Dëshmi rrënqethëse, që pavarësisht dozave të humorit të mjekëve në komunikimet mes tyre, pasqyrohet qartë se si jeta e qindra apo mijëra pacientëve të prekur me tumor duket se nuk vlen asgjë.
Mungesa e medikamenteve jetike, që duhet të sigurohen nga shteti, nuk është i vetmi problem që ka spitali onkologjik. Nga vetëm kaq, kupton arsyet pse në përgjimet e zbardhura nga gazetari Osman Stafa, mjekët ndryshojnë dozat e ilaçeve që duhet të marrin pacientët, apo në rastin më të keq ndryshimin e kurimit apo në rastin ekstrem, mos dhënia e ilaçeve apo mos kryerja e kimiterapisë.
Por ne nuk e kemi lënë me kaq, në vijim do t`ju sjellim dëshmi të pacientëvë që trajtohen aktualisht në Spitalin Onkologjik, duke mundur të depërtojmë brenda ambienteve të këtij spitali, ku pacientët të filmuar jo në kushte normale nga ne, rrëfejnë mungesën e ilaçeve, kryerjen e vizitave në spitale apo klinika private, apo dhe udhëtimin nga qindra kilometra për të bërë kimioterapi por kthehen pa e kryer atë për mungesë ilaçesh.
Hetimet e Prokurorisë së Tiranës, treguan se pazari me jetën në spitalin onkologjik përfshinte edhe blerjen e ilaçeve në farmacitë private, ndonëse ato duhet t`I siguronte shteti flas. Një nga medikamentet për kimio që duhej blerë në farmaci kushton nga 250 Euro deri në 1500 euro flakoni.
Në komunikime të tjera kuptohet që brenda farmacisë spitalore, mund të shkojë kushdo që është i afërm i një pacienti me kimio ose punonjës i brendshëm dhe kundrejt një shume monetare mund të tërheqë medikament dhe pse nuk është radha e tij për kurim por në listën e pritjes është një person tjetër.
Pjesë nga përgjimet 14. 12. 2023:
Qytetari: Do vijë një nga Kukësi, ma ndihmo të lutem mi afro çik kimioterapitë. Bëje për hatrin tim. Ku je ti?
Afrimi Ruçi: Unë jam lart në zyrë.
Qytetari: Mirë ja do vijë lart tek zyra kjo.
Në dosjen hetimore janë marrë edhe dhjetëra dëshmi të pacientëve që ankohen për shkelje. Një rast i tillë, është një paciente nga qyteti i Burrelit e diagnostikuar me tumor, që ishte transferuar në klinikën privat “Megis”, në pronësi të babait të mjekut Edmond Gashi. Gjithashtu në këtë klinikë është sugjeruar dhe t’i nënshtrohej kimios por nuk kanë pranuar. Ndërmjetës ka qenë Emiljano Lela Koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT. Në rolin e sekserit ai ka bërë pazar për pagesën e operacionit në këtë klinikë, nga 3 mijë euro, do ulej në 2500 pas ndërhyrjes së tij.
Pjesë nga përgjimet 12. 02. 2024:
Qytetari: Doku si të kam? N.A është nëna e një shokut tim do të marri në telefon. Ma zgjidh pak?
Emiljano Lela: Ca u tha doktori, a mbaruat punë?
Qytetari: Doktori tha duhet bërë operacion sa më shpejt, na dha një çmimin për të bërë operacion, bëhet 3500 euro tha por për Emiljanon 3000.
Emiljano Lela: Ok ishte do e bëjë operacionin, skaner, ka bërë skaner?
Qytetari: Do ta bëjmë edhe skanerin, ja ta provojmë do të shkojmë në Peshkopi të bëjmë atë skanerin e përgjithshëm ta shohim se a ka marrë pjesën e trupit a e ka vetëm aty.
Emiljano Lela : E pra se ajo është e rëndësishme, mos u lodh me harxhu lekë më.
Por pavarësisht hetimeve të Prokurorisë, denoncimeve të medias, raporteve të KLSH, deklaratave publike të Kryeministrit dhe QSUT, që kanë mohuar situate të tilla, a ka ndryshuar gjë në Spitalin Onkologjik? Për t`I dhënë përgjigje kësaj pyetje, emisioni Plug zbriti vet në terren, ku për disa ditë me rradhë, ka vëzhguar situatën duke depërtuar brenda ambienteve të spitalit onkologjik. Off record, kemi arritur të marrim dëshmi tronditëse nga pacientë dhe familjarë, që edhe tashmë në muajit shtator dhe tetor 2024 nuk gjejnë ilaçe për kimioterapi. Një zonjë nga Përmeti, duhet të vijë çdo tre javë në Tiranë për të kuruar bashkëshortin me kimioterapi, por në ditën që ne xhiruam brenda spitalit Onkologjik, Zonja dhe bashkëshorti I saj ishin të pafat. Ajo tregoi se kishte bërë vetëm një dozë të kimios dhe pjesën tjetër jo, sepse nuk kishte ilaç.
Familjarja e pacientit:
Gazetari: Për kimio?
Qytetarja: Për kimio…
Gazetari: S`ka ilaçe?
Qytetarja: S`ka ilaçe, burri im një bëri, një nuk e ka!
Qytetarja 2: Nuk është pra, se dhe unë bëra analizat sot, kishte babai kimion sot nuk e bëri, s`ka ilaçe…
Qytetarja: Nuk është ky ilaçi?
Gazetari: Çfarë ilaçi mungon?
Qytetarja: Po ku di unë të keqe nënja, kam burrin sëmurë. Bëri një serum, do bënte dy ai, por njëri ilaç nuk është… Vijmë njëherë në 21 ditë…
Gazetari: Nga jeni ju?
Qytetarja: Nga përmeti…
Gazetari: Nga Përmeti keni ardhur këtu…
Qytetarja: Nga Përmeti çfarë thua, çdo 21 ditë e 21 ditë, do vijmë prapë javën tjetër se do bëjmë skanerin..
Gazetari: Për një skaner nga Përmeti deri këtu!!
Qytetarja: Çdo bësh, se s`ka atje, vetëm këtu ka. Andej Përmeti ka ngelur fshat, asnjë lloj mjekësie, janë nja dy doktor në pension…dy doktor pensionist nga 80 vjeç…
Gazetari: Po në Gjirokastër nuk ka?
Qytetarja: Nuk ka e nuk ka… i bëra në Gjirokastër, në fillimet e para atje i bëra, te private po 300 mijë lekë të keqen nëna, ku ja vlen. Po prap duhet ta bësh kështu se bëhet me një lloj syri..Ka një tumor në fund të zorrës së trashë…
Gazetari: Sa kohë ka që e keni diagnostikuar??
Qytetarja: Tre muaj kemi…
Gazetari: I ka bërë të gjitha seancat apo…
Qytetarja: I ka bërë nuk ka lënë asnjë, por ja këtë rradhë spo bëjmë…
Kosto të larta financiare, skaner të kryer në privat, shpenzime rruge për të ardhur nga Përmeti deri në Tiranë dhe në fund zhgënjim pasi nuk ka kimio. Por ne vijuam dhe me histori të tjera, ku dy qytetarë treguan of record për Plug, se ilaçet e kimios I kanë blerë ose në farmaci private ose më keq akoma, në Greqi, ndërsa tashmë në këtë spital nuk arrijnë të kryejnë dot as një skaner ndonëse e kanë të planifikuar.
Pacienti 1
Gazetari: Për kimio apo për vizitë?
Pacienti: Për planifikim për më vonë për një skaner… Shkova dhe njëherë aty, por këto s`dinë as për të sqaruar nuk dinë…
Gazetari: Po Pse? Hera e parqë vini sot apo?
Pacienti: Kam dy vjet…
Gazetari: Po çilaçet apo si keni marrë akoma?
Pacienti: Unë jam operuar kam dy vjet…
Gazetari: Po kanë pasur ilaçet këtu? I keni blerë vet apo…
Pacienti: I kam blerë vet të tëra në farmaci…
Gazetari: Edhe këto të kimios?
Pacienti: Unë jam operuar te “Francezi”, jam operuar në kapcerr, njëherë në tre muaj bëj vizitë, tashm më thoë që ke të planifikuar dhe një skaner…dhe duhet të mbashë rradhën këtu…
Familjarët e pacientit:
Gazetari: Për vizitë keni ardhur apo…
Qytetari: Kemi sjellë kunatën…
Gazetari: Nga se vuan?
Qytetari: Nga mitra…
Gazetari: Është futur?
Qytetari: Është futur por ne po presim këtu
Qytetarja: Këtu është mjer kush vjen…
Gazetari: Keni ardhur shpesh?
Qytetarët: Ne sot filluam…erdhëm javën e parë, por sot filluam…
Gazetari: S`kishte ilaçe..
Qytetari: Jo erdhëm bëm konsulta..
Gazetari: A kishte ilaçe sot?
Qytetarët: Ajo hyri brenda, po s`dimë gjë ne, s`e dimë, a me det… Zot kujt i bie halli. Dalshin me sukses…I harrojmë me lek e me…
Gazetari: Këtu i ka bërë vizitat?
Qytetarët: Në Elbasan eee
Gazetari: Atje s`ka kështu…
Qytetarët: Ka kimioterapi por… ime e bëri konsultën dhe i tha hajde bëji këtu i tha ai…
Gazetari: Ju në Elbasan me atë metalurgjikun…
Qytetari: S`jemi te metalurgjiku ne, jemi në Belsh…
Gazetari: E ka zënë gjithë zonën atje…
Qytetari: Ashtu më tha ai mua, se u operova para pesë vjetësh me tumor në kanal të urinës: Si ka mundësi i gjithë Elbasani nuk po e gjejmë nga se vjen…
Gazetari: Ajo është e gjitha (për ndotjen nga metalurgjia)
Qytetari: Të gjitha tha, dhe vini shumë të zhvilluar…
Gazetari: e kishe akute?
Qyteari: Bëra gjashtë seanca i bëra imunoterapi unë. Bëra kimio, por bëra dhe imuno terapi. Gjilpërat i mora nga Greqia. Vija këtu i bëja dhe ikja.
Gjatë ditëve që mundëm të futemi në korridoret e këtij spitali, arritëm të shohim situata dramatike. Pacientë të heshtur, që në korridore flasin me gjysëm zëri për mungesën e ilaçeve. Ndërsa në redaksinë e Plug ka mbërritur edhe një video denoncuese ku pacientëve nuk u bëhet kimio.
Pacientja: Shife ja ku janë ilaçet, ja dhe shishja që I solla terapinë, ja
Infermieri 1: N… kemi ketu ne?
Infermjerja 2: N… s’ka
Infermieri 1- Pacientes: Vazhdo… Mos me shif me… …
Pacientja: Terapaia 10 minuta? Jane mesuar keta… Beja ilaçet se gjynah njerezit… fundja fare po na I jep shteti s’po na i jepni ju…
Pacientja: Nuk ma beri, pse sma bëri ilaçin…
Infermjerja 2: Po kush s’ya bëri ilaçin mi…
Pacientja: Me 1 mije perqind ilaçin nuk ma ka bërë, se ma ndërroi…
Sorollatjet e pacientëve, që vijnë e nuk kryejnë punë, e konfirmon dhe roja që qëndron te hyrja e Onkologjikut, I cili gjithashtu off record tregon se sa herë vijnë pacientët vetëm në një javë dhe nuk mbarojnë punë.
Biseda me rojen:
Gazetari: Kështu është përditë këtu?
Roja: Më keq është përditë, më keq se sot është përditë…
Roja: Kjo punë është përherë këtu, dy ditë (s`kuptohet mirë), pasaj dy ditë pushim, kalojnë nja gjashtë ditë dhe pastaj vijnë prapë.
Gazetari: Pse kaq keq është për ilaçe…
Roja: Nuk ka…Jetojmë në një terror
Nga të dhënat e Open Data Albania, rezulton se prej 1 janarit të këtij viti e deri në datën 1 tetor, janë anuluar të paktën 227 procedura të tenderimi me autoritet kontraktues Ministrinë e Shëndetësisë. Mes procedurave të prokurimit, shumica prej tyre janë ato për blerjen e ilaçeve për spitalet publike në vend, përfshirë edhe spitalin onkologjik. 4.3 miliarde lekë apo rreth 43 milionë euro nuk janë shpenzuar nga shteti për të blerë ilaçet e nevojshme në këto dhjetë muaj të vitit, duke lënë pa medikamente mijëra pacientë në spitalet e vendit.
Në përfundim të këtij emisioni, vlen të theksohen disa fakte shumë të rëndësishme. ndonëse kryeministri Edi Rama dhe ministrant e kabinetit të tij, më e rëndësishmja titullarja përgjegjëse e shëndetësisë, tentuan të fajsojnë mjekët për situatën tek onkologjiku, faktetet që publikuan në fakt tregojnë të kundërtën.
1- Qeveria ishte në dijeni, për mungesën e ilaçeve në onkologjik, pasi ishin denocuar publikisht nga pacientët.
2- Qeveria ishte në dijeni për mungesën e ilaçeve, pasi konfirmuar nga auditi i KLSH.
3- Qeveria ishte në dijeni për Aparaturën e Kobalto Terapisë, e denoncoi mjeku Hoti që në vitin 2021.
4- Qeveria ishte në dijeni për Mungesën e shtretërëve, pajisjeve mjekësore dhe vetë mungesën e stafit në këtë spital, të gjitha ishin në raporte zyrtare të KLSH, të cilat i shkojnë qeverisë.
5- Ministria e Shëndetësisë, ka anauluar 43 milionë euro tendera vetëm gjatë dhjetë muajve të këtij viti për medikamete e pajisje mjekësore, shumë prej të cilave do të shkonin për pacientët me tumor. Të gjitha këto fakte, janë akuzë publike ndaj qeverisë, që duket se ka kryer një krim që tashmë kërkon ndëshkim, për dramata e ndoshta tragjeditë që ka shkaktuar ndaj mijëra familjeve që kanë humbur të afërmit nga sëmundjet tumorale për shkak të gjithë sa thamë në këtë emision…/ Syri tv