• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Metën e tërheqin zvarrë pas “kalit SPAK” të Ramës

11:34 : 23/10/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Arrestimi i dhunshëm te “kthesa e Kamzës”, i Ilir Metës, ish-kryeministrit, kryetar Parlamenti dhe president, do të mbahet mend gjatë, si shenja më domethënëse e keqpërdorimit të “drejtësisë së re” nga ana e kryeministrit Rama. Ilir Meta do kalojë natën e dytë të jetës në burg, pas 34 vitesh karrierë politike. Ai akuzohet nga Prokuroria Speciale, (SPAK) për akuzën e korrupsionit pasiv, mosdeklarim të ardhurash dhe pastrim parash.

Tre akuzat shërbejnë si një “statistikë gjyqësore”, e do vijojë me një proces të gjatë, fundi i së cilës dihet pasi Meta kapi fundin politik, por edhe “fundin personal”. Arsyet Meta më shumë do t’i gjejë tek vetja, pasi në një formë apo një tjetër “ndërtoi burgun” me duart e tij, duke i dhënë çelësat “kryegardianit” Edi Rama që tashmë është edhe SPAK-ist, edhe BKH-ist, edhe Piar-ist i një arrestimi të dhunshëm të njeriut që ka provuar majën e pushtetit si kryeministër, ministër, kryetar kuvendi dhe president.

SPAK (Prokuroria Speciale), është një kalë i fortë që po përdoret nga Rama për të tërhequr karrocën e fushës elektorale që do të kulmojë me zgjedhjet Parlamentare në maj të vitit të ardhshëm. Ky kalë i fuqishëm, torbën me tagji e siguron nga i shumëpushtetshmi Edi Rama. Shkelmon mbi opozitën duke lënduar rëndë kreun e PD-së Sali Berisha teksa e ka izoluar në shtëpi, ndërsa palos përtokë tek “kthesa e Kamzës” edhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën. Udhën “kali” e çan vetë, atë udhë të diktuar nga kalorësi që herë pas here tërheq frerët për t’i dhënë drejtimin dhe stopuar kur Ai dëshiron, sidomos kur “kali” tenton ndonjëherë të “marrë majtas”, te një godinë afër Sahatit të Tiranës. Akoma jo aty…

Sukseset nuk janë të SPAK, që merr ndonjëherë merita nga fjalët fort të lodhshme nga “të të dërguarve me punë”…, që përfaqësojnë ndërkombëtarët. I gjithë suksesi është personal i Edi Ramës. Gjithkush që mendon se rënia e Brishës dhe Metës është sinjal që Rama duhet të ndihet i shqetësuar më së paku është naiv dhe më së shumti artikulohet nga rrogtarë të majme që ushqejnë popullsinë me gjoja “analiza të thelluara”, për t’i dhënë frymë konceptit të drejtësisë së re që doli thellësisht më e keqe se e vjetra.

Lexo edhe:

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

Drejtësia e re nisi me “betim” në breg të Lanës dhe po vijon me zvarritje të kundërshtarëve të Ramës tek “kthesa e Kamzës”, ndërsa pyetja ngrihet se nga do drejtojë frerët mbi shpinën e “kalit SPAK”. Meta duhet të vuajë edhe për pasojën që i la vendit. Gjithçka ngjizet nga një natë e këndshme në vitin 2013 buzë detit Adriatik ku Ilir Meta ftoi në shtëpi Edi Ramën. Aty e vendosën për koalicion parazgjedhor që u kurorëzua më 1 prill 2013. Rama mori shumë më shumë nga çfarë mendonte, pasi në atë kohë nuk kishte asnjë pushtet, kjo edhe sepse dy vite më parë kishte humbur edhe Bashkinë Tiranë dhe ishte vetëm kryetar i PS-së.

“Halat” mbetën në grykën e Metës, pa e menduar se loja e madhe po vinte shpejt brenda mandatit të parë qeverisës në vitet 2013-2017. Rama nuk donte vetëm pushtetin politik që ta ndante, por të gjitha vetë, përfshi edhe një “superpushtet” që do i vinte nga e ashtëquajtuara “reforma në drejtësi”. Paradoksalisht, njeriu që duatrokiti më shumë votimin unanim prej 140 deputetësh të reformës në drejtësi ishte Ilir Meta.

Mendoi se mori benefite politike si një ndërmjetës mes mazhorancës dhe opozitës, pa e kuptuar se atë natë po nënshkruante ai dhe të tjerët fundin personal, nga dikush që pak e mendonin se do të ishte aq i fortë sa në fillim priti që mëzin e shartuar me ndërkombëtarë ta rriste vetë për ta kthyer në një kalë të kuq plot huqe, që “vret këdo”, përveç të zotit…!

Etiketa: ALTIN DUMANIEdi RamaIlir MetaMetaProkuroria SpecialeRamasoak prova

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025
AKTUALITET

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025
AKTUALITET

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

11:52 : 31/10/2025
AKTUALITET

Kryebashkiakët në gjumë! Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve, rrezikohet “djegia” e fondeve

11:14 : 31/10/2025
AKTUALITET

Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës

10:18 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025
Para

“21 Janari”/ Ish-drejtori i Policisë Hysni Burgaj në SPAK: Dhashë sqarime!

TË GJITHA

39-vjeçari në Pogradec gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë, dyshohet për vetëvrasje

16:05 : 31/10/2025

U mor në pyetje nga SPAK, flet Belinda Balluku: Jam në hetim

15:57 : 31/10/2025

“Shumë shpejt te Burgu i Grave”/ Bardhi reagon për Ballukun në SPAK: Hajdute e miliona eurove!

15:43 : 31/10/2025

Nano, njeriu që nuk ra viktimë e pushtetit të tij!

15:43 : 31/10/2025

EMRI/ Pjesë e një organizate të trafikut të drogës, shqiptari arrestohet pas përleshjes me karabinierët

15:40 : 31/10/2025

Nga indiferenca tek shtyrja e gazetarëve, arroganca e Belinda Ballukut para futjes në SPAK

15:32 : 31/10/2025

Paraqitet në SPAK Belinda Balluku

15:19 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com