• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zhulali: SPAK është tërësisht i kontrolluar nga Rama

22:47 : 22/10/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Ekspertja politike dhe anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali, ngriti shqetësime të thella lidhur me rolin e kryeministrit Edi Rama në kontrollin e pushteteve, duke theksuar se ky kontroll i gjithanshëm po dëmton seriozisht funksionimin demokratik të shtetit shqiptar.

Zhulali argumentoi se në një regjim ku kryeministri kontrollon çdo aspekt të jetës politike dhe institucionale, është e pamundur që të ekzistojnë organizma të pavarur që funksionojnë jashtë ndikimit të tij.

Duke bërë një krahasim të drejtpërdrejtë me Rusinë, ajo theksoi se, ashtu si në këtë vend, nuk mund të flitet për gjykata apo prokurori të pavarura kur çdo gjë kontrollohet nga qeveria dhe aparati shtetëror.

Sipas Zhulalit, SPAK dhe organizmat e tjera të pavarura janë produkt i një procesi përzgjedhjeje të kontrolluar nga mazhoranca socialiste, në një periudhë kur Partia Demokratike nuk ishte pjesë e parlamentit. Ajo theksoi se procesi i emërimeve dhe përzgjedhjes së këtyre figurave kyçe është bërë pa praninë e opozitës dhe, si rezultat, këto institucione janë ndikuar thellësisht nga mazhoranca e Ramës. Për këtë arsye, Zhulali vlerësoi se është iluzore të pritet që një organ si SPAK të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe të paprekur nga politika e qeverisë.

Lexo edhe:

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

“Njerëzit, unë besoj se e kanë kuptuar dhe janë të qartë që në një regjim, pra kur ti ke një kryeministër, i cili kontrollon çdo gjë, çdo hapësirë të pushteteve, nuk mund të ketë një organizëm të pavarur që jeton si një ishull i izoluar brenda këtij shteti, është e pamundur. A mund të flasim ne për një gjykatë ose prokurori të pavarur në Rusi sot? Nuk ekziston.

Nuk mund të ketë në Shqipëri një organizëm me emrin SPAK, apo çfarëdolloj emri tjetër, që të veprojë i pandikuar nga tërësia e vet, për më tepër që ky organizëm zgjidhet nga kush? Nga kush janë zgjedhur këta njerëz? Janë zgjedhur përmes një procesi që është kontrolluar në mënyrë ekskluzive nga mazhoranca socialiste, sepse u bë gjatë kohës që PD nuk merrte pjesë në parlament. Në të gjitha komisionet që i përzgjodhën këta emra, Partia Demokratike nuk ka marrë pjesë, pra ky është një produkt i pastër i Partisë Socialiste ende në pushtet.

Vërtet Edi Rama ndoshta nuk i komandon të gjithë njësoj në të njëjtën formë, por mjetet e presionit në dorën e tij janë të njëjta, me të njëjtën forcë për të gjithë.”– u shpreh Zhulali.

Etiketa: Edi Ramailda zhulalispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

18:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Liqeni Artificial i “sëmurë”, ndotje nga tetë drejtime

18:04 : 29/10/2025
AKTUALITET

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

13:49 : 29/10/2025
Para

Më pak të ardhura nga Fakultetet, shkak ulja e numrit të studentëve që u regjistruan

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com