• Kontakt
Wednesday, October 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kuvendi/ PS i tregon vendin Begajt

13:34 : 31/10/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Më pak se tre orë ka zgjatur seanca e sotme plenare në Kuvend, ku tensionet kanë qenë vetëm pak momente në fillim të saj dhe më pas mazhoranca, si në një shtet monist, vazhdoi e vetme dhe qetë, duke miratuar në fund dhe projekt-ligjet e rendit të ditës.

Fillimisht Kuvendi nisi me betimin e dy deputetëve të rinj, demokratit Andrea Mano, i cili do të zëvendësojë Ervin Salianjin në Qarkun e Korçës dhe Erjon Meka, i cili do të zëvendësojë Jurgis Çyrbjan në Qarkun e Durrësit.

Ervin Salianjit iu hoq mandati, pasi u burgos nga Gjykata e Apelit për shkak se i prishi imazhin Qeverisë duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj. Ndërsa, Jurgis Çyrbja dorëzoi mandatin para se të arrestohej nga SPAK, pasi nga bisedat e aplikacionit “Sky Ecc” u zbulua se bashkëpunonte me personazhe të krimit të organizuar në qytetin e Durrësit, duke i ndihmuar që t’i shpëtonin drejtësisë, kurse atë e shpërblenin duke e vendosur të tretin në listën e kandidatëve për deputet të PS-së.

Më pas në Kuvend mbërritën dhe deputetët e opozitës, të cilët si në seancat e tjera, e gjetën godinë të rrethuar me kangjella dhe një numër të lartë të efektivëve të Gardës. Deputetët e përjashtuar nuk u lejuan të futen në sallë, duke sjellë për disa minuta dhe përplasje me gardistët.

Ndërsa, deputetët demokratë të papërjashtuar u futën në sallë dhe tentuan të bllokojnë foltoren, por që nuk ia dolën dot, për shkak se efektivët e Gardës të shumtë në numër kishin rrethuar foltoren, duke i siguruar që ministrat e Ramës të flasin të qetë. Më pas, demokratët morën karriget e tyre dhe i nxorën jashtë, duke i kthyer përmbys në oborrin e Kuvendit dhe vendosën pankarta kundër Qeverisë sipër tyre.

Lexo edhe:

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

Kampi i Gjadrit/ La Repubblica: Mbi një milion euro për person për kampe bosh

Në fund të seancës, socialistët ngritën kartonat jeshilë dhe miratuan me 73 vota pro dhe 2 kundër projekt-ligjin “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”, duke e vendosur kryeministrin Edi Rama në krye të “Shkencës”.

Ky projekt-ligj është  kundërshtuar nga Konferenca e Rektorëve, duke pretenduar se Qeveria ka ndryshuar variantin e dakordësuar me ta dhe Ministria e Arsimit i ishte rikthyer variantit te parë te projektit fillestar.

Ligji i miratuar në seancën e sotme parashikon ngrijten e Këshillit Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor. Kryeministri Edi Rama do të jetë kryetari i këshillit, ndërsa anëtarë do të jenë 7 ministra të tij, disa përfaqësues të agjencive në varësi të ministrive, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe vetëm 4 përfaqësues nga Universitetet.

Në këtë mënyrë Qeveria zëvendëson akademikët me ministrat, pasi më herët kërkimin shkencor e ka pasur në drejtim një Këshill i përbërë vetëm nga akademikë dhe departamentet e vetë universiteteve.

Ky ligj, bie në kundërshtim me ligjin për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor dhe cënon lirinë akademike, liri të cilën ky ligj ia zhvesh universitetit, departamentit dhe institutit, për t’ia ngarkuar organeve të reja të krijuara. Gjithashtu, zhvlerëson njëkohësisht edhe titujt akademikë të marrë deri tani, pasi krijon tituj të rinj, si kërkues, apo kërkues i avancuar duke dubluar titujt profesor apo doktor në universitete.

Me miratimin e këtij projekt-ligji në Kuvend, Ministria e Arsimit do të ketë kompetencën për të kontrolluar, financuar dhe vlerësuar kërkimin shkencor të të gjitha institucioneve arsimore dhe pedagogëve në vend. Pavarësisht se në ligj thuhet se ky organ do të ketë vetëm rol këshillues për përmirësimin e kërkimit shkencor, praktikisht ai merr përsipër të rekomandojë, jo vetëm politikat mbështetëse në këtë drejtim, por dhe të orientojë fushat e kërkimit shkencor.

Ndërkohë, në seancën e sotme u miratuan me 72 vota pro dhe 2 abstenime projekt-ligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për shërbimin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë”, si dhe një ndryshim në ligjin, “Për Fondin KLullosor”, i ndryshuar.

Gjithashtu, Kuvendi rrëzoi me 74 vota kundër, 1 pro dhe 1 abstenim dekretin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, i cili kishte kthyer për rishqyrtim në parlament ligjin për “Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

Begaj në argumentet e tij shprehej se ndryshimi i 68 neneve nuk i ishte nënshtruar procedurës së rregullt që parashikon Rregullorja e Kuvendit, duke theksuar mospasjen e një konsultimi publik apo atë të analizës së kostove financiare.

“Për këto 68 ligje nuk ka nismë ligjbërëse formale, nuk ka regjistrim të projektligjeve në programin e punës së Kuvendit, nuk ka konsultim publik, nuk ka procedurë të veçantë shqyrtimi, nuk ka mendim të shprehur nga ekzekutivi për secilin prej ligjeve, nuk ka analizë të kostos financiare dhe deklarim nga qeveria që pranon mbulimin e kostove financiare për secilin prej tyre si dhe nuk ka raporte të veçanta vlerësimi nga komisionet përgjegjëse të Kuvendit sipas fushave që mbulojnë 68 ligjet e sipërpërmendura.”, thuhet në dekret.

Kreu i shtetit vlerësonte se bashkimi mekanik i disa ligjeve me natyrë dhe objekt të ndryshëm në një ligj të vetëm shkakton konfuzion, mbjell paqartësi dhe sjell pasiguri.

Gjithsesi, mazhoranca nuk i ka marrë fare parasysh këto argumente të Begajt dhe ia ka rrëzua dekretin me ngritjen e kartonave të kuq. Vlen të theksohet fakti se në “epokën” e Bajram Begajt në krye të Presidencës ligjet që janë kthyer për rishqyrtim në Kuvend kanë qenë të rralla.

Në seancën e sotme, Kuvendi miratoi me 73 vota pro dhe 2 kundër projektvendimin “Për një ndryshim të vendimit nr. 66/2021 “Për zgjedhjen e Byrosë dhe përbërjen e sekretariateve të Kuvendit”, i ndryshuar”.

Sipas këtij projektvendimi Petro Koçi emërohet anëtar zëvendësuar në Sekretariatin për Procedurat, Votimet dhe Etikën. Ndërsa Niko Peleshi emërohet sekretar i Sekretariatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Me 68 vota pro, 6 abstenime dhe 5 kundër u miratua edhe projektvendimi “Për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor “Për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up-it në Shëndetësi”. Afati i veprimtarisë së Komisionit Hetimor do të zgjatet deri në datën 14 nëntor.

Në këtë komision të drejtuar nga deputetja demokrate Albana Vokshi ka patur përplasje të vazhdueshme mes mazhorancës dhe opozitës, teksa një pjesë e mirë e dëshmimtarëve ende nuk kanë dëshmuar.

Me 73 vota pro dhe 3 abstenime u miratua edhe projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të personelit me kohë jo të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Etiketa: KuvendiligjiRamaSheknca

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

19:21 : 21/10/2025
AKTUALITET

Kampi i Gjadrit/ La Repubblica: Mbi një milion euro për person për kampe bosh

18:49 : 20/10/2025
AKTUALITET

Shehu: Rama rrëzoi rezolutën për gjenocidin serb, për të mbajtur marrëdhëniet me Vuçiçin

17:58 : 19/10/2025
AKTUALITET

Bushati: Përdorimi i atyre që janë në burg, për politikën e ditës, ju bën dëm atyre që janë në Hagë

20:35 : 17/10/2025
AKTUALITET

Debati me Peleshin, PS kërkon përjashtimin 30-ditor të Gazment Bardhit nga Kuvendi

19:49 : 17/10/2025
AKTUALITET

Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

18:21 : 17/10/2025
Para

Berisha zbulon vendimin: Protesta e rradhës do mbahet në Shkodër/ DETAJET

TË GJITHA

Këmbimi valutor 22 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:30 : 22/10/2025

Procesi i Berlinit për herë të parë me kancelarin Merz

08:21 : 22/10/2025

“Na bëj një kafe o kamarier”, sherr me dy të vrarë në Durrës/ EMRAT

08:07 : 22/10/2025

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

08:04 : 22/10/2025

Horoskopi e mërkurë, 22 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 21/10/2025

Spanja kërkon t’i japë fund ndryshimit të orës në BE

22:55 : 21/10/2025

Serbia gati të testojë vaksinën ruse kundër kancerit

22:45 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com