• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

5 provime për 620 mijë lekë, korrupsion zinxhir e me sekser në universitetin e Elbasanit

21:30 : 04/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” ka rënë në gjurmët e një korrupsioni zinxhir në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Provimet në Fakultetin e Shkencave të Edukimit për  edukatore për moshat 0-3 vjeç, jepen kundrejt lekëve nën dorë.

Studentët e vjeshtës thonë se sekser për provimet me pagesë është bashkëshorti i shefes së departamentit Monika Hodaj. Burri i saj, tregojnë studentët, ka një lokal brenda universitetit qendror.

Studenti: Po ti ke provime?

Qytetari: Eee fillojnë në datë 10-të, 11-të.

Studenti: Ça pedagogësh ke ti? Më jep, t’i shoh njëherë!

Lexo edhe:

Provimi i Anglishtes, bie numri i maturantëve në qarkun e Elbasanit

U aksidentua një ditë më parë bashkë me fëmijën në Elbasan, 38-vjeçarja në gjendje kome

Qytetari: Po ja mo, këtu i kam.

Studenti: Florindën e njoh, Monikën e njoh.

Qytetari: Unë s’njoh asnjë, o shok!

Studenti: I merr të gjithë emrat, çfarë pedagogësh ke, gjej mikun, që tashi!

Qytetari: Po ku ta gjej unë, atë po kërkoj.

Studenti: Nuk e gjen dot mikun këtu ti, s’e gjen dot. Ti gjej, merr emrin, pyet ndonjë shok, ndonjë mik ça ke edhe…!  Ata të ndihmojnë. Këtu nuk zgjidh asgjë ti këtu.

Qytetari: Me sa i kanë këta? Me 150-të, a me 100-nd?

Studenti: Varen, sa marrin pedagogët. 50-të, 100-nd, 200-nd, të thotë tjetra. Varet, sa kërkojnë ata. E di, ku me e gjet? Në qoftë se do ta zgjidhësh. Shko te qendrori lart te kafja e shkollës!

Studentja: Hë ai, po…

Studenti: Vetëm ai mund t’i zgjidhë. Kjo Monika, kjo është shefe e departamentit,është nusja e atij, që ka lokalin.

Qytetari: Ku është ky lokali?

Studenti: Ka lokalin brenda te qendrori. Shihe në kat të parë është lokali, ngjitur me rrugën.

Qytetari: Ka lokal aty ,apo këtu nga ana e rrugës poshtë?

Studenti: Jo mo, mu brenda në shkollë.

Qytetari: Brenda në shkollë!

Studenti: Ai lokali, që është jashtë, te drejtori i shkollës, ai mund të …. Ai të grin nga lekët, po të mbaron punë.

Qytetari: Të grin nga lekët?

Studenti: Po qe kështu për lekë, ore të bien kokës. Ore s’është halli me të marrë 50-të, 100 euro, ai të merr më shumë.

Studentja: Po, se i mban vetë, prandaj.

“Stop” takon Gazmend Hodajn, i cili kërkon listën me lëndët dhe emrat e pedagogëve. Gazi merr përsipër 4 provime, duke paguar 500 mijë lekë të vjetra.

Gazi: Ça bëre?

Qytetari: Si je? Mirë!

Gazi: Hajde, se jam me njerëz!

Qytetari: Doja të flisja për një muhabet!

Gazi: Hajde pra!

Qytetari: Kam ca provime për nusen te Fakulteti i Shkencave.

Gazi: Me kë ke?

Qytetari: Po kam një listë. Kam nja 8 copë.

Gazi: Po s’ka, sa data ka një me se…

Qytetari: Pesë kishte atje, se i pashë unë.

Gazi: Po aq ik e regjistroji.

Qytetari: Të paktën të hiqja 5, o burrë!

Gazi: Këtë të parën, të dytën, të tretën, të katërtën. Domethënë, prit. Të parën të dytën po. Eh mirë, të parën, të dytën.

Qytetari: Për edukatore!

Gazi: Të tretë, të katërt. Këto të katërt t’i heq, të sigurtë.

Qytetari: Po mirë! Shumë mirë! Kur të vij unë, që…?

Gazi: Nesër, pastaj fillojnë ata s’kemi, ku ta kapim.

Qytetari: 4 provime?

Gazi: Po!

Qytetari: Sa të jap?

Gazi: Hë mo, se jam në siklet, se unë do ia jap të gjithëve.

Qytetari: Të marr vesh o burrë, po tani unë s’rri t’i kap një nga një ata.

Gazi: Mbaroi. Domethënë 500 mijë lekë të katërta.

Qytetari: 500 mijë lekë të katërta.

Gazi: Në rregull?

Qytetari: Po mo, dakord! T’i shënoj me emër, mbiemër?

Gazi: Po po, veç e veç. Filanka këtu, filanka këtu, filanka këtu, këtu. Në rregull?

Qytetari: Ok! Rrofsh!

Provimet që siguron Gazi janë Filozofia e Edukimit të Fëmijërisë së Hershme me pedagoge Florinda Tarusha, Edukimi Gjinor në Fëmijërinë e Hershme me pedagoge Monika Hodaj, si edhe Praktika Profesionale dhe Arti e Krijimtaria në Fëmijërinë e Hershme me Ornela Bilali.

Qytetari: I bën dot një telefon, o vlla?

Kamarieri: Jo, unë telefon nuk i bëj dot, po ai duhet të kishte ardhur e duhet të vijë.

Banakierja:  Ça kishe djali? Hajde këtu!

Qytetari: Dua të flas me Gazin!

Banakierja:  Thuaje more, ç’ke!

Qytetari: Kam nja 4 provime, 4 më tha mua ai, për të marrë.

Banakierja: Hë më thuaj mua, ku i ke, të ti shikoj unë, hë! Ç’kini që, unë që të pyes!

Qytetari: Dakord më dakord, po ngaqë Gazi… Tani unë, s’e di, se si funksionon. Ai më tha 4 t’i marr, po se kë katër nga ato…Më tha këtë, këtë, këtë!

Banakierja: Provimet në datë 10-të kemi.

Qytetari: Po pra, po ta kisha mbyll, se s’do rrija, se kam, 4 më tha mua ai.

Banakierja:  Po! Ato katër, që të ka thënë ai, të hënën do vish këtu!

Qytetari: Po se…

Banakierja:  Këto, që të ka thënë ai, i pashë vetë unë, i ke të mbaruara. Këtë po!

Qytetari: Florindën një. Monikën?

Banakierja:  Këtë po!

Qytetari: Monika ka dy më duket. Shikoje njëherë? Apo një ka? Jo nji!

Banakierja: Një!

Qytetari: Kjo Ornela Bilali?

Banakierja: Këtë, nuk e njoh unë. Monika Po! Ornela paska dy.

Qytetari: Po!

Banakierja: Mbas orës dhjetë të vish këtu! Hajde këtu tek tavolina e parë!

“Stop” shkon të dorëzojë lekët te lokali i Gazit dhe i kërkon ndihmë edhe për pedagogen Zyhra Gripshi, që jep lëndën e Punës me Familjen dhe Komunitetin. Për këtë të fundit Gazi kërkoi dhe mori 120 mijë lekë të vjetra.

Gazi: Kishe një Armand Shëngjergji.

Qytetari: Prit, se t’i nxjerr unë këtu, o burrë!

Gazi: Se kam njerëz unë mbrapa!

Qytetari: E di, mor burrë!

Gazi: Kthe kurrizin këtu, kthe kurrizin kështu! Cin kishe ti?

Qytetari: Mos u mërzit! Ja, ku i ke!

Gazi: Se kam njerëz aty.

Qytetari: E shof, o burrë, po duro, se s’di, kë të ashtu…! Fillojmë tani. M’i bëj me kshu, mo burrë, kë kemi!

Gazi: Ta thashë atë ditë.

Qytetari: Po! Domethënë Florindën, iku kjo.

Gazi: Një, dy..!

Qytetari: Monika?

Gazi: 3!

Qytetari: Ornela, 4! Këto të katërta. Këtë, do ma marrësh këtë?

Gazi: Jo, jo. Edhe këtë, ndoshta pesë!

Qytetari: Kë?

Gazi: M’i shkruaj emrat !

Qytetari: Nji!

Gazi: Jo këtu, se ke njerëz!

Qytetari: Dy, tre, katër, 500 mijë lekë, siç më the..!

Gazi: Për katër!

Qytetari: Po, për katër provime, siç më the.

Gazi: Më shkruaj emrin këtu!

Qytetari: Hë?

Gazi: Më shkruaj emrin këtu!

Qytetari: Të të shkruaj emrat unë, 1,2,3,4! Këtë për më vonë thamë,- hë. Kur të vij për këtë unë?

Gazi: Po baje dhe atë nesër, kur të vish, mos e vrit mëndjen!

Qytetari: Ok! Për kë, ku të futem në fillim unë për provim?

Gazi: Fillo, o vlla!

Qytetari: Me radhë këtu!

Gazi: Ik e hyr nesër këtu, këtu, këtu!

Qytetari: Te nji nga këto të hyj nesër unë?

Gazi: Po! Te këto të katërta!

Qytetari: Ok! Shumë bukur!

Gazi: Te këto të katërta! Edhe këtë, pesë!

Qytetari: Sa të sjell për këtë tjetrën, për Zyhran? Për Zyhran, sa të sjell?

Gazi: 120!

Qytetari: Njëqind e …

Gazi: 20-të!

Qytetari: Mos i gris ashtu, mo burrë! Prit, se t’i gris unë tamam!

Gazi: Më jep emrin e atij robit këtu! Të hyjë deri në fund! Më dëgjon?

Qytetari: Hë?

Gazi: Të rrijë deri në fund, të shkruj, të bajë, ça të dojë vetë, sikur s’ka kap njeri! Të rrijë deri në fund, deri sa t’i thonë dil! Në rregull!

Gazi madje ka edhe këshilla për mënyrën e sjelljes në klasë dhe veprimet që duhen kryer për të mos rënë në sy që janë paguar para.

Qytetari:  Si kalove?

Gazi: Ulu, Ulu këtu! Me ato në rregull, ato atje! Dëgjove? Ato në rregull!

Qytetari:  Ok!

Gazi: Vetëm të hyjë! Po atje vetëm të hyjë, le të rrijë, mos të bëj tangërllëk, se janë çmendur, aman!

Qytetari:  Jo mo, ça tangërlliku..!

Gazi: Të ulet të rrijë, të shkruajë, sikur s’njeh njeri!

Banakierja: Mbarove?

Qytetari:  Po! T’ia jap?

Banakierja: Jo, s’ka gjë, m’i jep mua! Ulu këtu! Ulu këtu! M’i jep këtu!

Qytetari:  Ke 120 mijë lekë!

Banakierja: Hë?

Qytetari:  Ke 120 mijë lekë!

Banakierja: Po!

Qytetari:  2,4,6,8,10,11, ke 120 mijë lekë. Ka emrin këtu!

Banakierja: E ke shkruajtur mirë?

Qytetari:  Ja shikoje!

Banakierja: Mirë! Hajd!

Qytetari:  Në rregull? Faleminderit! Mirupafshim! Në rregull, ika. Faleminderit!

Gazi: Mirupafshim!

“Të kam sjell një thes patate”/ Përgjimet, pedagogët e Elbasanit “korruptoheshin” dhe me produkte bio

Etiketa: elbasanlekëpedagogetprovimeuniversiteti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Provimi i Anglishtes, bie numri i maturantëve në qarkun e Elbasanit

11:19 : 02/06/2026
AKTUALITET

U aksidentua një ditë më parë bashkë me fëmijën në Elbasan, 38-vjeçarja në gjendje kome

17:03 : 30/05/2026
AKTUALITET

Shembje në rrugën Elbasan-Librazhd, qytetarët bllokohen në trafik

16:37 : 28/05/2026
AKTUALITET

7-vjeçari mbeti viktimë e aksidentit në Elbasan, KMSH: Publikimi i fotove, shkelje e rëndë

15:50 : 26/05/2026
AKTUALITET

Aksidenti tragjik në Elbasan, reagon shkolla ku shkonte 7-vjeçari: Një engjëll u largua padrejtësisht

15:03 : 26/05/2026
AKTUALITET

“Jam në rrugë nacionale, kam të drejtën time”/ Përplasi për vdekje 7-vjeçarin, çfarë deklaroi producenti Bozo

11:31 : 25/05/2026
Para

Shkundet sërish Greqia! Ja sa ishte magnituda e tërmetit

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom