• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqiptarët kryesojnë për lejet e qëndrimit të dhëna nga Italia në vitin 2023

21:34 : 11/10/2024
në AKTUALITET, BOTA

Në vitin 2023, në Itali u dhanë 330.730 leje qëndrimi, një shifër në ulje me 26.4% krahasuar me vitin 2022. Një rënie, sipas Istat, i cili publikoi të dhënat, që lidhet me uljen e lejeve të dhëna për azil dhe mbrojtje ndërkombëtare, në rënie me 47.6%. Në vitin 2022, në këtë shifër ndikuan edhe 149 mijë lejë të dhëna për qytetarët ukrainas, të larguar nga Ukraina, për shkak të sulmeve të Vladimir Putin, të cilat vitin e kaluar ranë në 21 mijë.

330 mijë lejet e dhëna vitin e kaluar e çojnë në 3.6 milionë numrin e shtetasve jashtë BE-së të pranishëm rregullisht në territorin italian, një shifër që përfaqëson 41% të të huajve që jetojnë në Itali, ndërsa 59% përbëhet nga shtetas të BE-së. Duke u kthyer te viti 2023, kombësia më e përfaqësuar është ajo shqiptare, me 33 mijë hyrje vitin e kaluar.

Në vend të dytë, Ukraina, me pak më pak se 30 mijë persona, ndjekur nga Bangladeshi, me pak më pak se 29 mijë. “Renditja” mbyllet me Kinën, me pak më shumë se 8 mijë qytetarë që morën leje qëndrimi në Itali vitin e kaluar. Por, cilat janë arsyet që i shtynë këta njerëz të transferohen në Itali?

Nga pikëpamja e përgjithshme, 128 nga 330 mijë lejet e dhëna lidhen me bashkimin familjar. Kjo shifër është e barabartë me 39% të totalit, ndjekur nga 32,1%  leje për azil apo mbrojtje ndërkombëtare. Lejet për arsye pune janë 39 mijë, ndërsa ato për studentë 27 mijë (në rritje me 9.4% krahasuar me një vit më parë). Grafiku, i cili tregon 10 kombësitë më të shumta për leje të dhëna në 2023, tregon arsyet që i kanë shtyrë njerëzit drejt Italisë.

Nuk është për t’u habitur që pjesa më e madhe e lejeve të dhëna për qytetarët ukrainas (84.1% e totalit) lidhet me azilin dhe mbrojtjen ndërkombëtare. Ndër vendet nga të cilat njerëzit lëvizin në Itali për arsye humanitare janë edhe Bangladeshi, Egjipti, Pakistani dhe Peruja.

Lexo edhe:

IdentiTek fitoi 17 milion euro vitin e kaluar nga çmimet e kripura të pasaportave

Bullizohej në shkollë, 14-vjeçari italian i jep fund jetës

Shqipëria, Maroku, India dhe Tunizia janë vende nga të cilat njerëzit largohen drejt Italisë kryesisht në kërkim të një pune. Një tjetër e dhënë interesante lidhet me Kinën. 45.3% e më shumë se 8 mijë lejeve të dhëna në vitin 2023 lidhet me studentë që kanë zgjedhur shkollat dhe universitetet italiane për formimin e tyre. Me 3.779  studentë në Itali, Kina është vendi i dytë më i përfaqësuar në bankat e shkollave në Itali, ndjekur nga Irani (4.209 studentë në 2023) dhe Turqia (2.074).

Duke parë moshën e 3.6 milionë personave që jetojnë në Itali, falë një leje qëndrimi, mosha mesatare është pak më shumë se 36 vjeç dhe 49.2% janë gra. Minorenët përfaqësojnë 19.5% të totalit. Një në katër nga këta njerëz jeton në Lombardi, kurse një në tetë jeton në qytetin metropolitan të Milanos.

Burimi: Il Sole 24 ore

Etiketa: Italileje qendrimishqiptaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

IdentiTek fitoi 17 milion euro vitin e kaluar nga çmimet e kripura të pasaportave

20:54 : 16/09/2025
A young boy being bullied at school
BOTA

Bullizohej në shkollë, 14-vjeçari italian i jep fund jetës

08:23 : 16/09/2025
AKTUALITET

Itali/ Shqiptari i akuzuar për tentativë vrasjeje thyen masën e arrestit shtëpiak dhe bën për spital një 22-vjeçar

11:55 : 15/09/2025
BOTA

Itali/ 70-vjeçari hidhet nga ballkoni, por bie mbi 83-vjeçaren. E moshuara vdes në vend, ai mbijeton

10:51 : 15/09/2025
AKTUALITET

Shqiptarët zgjedhin blerjet, jo dijen; Aplikacioni më i shkarkuar gjatë vitit 2024

08:26 : 15/09/2025
AKTUALITET

Ktheu apartamentin në bazë të trafikimit të kokainës, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali

19:21 : 14/09/2025
Para

Kombëtarja pa iniciativë, dominim total i çekëve në pjesën e parë

TË GJITHA

“Automjeti juaj është gjobitur”/ AKSK apel qytetarëve: Mos i hapni këto mesazhe në telefonin tuaj

17:30 : 17/09/2025

Teuta triumfon në “Niko Dovana”, durrsakët i shkaktojnë Dinamos humbjen e dytë radhazi

17:18 : 17/09/2025

“Nuk u qëllua me thikë”, policia jep detaje për plagosjen e 69-vjeçarit në Himarë

17:13 : 17/09/2025

Zbulohen lidhjet e ministres së Shëndetësisë Evis Sala me oligarkun Klodian Allajbeu

17:10 : 17/09/2025

Akuzohet për krime lufte, Gjykata në Prishtinë cakton një muaj paraburgim për shtetasin serb

17:03 : 17/09/2025

EMRAT/ Mesila Doda refuzon, zbulohen 4 deputetët që PD u jep “borxh” aleatëve për grup parlamentar

16:56 : 17/09/2025

Mijëra palestinezë zhvendosen, ndërsa trupat izraelite hyjnë në qytetin e Gazës

16:44 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com