• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gentiana Sula kthen në “pronë private” Autoritetin e Dosjeve, përse ka frikë nga transparenca?!

17:20 : 14/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Aksioni për gjetjen e të pushkatuarve gjatë regjimit komunist është kthyer në një “mollë sherri” mes kryetares së Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula dhe anëtarit Gjergj Marku i cili pak ditë më parë zbuloi se së shpejti do të miratohet një vendim i qeverisë për gjetjen e eshtrave të ekzekutuarve gjatë komunizmit.

Por kjo deklaratë ka shqetësuar së tepërmi “titullaren” e AIDSSH, Gentiana Sulën e cila kërkon që të mbajë të fshehur këtë aksion të rëndësishëm që mezi po pritet nga familjarët e të zhdukurve gjatë viteve të egra të diktaturës. Natyrshëm lind pyetja se “përse Sula ka frikë nga transparenca?”, madje duke e kthyer Autoritetin për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit në një “pronë private”.

Kuvendi ka vendosur që “Autoriteti i Dosjeve” të ketë një bord me anëtarë që votojnë dhe propozojnë ide dhe iniciativa të ndryshme, kurse Sula si titullarë e emëruar nga “lart” kërkon që t’i mbyllë gojën të gjithëve duke vepruar me fshehtësi, larg vëmendjes së mediave.

Kjo gjë vërehet mjaft qart në letrën e siguruar nga “Boldnews.al” që Gentiana Sula i ka drejtuar Gjergj Markut, ku thekson se “unë jam i vetmi person që mund të autorizoj udhëtimet dhe aktivitetet zyrtare në emër të këtij institucioni, si dhe të perfaqësoj AIDSSH ndaj palëve të treta.”.

Pra, një institucion “njëshi” ku Autoriteti i Dosjeve të ish-Sigurimit për Gentiana Sulën duhet të mbajë vetëm emrin dhe vulën e saj. Një model si në kohën e komunizmit, ku nga vetë përmbajtja e institucionit që ajo drejton, Genta Sula duhet të jetë totalisht kundër.

Lexo edhe:

Korrupsioni me tenderat/ SPAK dërgon për gjykim “çunat e Belës”: Berberin, Gjylin dhe Elezin

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, autori i penduar: Kërkoj falje, por nuk tërhiqem nga…

Situata bëhet edhe më e rëndë kur merret parasysh fakti se Gentiana Sula është shqetësuar për një intervistë të Gjergj Markut për Zërin e Amerikës.

“Ky komunikim i referohet ketyrë raporteve në media ku fliter për takime e pronouncement tuajat në emer të Aidssh. Me vjen keq që mora informim për këtë rast nga media dhe këte jua shpreha dhe në takimin që patëm në zyrën time. Dua të ritheksoj dhe një herë që sipas ligjit unë jam caktuar si i vetmi person që mund të autorizoj udhëtimet dhe aktivitetet zyrtare në emër të këtij institucioni, si dhe të perfaqësoj AIDSSH ndaj palëve të treta.” – duke u shprehur mjaft qart se kjo nuk është hera e parë që ia u ka kërkuar vartësve modelin e “njëshit”.

Gentiana Sula vazhdon më tej edhe me tone kërcënuese, duke paraljmëruar jo vetëm Gjergj Markun, por edhe të tjerët se askush nuk duhet të flasë për Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit pa marrë fillimisht autorizimin e saj.

“Çdo anëtar tjetër që merr pjesë në takime zyrtare ose bën deklarata publike në emër të Aidssh pa miratimin tim, është në kundershtim me ligjin dhe rregulloren. Ne rast se do të doja të delegoj dhe të autorizoj një anëtar të autoritetit, do ta beja me vendim te shprehur dhe te dokumentuar siç kërkohet. Siç e kam bërë sa here ma keni kërkuar.” – shkruan Sula.

Më tej, ajo i kërkon Gjergj Markut që të japë “llogari” edhe për takimet e tjera ku ka marrë pjesë pa lejën e saj.

“Ju kërkoj të më informoni në përgjigje të këtij email për takimet e përmendura në media, nëse këto qëndrojne, si dhe takime te tjera te paautorizuara ku keni marrë pjesë, natyrën dhe objektivin e tyre.” – shkruan ajo.

Ndërkohë, Gjergj Marku nuk e ka lënë pa përgjigje kryetaren e AIDSSH , ku në e-mail -in replikues ndaj saj, shkruan se mënyrën e të shprehurit nga ana e Genta Sulës e sheh si një lloj censure dhe ndërhyrje të papranueshme në detyrën e tij.

“Ky e-mail dhe kjo menyre e te shprehurit konsiderohet nga ana ime si nje forme e drejtepedrejte kufizimi, ndikimi apo nderhyrje e paparanueshme nga ana Juaj ndaj detyres time, e cila nuk gjene zbatim ne ligjin e posaçem nr. 45/2015 dhe normat e tjera ligjore qe rregullojne ushtrimin e detyres se anetareve te institucioneve te pavaruara dhe organeve kolegjiale vendimarrese.” – shkruan ai.

Teksa jep detaje nga aktiviteti ku ka marrë pjesë, Gjergj Marku shprehet se mendimin e tij e jep si i pavarur nga askush dhe se është anëtari i vetëm në bordin e AIDSSH i propozuar nga shoqata e të përndjekurve dhe për këtë shkak duhet të mbrojë kauzën e tyre.

“Aktivitetit publik ne formatin e tryezes se bashkebisedimit te ciles Ju i referoheni, kemi te bejme me intervisten e dhene per Zerin e Amerikes gjate aktivitetit te dates 30 shtator 2024 ne Shkoder, organizuar nga Shoqata dhe deget e Shoqatave te ish- te Perndjekurve Politik te Shqiperise, me pjesemarres kreret e tyre, ku une kam qene i ftuar dhe prezent per te transmetuar mendimin tim te pavaruar, te pa ndikuar dhe si mbeshtetes i kauzave te kesaj shtrese shoqerore per t’ju transmetuar gjithnje informim mbi proceset e njohura publikisht qe kane ndodhur mbi kete shtrese, ku une bej pjese dhe si prejardhje shoqesore si anetare i ketij bordi vendimarres, dhe si person i vetem i propozuar nga keto te fundit per te qene pjese e bordit te AIDSSH.” – shkruan Marku.

Më tej, ai ia bën mjaft të qartë Genta Sulës se në detyrën e tij atë nuk mund ta kufizojë dhe nuk mund t’i ndërhyjë askush, për aq sa e përcakton ligji.

“Pergjate ushtrimit te detyres funksionale si anetar i AIDSSH, si dhe aktiviteteve te jetes publike dhe si mbeshtetes i shtreses se ish- te perndjekurve politik te Shqiperise, nuk mund te me nderhyet, apo ndikoj e kufizoj askush, asnje indivit apo institucion ne permbushje te ketyre detyrimeve funksionale qe ka percaktuar ligji i posaçem dhe ligjet e tjera ne fuqi.” – shkruan anëtari i bordit të AIDSSH.

Gjatë përgjigjes, Gjergj Marku bën me dije se si anëtar AIDSSH ka bërë detyrën duke ruajtur gjithmonë interesin publik, transparencën, gjykimin e drejtë të vendimmarrjes.

“Ju rikujtoj, qe propozimi i perosnit tim per te qene pjese e AIDSSH eshte kryer ne perputhje me nenin 8, te ligjit nr. 45/2015 “Per te Drejten e lnformimit per Dokumentet e lsh-Sigurimit te Shtetit te Republikes Popullore Socilaiste te Shqiperise”, nisem kjo e ardhur nga Shoqata Kombetare e ish-te Perndjekurve Politik te Shqiperise ne muajn Maj 2022, me pas kaluar ne procesin e perzgjedhjes ne Komisionin e Ligjeve prane Kuvendit te Shqiperise, dhe se fundmi zgjedhur nepermjet votimit nga deputetet e Kuvendit te Shqiperise ne seancen plenare te dates 9 Qershor 2022. (Vendim nr. 46/2022)

Konfirmoj gjithashtu faktin se pergjate ushtrimit te detyrave te funksionit tim si anetare prane AIDSSH, kam kryer dhe do ta kryej ne perputhje me ligjin detyren, duke ruajtuar gjithmone interesin publik, transparencen, gjykimin e drejte te vendimarrjes time nepermjet votes ne mbledhjet vendimarrese si dhe mendim pakice dhe kundershtuese sa here qe une vleresoj. Permbajtja me e-mail e derguar nga Ju eshte e pa pranueshme dhe nuk konsiderohet nga une per tu zbatuar pergjate mandatit tim si anetare prane AIDSSH.” – shkraun ai.

Në përfundim të përgjigje, Marku ia bën të qartë Genta Sulës se ky cënim i ushtrimit të funksionit të tij pranë Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit nuk duhet të përsëritet më, pasi ndryshe do i drejtohet organit epror Kushtetues.

“Se fundmi, kerkoj qe kjo nderhyrje e cila u konsiderua nga une nje cenim i ushtrimit te funksionit tim prane ketij Autoriteti, nuk duhet te perseritet me, pasi do te nevojitet qe te kalohet si çeshtje dhe lende menjeher per tu trajtuar nga organi epror Kushtetues siç eshte Kuvendi i Shqiperise, Komisioni i Ligjeve, si dhe Komisioni pergjegjes qe vlereson te drejten e informimit ai i Komisionit per Edukimin dhe mjetet e lnformimit Publik”, shkruan Gjergj Marku.

Gjithsesi, vlen të theksohet fakti se mesaduket sindroma e “njëshit” është ngjitëse tek “rilindasit” pasi edhe Gentiana Sula ndjek shembullin e kryeministrit Edi Rama i cili nuk pyet për kabinetin qeveritar por vepron sipas mendjes së tij, madje të gjitha ligjet kalohen pa u konsultuar me askënd dhe në mungesë transparence.

Me letrën e dërguar së fundmi Sula kërkon që të “shtypë” ata që ka nën vete, kurse titullarët e saj ajo është e gatshme që t’i “pastrojë edhe këpucët” duke iu nënshtruar plotësisht servililizmit dhe më pas të presë “shpërblimin” duke u rritur në detyrë.

  • Kush është Gentiana Sula dhe akuzat se bashkëshorti i saj fiton tendera

Partia Demokratike ka akuzuar kryebashkiakun Erjon Veliaj se ia ka dhënë tenderin për ndërtimin e Teatrit të Ri bashkëshortit të Genta Sulës, kryetares së Autoritetit të Dosjeve.

Më herët PD thotë se “ky është një këmbim favoresh që Genta Sula i bën vazhdimisht pushtetit dhe mafies së betonit”.

Faktet tregojnë se lidhjet mes kryeministrit dhe familjarëve të Gentiana Sulës janë shumë të afërta. Disa media prej kohësh kanë shkruar edhe për lidhje direkte të Linda Ramës me Gentiana Sulën në disa OJF.

Por fakt është që kompania e Gentian Sulës, bashkëshortit të Gentiana Sulës (Mara), është një prej kompanive që ka përfituar më shumë tendera publikë dhe është trajtuar si e privilegjuar nga qeveria e drejtuar nga Rama.

Kompania “Agi Kons” është 100% biznes dhe pronësi të familjes së drejtoreshës së Autoritetit të Dosjeve.

Gjatë 9 viteve në qeveri, “Agi Kons” ka marrë 111 milionë euro tendera e PPP, 6 HEC-e dhe leje për 4 resorte në Lals, Himarë, Vlorë e Divjakë.

Dy bashkëshortët Sula rezulton se kanë 9 kompani, me të cilat kanë marrë e vijojnë të marrin funde nga shteti.

1. “Agi Kons Shpk”, me aktivitet ndërtimin.

2. “VIBIA- sh.p.k”, me aktivitet organizimi evente zyrtare.

3. “ALBDESIG”, me aktivitet postera, reklama e menaxhim fushatash.

4. Firma “ALBDESIGN-PSP”, me aktivitet prodhim letra me vlerë për shtetin.

5. Firma “ALBANIAN DIGITAL PRINTING SOLUTIONS&SERVICES”, me aktivitet menaxhim i dokumenteve e shtypshkrimeve sekret shtetëror e pajisje shkollore.

6. Firma “Wildermore Holdings”, me aktivitetet shërbime të ndryshme tregtare import-eksport.

7. Firma “Energy Plus”, me aktivitet 2 HEC-e në Kukës, koncesion i dhënë fals për 35 vite.

8. Firma “Clean Energy-Al”, me aktivitet 3 HEC-e në Zall- Bulqizë/Vajkal, për 35 vite.

9. Firma “Z.M.A”, koncesion 5 vjeçar për mirëmbajtjen e objekteve arsimore, me vlerë 23 milionë Euro, dhënë më 17.10.2018 nga Erjon Veliaj dhe Lindita Nikolla, kur ishte ministre.

Etiketa: anetarautoriteti i dosjevebashkeshoritfrikegentiana sulagjergj markukercenimtendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Korrupsioni me tenderat/ SPAK dërgon për gjykim “çunat e Belës”: Berberin, Gjylin dhe Elezin

16:37 : 04/06/2025
BOTA

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, autori i penduar: Kërkoj falje, por nuk tërhiqem nga…

14:03 : 01/06/2025
Foto IPP/Fabio Cimaglia Roma 13/05/2024 Incontro tra il primo ministro del governo italiano e il premier della Repubblica Ceca nella foto il premier Giorgia Meloni Presidente del Consiglio dei ministri della Repubblica Italiana. *** Photo IPP Fabio Cimaglia Rome 13 05 2024 Meeting between the prime minister of the Italian government and the premier of the Czech Republic in the photo Premier Giorgia Meloni President of the Council of Ministers of the Italian Republic PUBLICATIONxNOTxINxITAxFIN
BOTA

Tronditet qeveria italiane! Kërcënohet me jetë vajza e Giorgia Melonit

16:59 : 31/05/2025
AKTUALITET

Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta

13:36 : 31/05/2025
AKTUALITET

650 mln lekë tendera për mbetjet spitalore, Miri i “Vale Recycling” dhe 12 të tjerë dërgohen në gjyq

11:04 : 31/05/2025
NDRYSHE

Pesë frazat që përdorin gjithmonë ‘njerëzit e pakënaqur’, sipas psikologëve

20:52 : 28/05/2025
Para

SHBA dhe Britania me universitetet më të mira në botë

TË GJITHA

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

14:36 : 06/06/2025

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në Vlorë! Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

14:30 : 06/06/2025

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan/ EMRI

14:19 : 06/06/2025
Autori i plagosjes, Shpetim Osma

DETAJE nga plagosja e çiftit në Rrogozhinë, shkak u bë qeni

14:15 : 06/06/2025

“Blindohet” Rinasi, Kombëtarja e Serbisë mbërrin nën masa të rrepta sigurie

14:02 : 06/06/2025

Tiranë – Mësuesja denoncon në polici për fyerje prindin e nxënëses së saj

13:51 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com