemi, ku ta kapim.
Qytetari: 4 provime?
Gazi: Po!
Qytetari: Sa të jap?
Gazi: Hë mo, se jam në siklet, se unë do ia jap të gjithëve.
Qytetari: Të marr vesh o burrë, po tani unë s’rri t’i kap një nga një ata.
Gazi: Mbaroi. Domethënë 500 mijë lekë të katërta.
Qytetari: 500 mijë lekë të katërta.
Gazi: Në rregull?
Qytetari: Po mo, dakord! T’i shënoj me emër, mbiemër?
Gazi: Po po, veç e veç. Filanka këtu, filanka këtu, filanka këtu, këtu. Në rregull?
Qytetari: Ok! Rrofsh!
Provimet që siguron Gazi janë Filozofia e Edukimit të Fëmijërisë së Hershme me pedagoge Florinda Tarusha, Edukimi Gjinor në Fëmijërinë e Hershme me pedagoge Monika Hodaj, si edhe Praktika Profesionale dhe Arti e Krijimtaria në Fëmijërinë e Hershme me Ornela Bilali.
Qytetari: I bën dot një telefon, o vlla?
Kamarieri: Jo, unë telefon nuk i bëj dot, po ai duhet të kishte ardhur e duhet të vijë.
Banakierja: Ça kishe djali? Hajde këtu!
Qytetari: Dua të flas me Gazin!
Banakierja: Thuaje more, ç’ke!
Qytetari: Kam nja 4 provime, 4 më tha mua ai, për të marrë.
Banakierja: Hë më thuaj mua, ku i ke, të ti shikoj unë, hë! Ç’kini që, unë që të pyes!
Qytetari: Dakord më dakord, po ngaqë Gazi… Tani unë, s’e di, se si funksionon. Ai më tha 4 t’i marr, po se kë katër nga ato…Më tha këtë, këtë, këtë!
Banakierja: Provimet në datë 10-të kemi.
Qytetari: Po pra, po ta kisha mbyll, se s’do rrija, se kam, 4 më tha mua ai.
Banakierja: Po! Ato katër, që të ka thënë ai, të hënën do vish këtu!
Qytetari: Po se…
Banakierja: Këto, që të ka thënë ai, i pashë vetë unë, i ke të mbaruara. Këtë po!
Qytetari: Florindën një. Monikën?
Banakierja: Këtë po!
Qytetari: Monika ka dy më duket. Shikoje njëherë? Apo një ka? Jo nji!
Banakierja: Një!
Qytetari: Kjo Ornela Bilali?
Banakierja: Këtë, nuk e njoh unë. Monika Po! Ornela paska dy.
Qytetari: Po!
Banakierja: Mbas orës dhjetë të vish këtu! Hajde këtu tek tavolina e parë!
“Stop” shkon të dorëzojë lekët te lokali i Gazit dhe i kërkon ndihmë edhe për pedagogen Zyhra Gripshi, që jep lëndën e Punës me Familjen dhe Komunitetin. Për këtë të fundit Gazi kërkoi dhe mori 120 mijë lekë të vjetra.
Gazi: Kishe një Armand Shëngjergji.
Qytetari: Prit, se t’i nxjerr unë këtu, o burrë!
Gazi: Se kam njerëz unë mbrapa!
Qytetari: E di, mor burrë!
Gazi: Kthe kurrizin këtu, kthe kurrizin kështu! Cin kishe ti?
Qytetari: Mos u mërzit! Ja, ku i ke!
Gazi: Se kam njerëz aty.
Qytetari: E shof, o burrë, po duro, se s’di, kë të ashtu…! Fillojmë tani. M’i bëj me kshu, mo burrë, kë kemi!
Gazi: Ta thashë atë ditë.
Qytetari: Po! Domethënë Florindën, iku kjo.
Gazi: Një, dy..!
Qytetari: Monika?
Gazi: 3!
Qytetari: Ornela, 4! Këto të katërta. Këtë, do ma marrësh këtë?
Gazi: Jo, jo. Edhe këtë, ndoshta pesë!
Qytetari: Kë?
Gazi: M’i shkruaj emrat !
Qytetari: Nji!
Gazi: Jo këtu, se ke njerëz!
Qytetari: Dy, tre, katër, 500 mijë lekë, siç më the..!
Gazi: Për katër!
Qytetari: Po, për katër provime, siç më the.
Gazi: Më shkruaj emrin këtu!
Qytetari: Hë?
Gazi: Më shkruaj emrin këtu!
Qytetari: Të të shkruaj emrat unë, 1,2,3,4! Këtë për më vonë thamë,- hë. Kur të vij për këtë unë?
Gazi: Po baje dhe atë nesër, kur të vish, mos e vrit mëndjen!
Qytetari: Ok! Për kë, ku të futem në fillim unë për provim?
Gazi: Fillo, o vlla!
Qytetari: Me radhë këtu!
Gazi: Ik e hyr nesër këtu, këtu, këtu!
Qytetari: Te nji nga këto të hyj nesër unë?
Gazi: Po! Te këto të katërta!
Qytetari: Ok! Shumë bukur!
Gazi: Te këto të katërta! Edhe këtë, pesë!
Qytetari: Sa të sjell për këtë tjetrën, për Zyhran? Për Zyhran, sa të sjell?
Gazi: 120!
Qytetari: Njëqind e …
Gazi: 20-të!
Qytetari: Mos i gris ashtu, mo burrë! Prit, se t’i gris unë tamam!
Gazi: Më jep emrin e atij robit këtu! Të hyjë deri në fund! Më dëgjon?
Qytetari: Hë?
Gazi: Të rrijë deri në fund, të shkruj, të bajë, ça të dojë vetë, sikur s’ka kap njeri! Të rrijë deri në fund, deri sa t’i thonë dil! Në rregull!
Gazi madje ka edhe këshilla për mënyrën e sjelljes në klasë dhe veprimet që duhen kryer për të mos rënë në sy që janë paguar para.
Qytetari: Si kalove?
Gazi: Ulu, Ulu këtu! Me ato në rregull, ato atje! Dëgjove? Ato në rregull!
Qytetari: Ok!
Gazi: Vetëm të hyjë! Po atje vetëm të hyjë, le të rrijë, mos të bëj tangërllëk, se janë çmendur, aman!
Qytetari: Jo mo, ça tangërlliku..!
Gazi: Të ulet të rrijë, të shkruajë, sikur s’njeh njeri!
Banakierja: Mbarove?
Qytetari: Po! T’ia jap?
Banakierja: Jo, s’ka gjë, m’i jep mua! Ulu këtu! Ulu këtu! M’i jep këtu!
Qytetari: Ke 120 mijë lekë!
Banakierja: Hë?
Qytetari: Ke 120 mijë lekë!
Banakierja: Po!
Qytetari: 2,4,6,8,10,11, ke 120 mijë lekë. Ka emrin këtu!
Banakierja: E ke shkruajtur mirë?
Qytetari: Ja shikoje!
Banakierja: Mirë! Hajd!
Qytetari: Në rregull? Faleminderit! Mirupafshim! Në rregull, ika. Faleminderit!
Gazi: Mirupafshim!