• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shoku Pandi i shkruan kronikës

12:36 : 01/11/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Agron Gjekmarkaj

Eh, vëlla, vëlla, si erdhën këto kohëra …eh! Nuk dimë më ku kemi kokën, madje as koka nuk na duhet gjë! Mjafton bash-Koka që kemi në krye, jo rradakja mbi shpatulla!

Shoh veten në pasqyrë dhe i them, ishe dy herë Vezir i Madh, jo ibretKryeministër, të kishte llafi peshë, tani të ka në dorë Bora virania!

Për foton e CV-së që i nisa më tërhoqi vërejtje, pasha Zotin, pse kaq i zymtë, më tha, mos e ke këtë vëngërsi formë disidence ndaj epokës së lumturisë që Babo i ka dhënë këtij qafir milet që po e lodh e plak?! Mejtimet e brendshme e trazimet më bënë të marr kartë e penë të ndaj ca daramete, të të bëj ca kritika e të të marr një mendje! Sa zili ia kam atij merhumit Bakes, salltaneti salltanet, gjumi gjumë, udhëtimi udhëtim!

Lexo edhe:

Bardhi: Balluku e vetmja politikane pa shkollë që u bë numri dy i qeverisë

Nuk miratoi afatet për zgjedhjet e 9 nëntorit, PS padit KQZ-në në Kolegjin Zgjedhor

Po ti mos e bëj atë letrën publike që me the për represionin ndaj opozitës… Hë mo atë që do e filloje me i dashur merhum!

Më zhgënjeve shumë në mbledhje me këta të Parlamentit Europian! Pse do thuash ti? Ja fliste shoqja Pirdeni, filiz i ri i partisë, e ti zgërdhiheshe, në vend që të merrje shënime se atë Babua e nxori dhe në podcast!

Tonit desh i ra zali, se atij iu bë dora ujë, duke e rishkruar fjalimin e saj! Pastaj ç’qe ajo fjali “Zoti të faltë” drejtuar Tonit, sikur ai po thoshte budallallëqe, po edhe nëse, ato i kanë hije atij, more i uruar, e stolisin! Ky stan këtë bylmet ka.

Mbete pa fjalë kur reformatori i madh Xhafa, qe po ia ndreq samarin miletit qysh prej s’mbahet mend, vitit 1984, mori llafin për të rrëfyer se ç’reforma të mëdha do t’i lërë peshqesh vatanit qerratai!

Vetëm shoqen Etilda-kurorën ndoqe me vëmendje dhe shfaqe pikëllim kur ajo iku, ndonëse Jorushi i Tabakëve të qortoi dy a tri herë për këtë kristianizëm të theksuar!

Po ky Gaz Bardhi more? Pu, pu, pu, pse është më i zi se djalli? Mban një dosje në dorë si Shën Pjetri tek dera e Parajsës dhe na thotë me të zgërdhirë këtu të kam ty e atje atë tjetrin, ndaj kthehu mrapsht Mos bëftë hajër, mos bëftë, i paudhi!

Për Braçen, jam në merak të madh! Ti e mban mend kur i përmbysi karrigen Babos, atëherë kur e hoq nga zëvendëskryeministër? E mban e mban se ai e fali, ndërsa ty të dënoi 40 ditë për një sullaco që i bëre tëndes nga brenda jashtë! Nuk është mirë i gjori sa të kapë vendin, një ditë i bën si kameraman dasmash Beles në Divjakë, tjetrën i thotë Mamicës s’ka si ty o marifete! Sikter!

Po ty t’i falin ato të tilla luhatje e pavendosmëri?! Unë vetë i bëj marshallah sa njërës sa tjetrës që të jem i ndershëm! Nuk kam këllqe të mbaj zemërimin e tyre. Po ai Lali ç’e kishte atë metaforë me macen “Bela” që ra në gropë, që herë e hiqte e herë e vinte! Na ngriu gjakun i paudhi, se na pyesin njerëzia e rrimë meit! Janë me zarar këto komente në kohë qameti.

Këtë Ditmirin nuk e marr vesh, përditë del e na thotë “ Shqipërisë i duhet kjo e i duhet ajo”, po pse more nuk ka kush mendon për këto punë? Unë dhe ai mbetem t’i ndajmë!? Po mendon Babua për Shqipërinë, mor i plaçin sytë atij dhe juve! Më vjen t’ia marr atë çantën e turistit që ia kanë dhuruar në Budapest dhe t’ia vërvit në Lanë!

Të ka lezet shpirti me Arben Pëllumbin. Po i dëftonte Damos në kafenenë e Kuvendit, më mori Mamica tek Papa, aty u ngashëreva, qava sa desh plasa!

Blerina tha gjynah që nuk është Laerti t’i mbledhë lotët se kështu venë dëm, se janë të dlirjes nga mëkati?! Por ai i habiti të gjithë, më vrau ndërgjegjia tha, ç’dua unë këtu more maluketër, ne Papë kemi Babon, ai na i qëron mëkatet! Ai krijon shi dhe breshër, diell dhe vapë, madje kohët e fundit, edhe shtete. Baba Mondin e bën Mbret. Se Papa këtu t’i fal, po atje po nuk desh Babua, të punon SPAK-u qindin! Si gur varri fytyrë e tyre!

Nikoqirin ose Niqiforin, siç e thërrasim ne me përkedheli, e ke vënë në vështirësi të madhe që e nxore te kronika krahasimin që i bënte Babos me Sadamin. As pi, as ha, vetëm dridhet si purtekë! Një ditë i shkova në zyrë, s’e gjeta, kur ç’të shoh, një këmbë dukej poshtë divanit dhe një lëng i verdhë kishte marrë udhën e dyshemesë me një duhmë amonjaku.

Po dil o mavri, dil i thashë, se të ka falur hëpërhë i duhesh në Korçe se ke leka e taraf! Jo, më tha, nuk kam hallin tim, por personazhet e kronikës po shkojnë një nga një në hapsana, druaj për Babon se për vete le të ma grijnë mishin, e dridhej.

Çudi e madhe me këtë Ogin, kemi filluar t’i servilosemi fshehurazi se këto gratë e tjera bëhen xheloze! Bora që i di këto punë ka hapur llaf që atë do e kandidojë Babua për Bashkinë e Tiranës! Duhej ta kishim pikasur herët begenisjen e Borës ndaj saj! Mimi di Puccini me sheh gjatë në sy e lëshon pshehrëtima “ah vllai, vllai”! S’e di në ka luajtur nga fiqiri apo bën vete! Ai Etjen Xhafa me habit, dje hëngri shtatë salçiçe e katër vezë të skuqura! T’i kem si tagji në stomak, tha se nuk i dihet.

Damua e ka ndarë mendjen, të bëhet ç’të bëhet… Boll na ka dhënë Babua rybe, emër, gjë të gjallë, prona, ylefe e zahire! Po më hodhi ndonjë gjë përsëri sevapë bën bereqavers!

Po ashtu dhe Klosin e kemi shpallur në kërkim këto kohë, po mazallah se e qet kokën! Nuk dihet kush do ketë fatin e Kadri Hazbiut e Feçorrit!

Sot u pa në sallën e Mexhlisit, duke parë me adhurim Mamicën.

Netës i hanë duart dhe i qan zemra, po ç’e do se nuk ka opozitë në sallë t’i hynte me shpulla. Se për shpirt ju duam në botën tjetër. Në hell do ju piqte sidomos ty. Në yndyrën tënde do e ngjyente Dilua dhe Ermua kafshatën. Me raki do të pinte Ismet Beqiri në lëndinë!

Për ty më erdhi mirë (mes nesh kjo) që kishte ndërhyrë Mogerini tek shefja e kabinetit të Mamicës, për të lënë të hysh në binanë e zyrës se të ka marrë zët ngaqë ti e ke yshtur Kostën në qendresë që ai të mos t’ia bëjë kafenë dhe presë që Kali të hyjë në Trojë, atëherë kur duhet.

Të lutem, më kthe përgjigje sa më shpejt se e di që kronika në dukje është e ashpër, po në shpirt e drejtë!

Selam Kryezëvendës Liderit, Mulit, se më ka paralajmëruar për këto mote!

Me brengë

Yti

Pandi

I dyti Vezir i Shqipërisë me këtë emër të bukuar. Mos paça fatin e të parit në fund!

Etiketa: Agron GjekmarkajPDpsqeveria Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi: Balluku e vetmja politikane pa shkollë që u bë numri dy i qeverisë

21:16 : 07/10/2025
AKTUALITET

Nuk miratoi afatet për zgjedhjet e 9 nëntorit, PS padit KQZ-në në Kolegjin Zgjedhor

20:40 : 07/10/2025
AKTUALITET

Gramoz Sako për Tepelenën, një deputete për Vlorën/ PS zyrtarizon kandidatët e “9 Nëntorit”

18:36 : 07/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Zbulohet se kush do të jetë kandidati i opozitës për Bashkinë e Cërrikut

18:21 : 07/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit, Salianji: Të hetohen ish-ministrat e Brendshëm, Koçiu të japë dorëheqjen

15:54 : 07/10/2025
AKTUALITET

“Abuzim me tenderin e rrugëve”, denoncimi i PD: Si po sfidojnë ‘të fortët’ e Ramës për herë të dytë vendimin e KPP-së

15:04 : 07/10/2025
Para

Mandati i gjyqtarëve kushtetues/ KED krijon përplasje artificiale me Kuvendin

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/10/2025

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

22:56 : 07/10/2025

Gazetari: Kandidatët për deputet duhet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend

22:51 : 07/10/2025

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

22:29 : 07/10/2025

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

22:18 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com