• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK sekuestron një apartament (të fshehur) të Ilir Beqajt në Vlorë

14:32 : 29/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar një apartament në zonën e Lungomares në qytetin e Vlorës, i cili dyshohet si një pasuri e fshehur e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe 90.8 m2, sipërfaqe verande 61.2m2 dhe sipërfaqe të përbashkëta 13.7m2 që ndodhet në katin e 7-të të një pallati. Vendimi është miratuar nga Gjykata e Posaçme dhe është ekzekutuar nga hetuesit e BKH-së.

Sipas SPAK, apartamenti apo shpenzimet e kryera për mobilimin e tij nuk rezultojnë të jenë deklaruar sipas legjislacionit në fuqi nga Ilir Beqaj apo personat e lidhur me të.

Sipas organit të akuzës, Beqaj e ka prenotuar apartamentit me kontratën e porosisë në vitin 2016 në vlerën e 67 milion lekëve të vjetra dhe në vitin 2017 i kanë futur dhe rreth 50 milionë lekë investim.

Ndërsa në vitin 2020, Ilir Beqaj ka lidhur një kontratë qiraje me shtetasin I.F., njohje e ish-ministrit dhe e bashkëshortes së tij, Adriana Beqaj, si tentativë për ta fshehur këtë pasuri.

Lexo edhe:

Ilir Beqaj letër nga qelia: Kuvendi ka dështuar dy vite rresht me institucionet e drejtësisë

SPAK kontrolle tek zyra dhe shtëpia e administratorit të OSHEE, Enea Karakaçi

  • “Në vitin 2016, me kontratën e porosisë lidhur mes shoqërisë ndërtuese R…K… shpk dhe shtetasit I.F është prenotuar apartamenti në vlerën 6,700,000 (gjashtë milionë e shtatëqind mijë) lekë.
  • Në vitin 2017 ka nisur investimi dhe mobilimi i apartamentit nga ana e personit nën hetim I.B dhe bashkëshortes së tij, proces i cili ka zgjatur deri në fillim të vitit 2019. Sipas aktit të ekspertimit vlerësues, vlera totale e investuar shkon deri në 5,064,700 (pesë milionë e gjashtëdhjetë e katër mijë e shtatëqind) lekë.
  • Në shkurt të vitit 2020 është lidhur kontrata e qerasë mes shtetasit I.F (lidhje e ngushtë shoqërore e Ilir Beqajt) dhe Adriana Beqaj (bashkëshortja e Ilir Beqajt). Pavarësisht këtij fakti ka rezultuar se personi nën hetim Ilir Beqaj dhe familjarët e tij e kanë poseduar lirisht pronën dhe janë sjellë si pronarë të sendit të paluajtshëm deri në fillim të vitit 2019.” – thuhet në njoftimin e SPAK.

Sipas organit të akuzës, të gjitha këto fakte në tërësinë e tyre vërtetojnë ekistencën e dyshimit të arsyeshëm mbi fiktivitetin e veprimit juridik, me qëllim fshehjen e origjinës së pronës.

Burime për mediat bëjnë me dije se nga kontrollet e mëparshme në banesat e Beqajt, në sendet e tij i janë gjetur disa foto me të njëjtin aredim që ka apartamenti në Vlorë aktualisht.

SPAK ushtroi kontrolle në muajin korrik në këtë apartament, ku dera e banesës është hapur me shpërthim, pasi avokati i Beqajt, Ermal Yzeiraj nuk shkoi me pretendimin se ai apartament nuk është i ish-ministrit.

“Sot më datë 24.07.2024, rreth orës 14:00, unë si avokat i z. Ilir Beqaj jam kontaktuar në telefon nga oficerët përkatës të SPAK, të cilët më kërkuan të isha prezent në kontrollin që do ti bëhej (sipas tyre) shtëpisë në pronësi të z. Ilir Beqaj në Vlorë, duke më kërkuar gjithashtu që tu sillja nga Tirana dhe çelësin e kësaj shtëpie pasi në rast të kundërt do të shpërthenin derën. Pasi e sqarova oficerin përkatës të SPAK që z. Ilir Beqaj nuk ka asnjë apartament në pronësi në Vlorë ai kërkoi ndjesë se ishte shprehur gabim dhe sqaroi që bëhet fjalë për një banesë që z. Beqaj nuk e ka në pronësi, por e ka patur me qira sipas një kontrate qiraje të vitit 2020. Përgjigja ime ishte që nëse bëhet fjalë për shtëpinë që z. Beqaj ka patur me qira dhe që e ka deklaruar dhe në ILDKPKI, kjo kontratë qiraje e 2020 ka kohë që nuk është më në fuqi dhe z. Ilir Beqaj ka kohë që nuk e përdor më këtë shtëpi me qira, prandaj unë si avokat nuk kisha përse të nisesha nga Tirana për në Vlorë për të marrë pjesë në kontrollin e një banesë që ishte në pronësi dhe në përdorim të dikujt tjetër dhe madje një kërkesë e tillë ishte dhe tërësisht e paligjshme. Z. Ilir Beqaj nuk është as qiramarrës dhe as posedues i këtij apartamenti. Madje nuk ka sens logjik që z. Beqaj të jetë përdorues i këtij apartamenti kur të gjithë e dinë që z. Ilir Beqaj është tashmë në ambientet e paraburgimit.” – deklaron avokati i Ilir Beqajt në atë kohë.

Pamje e apartamentit të sekuestruar të Ilir Beqajt

Ish-ministri i Ramës ndodhet në burg, pasi akuzohet për abuzim me fondet e Bashkimit Europian gjatë kohës që drejtonte agjencinë SASPAC.

Ilir Beqaj u arrestua në fillim të muajit korrik me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se përmes njerëzve të besuar ka ndërtuar një skemë për të përfituar shuma të mëdha parash duke lëshuar fatura fiktive për shërbime të pakryera, të lëshuara nga biznese të ndryshme në Tiranë.

Gjithashtu, ai akuzohet edhe për fshehje pasurie, pasi dyshohet se është pronari “faktik” i restorantit “Gzona” tek Kalaja e Tiranës, si dhe i një automjeti që e ka në emër të bashkëpunëtorit të tij, po ashtu në burg, Ermal Kurtulaj.

Ilir Beqaj është nën hetim nga SPAK për “shpërdorim detyre” edhe në lidhje me koncesionin abuziv të sterilizimit, gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.

Etiketa: apartamentilir beqajspakvlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ilir Beqaj letër nga qelia: Kuvendi ka dështuar dy vite rresht me institucionet e drejtësisë

10:14 : 19/10/2025
AKTUALITET

SPAK kontrolle tek zyra dhe shtëpia e administratorit të OSHEE, Enea Karakaçi

20:50 : 18/10/2025
AKTUALITET

SPAK çon në gjyq “Çopjat”/ Si funksiononte grupi me 33 persona dhe lidhjet me drejtësinë e Policinë

16:50 : 18/10/2025
AKTUALITET

“Madeira Club”/ Mashtrim 300 mln euro me kripto, bllokohen kompanitë hoteliere të spanjollëve në Shqipëri

13:21 : 18/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Ndërron jetë në spitalin e Traumës 22-vjeçari që u aksidentua një muaj më parë në Vlorë

08:53 : 18/10/2025
AKTUALITET

Policët flenë, hajdutët bëjnë kërdinë në një fshat të Vlorës! Vidhen 50 stalla

22:43 : 17/10/2025
Para

PD takim me delegacionin e PE: Përballë në zgjedhje kemi krimin

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 20 tetor 2025

22:57 : 19/10/2025

“Shkruhet historia!”/ Në Çashkë të Maqedonisë së Veriut zgjidhet për herë të parë një kryetar shqiptar

22:45 : 19/10/2025

Vrasja me tritol e Isuf Jaçajt dhe hetimet që çojnë drejt rrjeteve kriminale në Tiranë e Fier

22:32 : 19/10/2025

Tragjedia në Maliq, shefi i zjarrfikëses zbulon detaje: Nënë e bir vdiqën nga asfiksia, vajza kishte djegie në fytyrë

22:12 : 19/10/2025

Lista Serbe sfidon Kuvendin e Kosovës dhe rrezikon formimin e Qeverisë së re

22:05 : 19/10/2025

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, dalin rezultatet e para

21:44 : 19/10/2025

Grabitja e bizhuterive, Macron: Do t’i gjejmë veprat e vjedhura, autorët do të përballen me drejtësinë

21:38 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com