• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi i Gjykatës së Romës: 12 refugjatët e Gjadërit duhet të kthehen urgjent në Itali

15:19 : 18/10/2024
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE, POLITIKE

Seksioni i imigracionit në gjykatën e Romës ka dalë me vendimin këtë të premte (18 tetor) se të 12 refugjatët afrikanë që u sollën nga Italia në kampin e Gjadërit në Lezhë duhet të kthehen menjëherë në Itali. Ky vendim është marrë pavarësisht se kërkesa e tyre për azil ishte refuzuar nga Komisionet territoriale.

Me vendimin e sotëm, gjyqtarët e Romës nuk e kanë konfirmuar ndalimin e të 12 emigrantëve nga Egjipti dhe Bangladeshi, të shpëtuar dhe të kapur më 13 tetor nga Guardia di Finanza në ujërat ndërkombëtare të zonës SAR italiane dhe që u sollën në Gjadër.

Sipas mediave italiane, ky vendim i Gjykatës së Romës bazohet në një vendim të Gjykatës së Drejtësisë Evropiane më 4 tetor për azil kërkuesit e vendeve të pasigurta. Sipas vendimit të Gjykatës së Romës, Egjipti dhe Bangladeshi konsiderohen vende të pasigurta dhe për këtë arsye emigrantët duhet të qëndrojnë në Itali.

“Dy vendet nga vijnë emigrantët, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk janë të sigurta, edhe në dritën e vendimit të Gjykatës së Drejtësisë” – ka sqaruar një nga gjyqtarët e seksionit të emigracionit në gjykatën e Romës në urdhrin e tij.

Ndalimi nuk u vërtetua për asnjë nga 12 emigrantët. Për gjyqtarët, gjendja e lirisë mund të rikthehet vetëm në Itali dhe për këtë arsye ata do të duhet të kthehen urgjent aty.

Lexo edhe:

VIDEO/ Ndërroi jetë në rrethana misterioze, i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar në Itali

EMRI/ E rëndë në Itali, 67-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës

“Mohimi i vlefshmërisë së paraburgimeve në strukturat dhe zonat shqiptare, të barasvlershme me zonat kufitare apo tranzite italiane, vjen për shkak të pamundësisë së njohjes si “vende të sigurta” të shteteve të origjinës së personave të ndaluar, me pasojë, moszbatimi i procedurës kufitare dhe, siç parashikohet në protokoll, i transferimit jashtë territorit shqiptar të personave migrantë, të cilët kanë të drejtë të çohen në Itali” – thanë gjyqtarët.

Dy ditë më parë, anija e marinës italiane solli në total 16 refugjatë afrikanë të kapur në ujërat ndërkombëtarë, por 4 prej tyre u rikthyen sërish në Itali për shkak se dy ishin minorenë dhe dy të tjerë kishin probleme shëndetësore.

Fillimisht refugjatëtu vendosen në kampin pritës në Shëngjin dhe pas procedurave u transferuan drejt Gjadrit. Aktualisht në kampin e pritjes në Shëngjin janë gati vetëm 400 nga 880 vende.

Marrëveshja Rama-Meloni parashikon strehimin në dy kampet në Shëngjin dhe Gjadër, të refugjatëve burra dhe të rinj (pasi gratë dhe të miturit qëndrojnë në Itali) nga vendet afrikane që kapen në ujërat ndërkombëtare nga autoritetet italiane.

Në kampin e parë pritet të bëhet verifikimi i të dhënave personale të refugjatëve, ndërsa në të dytën, ata duhet të qëndrojnë deri në përfundim të procedurave për azil. Të dy kampet parashikohet të jenë nën juridiksionin italian dhe ndërtimi dhe funksionimi i tyre do mbulohet financiarisht nga pala italiane.

Marrëveshja parashikon sjelljen në Shqipëri të 3 mijë refugjatëve në muaj, 36 mijë refugjatëve në vit, teksa është nënshkruar për 5 vite, me mundësi zgjatjen më tej me miratimin e të dy palëve.

Kampi është ndarë në disa seksione të veçanta, ku përfshihet edhe izolimi për personat që kryejnë krime apo seksioni i trajtimit procedurial para se të jepet apo refuzohet azili. Nëse refuzohet, emigrantët riatdhesohen në vendet e tyre.

Etiketa: duhet të kthehenEgjiptigjaderItalijo te sigurtarefugjatetvendevendimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Ndërroi jetë në rrethana misterioze, i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar në Itali

19:57 : 29/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ E rëndë në Itali, 67-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës

15:17 : 29/10/2025
BOTA

Shkoi në Itali si turist, i riu shqiptar kapet duke shitur kokainë për 40 euro doza!

14:48 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Të shpallur në kërkim si pjesë e një organizate në Itali, arrestohen dy vëllezër në Durrës

10:11 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ndjekje spektakolare në Itali, arrestohet 31-vjeçari shqiptar me makinë të vjedhur në Zvicër

12:08 : 27/10/2025
Para

Aksident në aksin “Fier-Levan”, një i plagosur

TË GJITHA

Netanyahu kërcënon Hamasin: Nëse fuqitë e huaja nuk e çarmatosin, do ta bëjmë ne

16:52 : 30/10/2025

Lukoil pranon ofertën për shitjen e aseteve jashtë Rusisë

16:43 : 30/10/2025

Çështja “Gërdeci”, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu

16:31 : 30/10/2025

Lulzim Basha paraqitet në SPAK për dosjen e “21 Janarit” (Video)

16:18 : 30/10/2025

Protestë në Durrës/ Banorët e qendrës historike kundër shpronësimeve dhe shembjes së banesave

16:03 : 30/10/2025

Këlliçi-Ballës: Një pjesë e mirë e grupit të PS do të votojë për Florian Binajn

15:57 : 30/10/2025

‘Ha e pi me familjarët e Ramës’/ Noka: Irena Gjokën e mbani se i bindet partisë

15:48 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com