• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjithçka “në dorë të Sulltanit”, Rama në krye edhe të Shkencës

17:43 : 09/10/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Gjithçka në dorë të një njeriu, njësoj si në monizëm. Kryeministri Edi Rama tashmë do të drejtojë edhe Shkencën.

Këtë të mërkurë është prezantuar nga ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik projektligjin e ri për “Shkencën dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë”.

Ky projektligj parashikon ngrijten e Këshillit Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor. Kreu i Qeverisë do të jetë kryetari i këshillit, ndërsa anëtarë do të jenë 7 ministra të tij, disa përfaqësues të agjencive në varësi të ministrive, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe vetëm 4 përfaqësues nga Universitetet.

Në këtë mënyrë Qeveria zëvendëson akademikët me ministrat, pasi më herët kërkimin shkencor e ka pasur në drejtim një Këshill i përbërë vetëm nga akademikë dhe departamentet e vetë universiteteve.

Ky ligj, bie në kundërshtim me ligjin për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor dhe cënon lirinë akademike, liri të cilën ky ligj ia zhvesh universitetit, departamentit dhe institutit, për t’ia ngarkuar organeve të reja të krijuara.

Lexo edhe:

“Skenë filmi”/ Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç

Shqiptarja e kthyer nga Gaza mesazh Ramës: Të shohim të vërtetën, aty po vriten fëmijë të pafajshëm

Gjithashtu, ky ligj zhvlerëson njëkohësisht edhe titujt akademikë të marrë deri tani, pasi krijon tituj të rinj, si kërkues, apo kërkues i avancuar duke dubluar titujt profesor apo doktor në universitete.

Me miratimin e këtij projekt-ligji në Kuvend, Ministria e Arsimit do të ketë kompetencën për të kontrolluar, financuar dhe vlerësuar kërkimin shkencor të të gjitha institucioneve arsimore dhe pedagogëve në vend.

Manastirliu e prezantoi projekt-ligjin në komisionin parlamentar vetëm para deputetëve të mazhoranca, për shkak se opozita vijon bojkotin.

Ajo sqaroi se nuk do të ketë një një Ministri të re për shkencën, por do të ngrihet vetëm Këshilli Kombëtar për Shkencën.

“Me këtë projektligji krijohet Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, i cili është një organ kolegjial këshillimor pranë Kryeministrit, që ka për detyrë të përmirësojë veprimtarinë kërkimore shkencore në vend, duke dhënë rekomandime lidhur me fushat prioritare ku kërkohen investime dhe në kuadër të proceseve dhe standardeve të zonës europiane. Ndërsa për çështjen që lidhet me një tjetër pikë të qarkulluar në media në ditët e fundit, ku flitet për një Ministri të re për Shkencën dua të saktësoj se fusha e përgjegjësisë së ministrive realizohet nëpërmjet Vendimit të Këshillit të Ministrave. Fusha e përgjegjësisë për shkencën është e Ministrisë së Arsimit, pra nuk krijohet një Ministri e re.”, tha Manastirliu.

Ministrja u justifikua se me projektligjin e ri, nuk cënohet autonomia e universiteteve, por sipas saj, është një mundësi më shumë për universitetet që ta zhvilloj kërkimin shkencor, edhe përtej mureve të universiteteve.

“Këtu nuk preket aspak autonomia e Universiteteve. Ky ligj nuk mbivendos dhe nuk cënon ligjin për Arsimin e Lartë, përkundrazi, është një ligj, i cili motivon edhe më shumë Institucionet e Arsimit të Lartë të dalin përtej dyerve të universitetit dhe të jenë pjesë e kërkimit shkencor, inovacionit, zhvillimit teknologjik, zhvillimit të vendit përtej mureve të institucionit, përmes kërkuesve shkencorë, pedagogëve, mundësisë që mobiliteti ofron dhe bashkëpunimi me institucione të tjera prestigjioze, të huaja, edhe në kuadër të ndërkombëtarizmit, të japim mundësi që pedagogët të jenë pjesë transferimit të teknologjisë, e parqeve teknologjike, të jenë brenda sistemit të madh të shkencës pa cënuar autonominë e tyre” – tha Manastirliu.

Opozita e ka kundërshtuar këtë projekt-ligj, ku ka qenë deputetja Ina Zhupa, e cila përmes një deklarate për mediat dha dhe argumentet pse janë kundër. Zhupa deklaroi se ky ligj sjell centralizimin dhe politizimin e Shkencës.

“Rama në krye të Shkencës, bashkë me Ballukun, Kumbaron, Vëngun, Denajn,Gonxhen, Manastriliun, Koçiun. Raporti 19 me 3! 16 janë Rama dhe përfaqësues politik të zgjedhur nga ai dhe vetëm 3 janë nga konferenca e rektorëve, të vetmit që kuptojnë dhe merren me shkencë. Biles për ironi Ministria e Bujqësisë ka 3 përfaqësues, veten dhe dy të tjerë që i zgjedh ministria dhe është njëlloj sa gjitha IAL private dhe publike. Po zhdukin cdo autonomi universitare, po zhveshin nga kompetencat profesorët, departamentet, shkollat doktorale dhe po e monopolizojnë te qeveria. Vetëm në sistemet parti-shtet, ndodh sic e ka parashikuar ky ligj që vlerësimin e punës shkencore e bën ministria, dmth e bën partia shtet.” – tha deputetja demokrate.

Zhupa ndër të tjera ngirit dhe shqetësimin se me ngritjen e këtij Këshilli do të kemi financim dhe selektim politik.

“Koncepti  i këtij ligji nëpërmjet centralizimit dhe vlerësimeve politike duket sikur synon të mbështetë vetëm një grup të kufizuar (pse të seleksionuar!) të komunitetit akademik për kërkim shkencor dhe nuk niset nga parimi themelor që duhet ketë : Dija në universitete duhet të mbështetet në krijimtarinë shkencore të cdo pedagogu! Me këtë projektligj nuk ka financim po nuk i pëlqeu qeverisë, nuk ka kërkim shkencor që kundërshton politika të caktuara ekonomike, sociale, bujqësore, teknologjike etj.

MAS nuk mund të bëj vlerësim të projekteve dhe kërkuesve të vecantë sepse është një institucion politik ekzekutiv, cka do të masakronte kërkuesit politikisht të padëshiruar në një vend të vogël si Shqipëria (pra do të ishte kundër Parimet bazë të sistemit të shkencës dhe të kërkimit shkencor, të përcaktuara në Nenin 4)” – tha Zhupa.

Sipas Zhupës, ky ligj shkel Kushtetutën si dhe ligjin për Akademinë e Shkencave dhe ligjin për Arsimim e Lartë.

“Në kundërshtim me nenin 58 të Kushtetutës për lirinë akademike, i cili në pikën 1 të tij përcakton: “Liria e krijimit artistik dhe e kërkimit shkencor, vënia në përdorim si dhe përfitimi prej arritjeve të tyre janë të garantuara për të gjithë”.

Tashmë ky ligj kundërshton dhe ska asnjë përputhje me dy ligje të tjera, atë të Akademisë së Shkencave dhe atë të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor.” – tha ajo.

Ajo tha më tej se ky ligj i anashkalon sistemin e Arsimit të Lartë, sidomos institucionet me status ”Universitet”, apo ul peshën e tyre në sistemin e shkencës dhe është  i gabuar dhe me pasoja për vendin.

Referuar projektligjit dhe veçanërisht nenit 10 për Këshillin Kombëtar të Shkencës, ai do të ketë detyrë rekomanduese dhe monitoruese ne ecurinë e shkencës në vend. Por ky ka qenë dhe neni më i kontestuar nga përfaqësues të shkollave të larta të cilët e kanë cilësuar shkelje të autonomisë dhe ligjit të arsimit të lartë.

Etiketa: Edi Ramakerkimi shkencorkeshilliOgerta Manastirliuprojekt ligjishkenca

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Skenë filmi”/ Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç

19:56 : 02/06/2025
AKTUALITET

Shqiptarja e kthyer nga Gaza mesazh Ramës: Të shohim të vërtetën, aty po vriten fëmijë të pafajshëm

16:12 : 02/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama shkoi si sheik në Mynih për të parë finalen e Champions! Pagoi 30-40 mijë € biletë

12:57 : 02/06/2025
AKTUALITET

Era e VPN-ve në Shqipëri/ Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove

08:17 : 02/06/2025
AKTUALITET

“Mbreti bën qejf me Nusretin”/ Paloka: Pensionistët pa bukë, por Rama në festë

16:41 : 01/06/2025
AKTUALITET

Bamir Topi hedh dyshime për pakt të heshtur mes PS dhe PD: Pazari vazhdon…

19:03 : 31/05/2025
Para

Gjekmarkaj: Dhuna më e madhe në Shqipëri është ajo ndaj opozitës

TË GJITHA

Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit

11:53 : 03/06/2025

Shpëtoi nga mbytja në Durrës, del jashtë rrezikut për jetën 31-vjeçarja angleze: Mjeti u përmbys papritur…

11:48 : 03/06/2025

Pas tezave të Anglishtes, publikohen edhe ato të Frëngjishtes/ FOTO

11:46 : 03/06/2025

Rrëfimi dramatik i ish-sulmuesit të Napolit: Babai vrau nënën time, pastaj bëri vetëvrasje para syve të mi

11:35 : 03/06/2025

Kosovë/ Arrestohen 15 persona për mashtrim kibernetik në një bankë

11:29 : 03/06/2025

Teza e gjuhës së huaj u publikua pas nisjes së provimit, justifikohet Ministria e Arsimit: Nuk ndikon në proces

11:16 : 03/06/2025

“11 Maji”/ PD kërkoi verifikim të fletëve të votimit, KQZ i kthen përgjigje opozitës

11:08 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com