• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kërcënimi ndaj Bardhit, Logu: Sokol Balla foli si zëdhënës i Ramës, SPAK të veprojë

20:59 : 10/10/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

Këshilltari Ligjor i Grupit Parlamentar të PD, Marash Logu, ka kritikuar ashpër situatën aktuale që po ndodh me deputetin Bardhi, duke e konsideruar një kërcënim të drejtpërdrejtë për funksionimin e demokracisë dhe sigurinë e deputetëve.

Logu thekson se deklaratat e bëra nga një gazetar me lidhje të ngushta me Edi Ramën dhe PS, Sokol Balla, përbëjnë një kanosje serioze ndaj Gazmend Bardhit, kryetarit të grupit parlamentar të PD.

Ai ka shprehur shqetësimin për rritjen e presionit mbi ata që ushtrojnë detyrën e tyre si deputetë, duke theksuar nevojën për hetime të menjëhershme nga prokuroria për këto raste.

Logu ka theksuar se kërcënimet e bëra për burg ose vrasje për shkak të detyrës janë një shenjë e qartë se situata politike në vend po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme. Ai argumenton se Gazmend Bardhi, përkundër akuzave të bëra nga media, nuk ka asnjë çështje me drejtësinë përveç kallëzimeve që ka bërë ndaj eksponentëve të lartë të PS.

Duke iu referuar SPAK-ut, Logu ka theksuar se mesazhet që janë dërguar Bardhit janë të pavërteta dhe të sajuara, dhe se media e përmendur duhet të jetë e kujdesshme në shpërndarjen e informacionit.

Logu gjithashtu e ka quajtur këtë një rast tipik kanosjeje ndaj një funksionari publik dhe ka kërkuar që prokuroria të ndërhyjë menjëherë për të hetuar këto akuza, duke e vlerësuar si një vepër penale të detyrueshme.

“Qartazi, ajo që kemi parë ditën e djeshme ishte një kërcënim për burg ose për vrasje që i bëhet një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë për shkak të detyrës që ai ushtron. Kallëzimet dhe denoncimet që ka bërë Gazmend Bardhi janë të gjitha kallëzime që ai i ka bërë për shkak të detyrës së tij si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe si kryetar i grupit parlamentar të PD.

Pikërisht për këto kallëzime, një gazetar, i cili njihet për afërsinë dhe lidhjet e tij të ngushta me Edi Ramën dhe PS, kërcënon hapur, në një media publike, kryetarin e grupit parlamentar. Në fakt, një deklaratë apo një editorial, që mendoj unë, nuk ka asnjë lidhje as me mediat as me gazetarin, sepse nga fillimi në fund përmbante vetëm të pavërteta.

Pra, thuhej që Gazmend Bardhit po i shtoheshin çështjet me drejtësinë, ndërkohë që Gazmend Bardhi nuk ka asnjë çështje me drejtësinë përveç kallëzimeve që ka bërë ndaj eksponentëve më të lartë të PS dhe ndaj Ramës. Thuhej gjithashtu se SPAK e paalajmëroi Gazmend Bardhin; ndërkohë, SPAK nuk e paralajmëroi. SPAK doli dhe tha që mesazhet që janë dërguar Bardhit dhe që media ku punon gazetari Balla i shpërndajnë dhe i marrin si të mirëqena janë të pavërteta, të sajuara, dhe i bënte thirrje mediave që përdoren nga qeveria dhe nga krimi i organizuar që të mos përhapin lajme të tilla të pavërteta.

Dhe megjithëse për këdo ishte shumë e qartë se cili ishte qëndrimi i SPAK, Balla përdori këtë moment për të shpërndarë dy lajme të pavërteta, por edhe për të bërë një kërcënim të drejtëpërdrejtë ndaj Bardhit, që të mos vazhdonte aktivitetin e tij denoncues, sepse mund të kishte fatin e Ervin Salianjit, pra të shkojë në burg, apo fatin e Ervis Martinaj, i cili është i zhdukur dhe dyshohet se është vrarë.

Ky është një rast tipik i një kanosjeje që i bëhet një funksionari publik për shkak të detyrës dhe, në vlerësimin tim, prokuroria do të duhej të kishte filluar menjëherë hetimet për rastin. Është një vepër penale e detyrueshme dhe, në fakt, çdo qytetar që do të bënte atë lloj kanosjeje do të përballej me ligjin, sepse është një vepër penale e dënueshme me 1 deri në 3 vjet burg. Në raste të tilla, prokuroria, duke qenë se kemi të bëjmë me një kanosje publike, merr njohuri kryesisht dhe mund të fillojë në mënyrë të menjëhershme hetimet.

Unë e kuptoj fare mirë se gazetari në fjalë nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka vepruar si zëdhënës i Ramës, por gjithësesi, të marrësh përsipër që publikisht të konsumosh një vepër penale aq të rëndë, unë mendoj se situata në vendin tonë tani është bërë kaq e rëndë sa ja lejon vetes të kërcënojë herë me burg e herë me vrasje këdo që guxon të denoncojë aferat e Edi Ramës, aferat e qeverisë së tij.”- tha Logu në Syri TV.

Etiketa: Edi Ramagazment bardhiMarash LoguSokol Ballaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026
AKTUALITET

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026
Para

Liga e Kombeve, Italia në avantazh të dyfishtë ndaj Belgjikës (Video)

TË GJITHA

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom