• Kontakt
Thursday, September 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Negociatat/ Rama vazhdon kritikat ndaj BE: Është treguar e padrejtë ndaj nesh! Na ndihmoi Putini

10:51 : 15/10/2024
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama, nga Luksemburgu ku ndodhet për hapjen e grup-kapitullit të parë të negociatave me BE-në, ka dalë në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó dhe komisionerin për Zgjerimin e BE-së, Olivér Várhelyi.

Rama deklaroi se ky proces mori një shpejtësi të re me ndihmën e presidentit rus, Vladimir Putin mbi agresion në Ukrainë. Ai vazhdoi më tej me kritikat ndaj BE-së ku tha se ajo shpesh herë është treguar e padrejtë me Shqipërinë, edhe pse duhet theksuar fakti se ishte Qeveria e tij që nuk i plotësonte kushtet. Ndër të tjera, Rama deklaroi dhe se shqiptarët nuk mund të kenë një plan B, veç Bashkimit Europian.

Edi Rama: Jam i lumtur që gjendem këtu, në vijim të një seance emocionale që sjell Shqipërinë më pranë Bashkimit Europian. Mund të mos duket e këshillueshme të shihesh me Hungarinë, por ja ku jam jo me një por me dy hungarezë. Faleminderit presidencës hungareze, Várhelyi që ka luajtur rol të rëndësishëm në këtë proces duke na nxitur përpara dhe ekipit të tij, që na kanë ndihmuar për 5 vite të gjata sfiduese dhe jo të lehta.

Qëndroj këtu, përpara këtij hapi drejt anëtarësimit që na sjell më afer BE-së Ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët por edhe për BE. Kjo është e vërtetë në këto kohëra sfiduese kur një mori krizash na janë qasur me nevojën për të qëndruar të gjithë sebashku dhe për tu përballur me veten dhe për të kuptuar mënyrën për të ecur para.

Nuk rri dot pa e thënë, kjo ishte me ndihmën e Putin që ky proces mori një shpejtësi të re, me agresionin në ukrainë që shërbeu si zile zgjimi. Çelja e kapitujve përbën arritje të madhe dhe shënon gur themel historik në rrugëtimin e përbashkët. Çdo sukses që Shqipëria në procesin e BE-së duhet të shihet si hap për të gjithë rajonin. Më shumë se kurrë BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor ashtu si Ballkani ka nevojë për ju. Për Shqipërinë nuk ka tjetër të ardhme.

Lexo edhe:

Miku i Ramës në takim me Putinin dhe presidentin Kinez

“Përplasje klanesh brenda PS”, Koka: Ja ministrat që fuqizohen në qeverinë ‘Rama 4’

Është e vërtetë që herë herë BE mund të jetë e padrejtë dhe është treguar e padrejtë ndaj vendeve kandidate, u tregua e padrejtë ndaj nesh. Ne shqiptarët nuk mund të kemi një plan B, kur bëhet fjalë për liri individuale, sundimin e ligjit, historia na ka mësuar se nuk mund të garantohet jashtë sferës së BE. Këto janë A, B, C e mënyrës së jetës europiane. Zgjedhja e një alternative ndaj anëtarësimit të plotë në BE do të hiqje dorë nga mënyra e jetesës së fundmi zgjodhëm pasi duruam, epoka errësire që na u imponua. Nuk është retorikë pro europiane. Është çështje jete a vdekje për ëndrrën tonë që tu lëmë brezave të ardhshme një vend ku liria e fjalës është e padiskutueshme, ku sundimi i ligjit respektohet dhe funksionon demokracia.

Ndërsa, ministri hungarez u shpreh se procesi përgatitor është i vështirë dhe kompleks, ndërsa tha se akademia diplomatike e punëve të jashtme në Hungari do të bëjë trajtim për 50 anëtarë të administratës shqiptare në mënyrë që të mund të kontribuojnë në procedurat e anëtarësimit.

“Është nder për ne që nisja e negociatave të vërteta dhe thelbësore nisën gjatë presidencës Hungarze. Ky po shndërrohet në zakon nga ana jonë, dhe ishin në këtë pozicion dhe atëherë ishte Kroacia.

Sot folëm për grup kapitujt themelorë. Janë 6 që duhet të negociohen dhe e dimë që procesi përgatitor është i vështirë, kompleks, i fortë dhe e dimë që përvoja ka rëndësi. Dhe kur kryeministri na vizitoi në Budapest, ramë dakord që akademia diplomatike e punëve të jashtme në Hungari do të bëjë trajtim për 50 anëtarë të administratës shqiptare në mënyrë që të mund të kontribuojnë në procedurat e anëtarësimit”, tha ministri i Jashtëm hungarez.

Etiketa: BEEdi RamakritikanegociataPutin

Lajme të lidhura

BOTA

Miku i Ramës në takim me Putinin dhe presidentin Kinez

22:39 : 03/09/2025
AKTUALITET

“Përplasje klanesh brenda PS”, Koka: Ja ministrat që fuqizohen në qeverinë ‘Rama 4’

21:39 : 03/09/2025
AKTUALITET

Deklarata e Ramës në Bled, sinkron me ‘Rendin e Ri Botëror’ të Pekinit!

19:30 : 03/09/2025
AKTUALITET

Rama “mori” edhe ujin

19:05 : 03/09/2025
BOTA

Trump paralajmëron Putinin: Do të ketë pasoja nëse nuk respektohen interesat e SHBA për Ukrainën

19:00 : 03/09/2025
BOTA

Putin-Ukrainës: Jepini fund luf*ës me anë të bisedimeve, ose do ta përfundoj me forcë!

18:00 : 03/09/2025
Para

Sali Berisha feston sot 80 vjetorin e lindjes: Jam në majën e motivimit të betejës më të rëndësishme të jetës

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 4 Shtator/ Çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 03/09/2025

“Një nga grupet kriminale më të rrezikshme në planet”/ Media belge: Si u shemb perandoria e Çopjave

22:53 : 03/09/2025

Miku i Ramës në takim me Putinin dhe presidentin Kinez

22:39 : 03/09/2025

Hamasi paraqet kushtet: Gati për një marrëveshje dhe lirimin e të gjithë pengjeve izraelite

22:36 : 03/09/2025

Koka përplaset me Dash Sulën: Thoni se PD është e poshtër kur s’bëheni deputetë!

22:27 : 03/09/2025

Shega, mrekullia e vjeshtës që duhet shfrytëzuar çdo ditë

22:15 : 03/09/2025

Shkencëtarët amerikanë dhe kinezë krijojnë çipin 6G me shpejtësi rekord

22:02 : 03/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com