• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrëfimi i shoferit të Metës: Mendoja se ishte atentat dhe do na vrisnin

22:42 : 21/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Artemis Peca ka qenë një nga dëshmitarët e momentit të arrestimit të ish-Presidentit, pasi po drejtonte automjetin ku gjendej Ilir Meta.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Artemis Peca thotë se efektivët e policisë i kanë ndaluar në mes të rrugës të armatosur teksa shton se sipas tij, i kanë nxjerrë në mënyrë çnjerëzore nga makina.

Artemis Peca: Me Metën kemi qenë në makinë, kemi udhëtuar prej 2 orësh në Kosovë, ishim për qejf në Kosovë dhe bëmë dhe takime partie me kryetarin e PL-së së Kukësit.

Blendi Fevziu: Ju në orën 10 jeni nisur nga Prevalla. Në çfarë rrethanash u ndaluat?

Artemis Peca: Rrethana komplet… Një akt kriminal, një akt i tmerrshëm. Nuk na ka bërë shenjë të ndalohemi, na kanë bllokuar rrugën. Unë isha në timon, vetëm unë dhe Meta.

Lexo edhe:

SPAK ka gjetur prova të reja? Meta: Mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm

Shtyhet seanca për Ilir Metën, SPAK sjell prova të reja

Blendi Fevziu: Pse nuk ishte Garda?

Artemis Peca: Ne ishim në fundjavë, kishim takime partie. Unë si sekretar organizativ, jam i detyruar që ta shoqëroj. Erdhën nga ana e të dyve, ishin të armatosur me kallashnikov, na hapën të 2 dyert në mënyrë çnjerëzore. Makina nuk ka “lock door” dhe hapet lehtësisht dhe nga jashtë dhe na hapën të dy dyert direkt dhe na thanë që do të vini me ne. Meta vetëm ka thënë se kush jeni ju, na jepni një vendim. Ata as nuk na dhanë një vendim dhe as një dokument, asgjë.

Nuk është e vërtetë deklarata e policisë. Më kanë shoqëruar dhe mua, më kanë nxjerrë në mënyrë çnjerëzore, më kanë përplasur dhe më kanë vënë prangat. Ishin të maskuar. Metën e kanë shoqëruar me makinën e bardhë. Nuk kanë thënë që jemi policia. Mendoja që pengmarrje apo atentat që mund të na vrisnin.

Blendi Fevziu: A i bënë komunikim Metës?

Artemis Peca: Vetëm e futën në makinë. E kanë goditur Metën me forcë nga koka. Meta nuk është njeri i thjeshtë. As nuk është kriminel. Nuk ka pasur kundërshtim. Pastaj kam ndejtur 40 minuta me pranga në duar. Ata bënin sikur bënin video dhe foto. Ne na ndanë që në fillim nga Meta. Unë kërkova që të më lironin prangat, më linin me pranga dhe ushtronin presion. Pastaj m’i hoqën prangat dhe më thanë që do të rrish këtu. Ata nuk e dinin se çfarë do të bënin me mua. Më mbajtën aty deri në momentin që është shoqëruar Meta. Më pas shkova tek PL për të marrë pjesë në konferencë.

Etiketa: arrestimiArtemis PecaIlir Metashoferi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK ka gjetur prova të reja? Meta: Mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm

14:34 : 28/10/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca për Ilir Metën, SPAK sjell prova të reja

10:04 : 28/10/2025
AKTUALITET

Sot seanca, a do të lirohet Ilir Meta? Ja si përgjigjet avokati

09:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi ndryshimin e masës, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

15:17 : 23/10/2025
AKTUALITET

Ilir Meta reagon nga burgu për raportin e OSBE/ODIHR: Zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të barabarta

13:27 : 23/10/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca paraprake ndaj Ilir Metës, shkak bojkoti i gjyqeve nga avokatët

12:38 : 23/10/2025
Para

Goditje për Bayern Munich, mesfushori rrezikon deri në 3 muaj jashtë fushe

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com