• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Emrat/ Historia e inceneratorëve, në burg autorët e denoncuesit, përveç Rama-Veliaj

14:59 : 24/10/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Me arrestimin e Ilir Metës dhe masën e sigurimit për Monika Kryemadhin, tashmë thuajse të gjithë personazhet e përfshirë në aferën e inceneratorëve, si përfitues apo denoncues, gjenden me masa sigurimi nga Gjykata e Posaçme. Në “listë” mungojnë vetëm dy personazhe të konsideruar si “kokat e aferës”, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Hetimet për inceneratorët nisën në vitin 2020, me disa kallëzime në seri nga “Nisma Thurje”, Partia Demokratike dhe një angazhim më i thelluar i Lëvizjes Socialiste për Integrim (sot, Partia e Lirisë).

Të parët që u arrestuan ishin ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka (në dhjetor 2021) dhe ish-sekretari i tij i përgjithshëm, Alqi Bllako, i cili mbante postin e deputetit të Partisë Socialiste në kohën e nisjes së hetimeve dhe lëshimit të urdhërit të arrestit, në prill 2022.

Lefter Koka në sallën e gjyqit

Koka dhe Bllako ishin zyrtarët që, formalisht, hartuan dhe miratuan dokumentat për koncesionet e inceneratorëve të mbetjeve urbane në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Lexo edhe:

Dekretimi i ministrave, shkelje kushtetuese/ Këlliçi: Rama u tall me qytetarët dhe deputetët

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

Alqi Bllako i prangosur

Lista e masave të sigurimit fillestare vijonte me “biznesmenët e plehrave”, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të cilët rezultoi se ishin përfituesit fundorë të kompanisë “Geogenix bv”, e cila zotëronte shoqërinë koncesionare të Sharrës në Tiranë, “Integrated Energy bv”.

Biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri

Më tej, në verën e vitit 2022, u arrestuan një dyzinë personash, të cilët akuzohen se kanë luajtur rolin e “biznesmenëve” të lidhur në marrëdhënie financiare me kompanitë koncesionare, por që dyshohen nga Prokuroria e Posaçme se e gjitha është një skemë fiktive.

Mes këtyre emrave ishin Arbër Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Driza, Robert Shabani, Regan Merdani, Gentian Zifla dhe Enver Sheshi (ky i fundit ndërroi jetë në ambjentet e paraburgimit).

Në korrik 2023, u lëshua masë arresti edhe për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, për të cilin Prokuroria e Posaçme ka dyshime se është i përfshirë në procedurat koncesionare dhe ka përfituar financiarisht nga “biznesmenët e plehrave”. Ahmetaj gjendet në arrati prej asaj kohe dhe ende nuk është arrestuar apo ekstraduar drejt Shqipërisë.

Në Dhjetor 2023, lëshohen urdhër-arresti për disa zyrtarë e ish-zyrtarë të dorës së dytë e të tretë, të përfshirë në procedurat për dhënien me koncesion të landfillit të Sharrës në Tiranë.

Masat e sigurimit u miratuan për Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simxhiu, Jetmir Llapaj, Pëllumb Abeshi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Temali, Etleva Kondi e Silena Tola.

Në Korrik 2024 u lëshuan masa arresti për disa persona, të lidhur me kompanitë koncesionare. Emrat e kësaj liste janë Denisa Tollkuçi, Renardo Nallbani, Dashamir Ymeraj, E.H, Ilir Dedja, Xhuzepe Çiafalione, Marc Lapat dhe Michael Druijts.

Të munguarit e mëdhenj

Lista e personave me masë sigurimi për aferën e inceneratorëve duket massive-mbi 30 të tillë. Por, aty mungojnë dy nga emrat më të mëdhenj-kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Dokumentat zyrtare të publikura gjatë punimeve të Komisionit Hetimor Parlamentar për Inceneratorët, në vitin 2022, treguan për rolin parësor të Ramës dhe Veliajt, sidomos në aferën e inceneratorit të Tiranës, i cili ka koston koncesionare 128 milionë euro, por që kosto reale përllogaritet në mbi një milliard euro nëse kontrata zbatohet deri në fund të afatit 30-vjeçar.

Po ashtu, edh eish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë nga Arratia për “Çim Peka Live” deklaroi në shkurt të këtij viti se “pronarët e vërtetë të inceneratorit të Tiranës janë Edi Rama dhe Erion Veliaj”.

Deri më tani, Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë asnjë sinjal që po kryen hetime për dy drejtuesit më të rëndësishëm të shtetit shqiptar.

Në Prill të këtij viti, Veliaj qëndroi për disa orë në ambjentet e SPAK-ut, ku besohet se u pyet nga “kolegët e tij prokurorë” për aferën e inceneratorit të Tiranës. Kur kanë kaluar më shumë se 6 muaj nga ai moment, nuk është shënuar asnjë zhvillim tjetër për kryebashkiakun e Tiranës.

Veliaj duke takuar “kolegët e SPAK-ut”

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama nuk është thirrur dhe nuk është pyetur asnjëherë nga Prokuroria e Posaçme për aferën korruptive të inceneratorëve.

Në listën e “të munguarve” janë edhe emrat e kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi dhe asaj të Durrësit, Emirjana Sako, të cilët, me firmën e tyre, kanë kontribuuar në zbatimin e aferës së inceneratorëve.

Edhe “denoncuesit” nën arrest

Monika Kryemadhi, në kohën që mbante postin e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërmori një fushatë të gjerë denoncimesh për aferën e inceneratorëve. Së fundmi, ajo dhe bashkëshorti i saj, ish-presidenti Ilir Meta, janë vendosur nën masa sigurimi për “korrupsion” dhe “pastrim parash”, për çështje që nuk kanë lidhje me inceneratorët.

Monika Kryemadhi në ambjentet e SPAK-ut

Gjykata e Posaçme ka caktuar masë sigurimi “arrest me burg” për Metën dhe ‘detyrim paraqitje” për Kryemadhin. Kjo e fundit e konsideron hetimin ndaj saj dhe ish-bashkëshortit të saj si një “hakmarrje politike” për zbulimin e aferës së inceneratorëve.

 

 

Etiketa: autoredenoncimiEdi RamaErion Veliajinceneratoretklodian zotolefter kokamirel mertiri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dekretimi i ministrave, shkelje kushtetuese/ Këlliçi: Rama u tall me qytetarët dhe deputetët

22:10 : 18/09/2025
AKTUALITET

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

21:34 : 18/09/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Edi Rama nuk do opozitë, do ministra kokëbosh dhe robota

21:25 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Nuk pranojmë akuzat ndaj Veliajt, por duhet shkarkuar”/ Relacioni: Tiranës i duhet një kryetar për punët

21:06 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Rama nis mandatin e katërt”/ Reuters: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar nga skandalet e korrupsionit

20:02 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tomorri: Regjimet prodhojnë cirk, në Parlament Rama do kalojë çfarë t’i dojë qejfi

19:18 : 18/09/2025
Para

Çel Gonxhja/ Thirrje institucioneve, rrisni çmimet e tenderave

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com