• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndihmësi ligjor, Periand Teta konfirmohet në detyrë

Komisioni vendosi në mënyrë unanime qw të konfirmojë në detyrë ndihmësin ligjor, Periand Teta, pasi nuk konstatoi probleme për këtë subjekt rivlerësimi në asnjë prej kritereve të rivlerësimit kalimtar.

14:25 : 01/10/2024
në AKTUALITET, VETTING

Ndihmësi ligjor pranë Gjykatës së Lartë, Periand Teta u konfirmua në detyrë të martën më 1 tetor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pas një sesance dëgjimore gjatë së cilës nuk u evidentuan probleme në asnjë prej kritereve të rivlerësimit kalimtar, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtar Roland Ilian. Procesi i vetingut për Tetën u monitorua nga vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs.

Periand Teta ka ushtruar funksionin e ndihmësit ligjor në Gjykatën e Lartë, prej shkurtit 2014 deri në korrik të 2017-ës, kur është liruar nga detyra me urdhër të ish-kryetarit të atëhershëm. Urdhri lirimit ka ardhur pasi Teta ka kërkuar të dijë për vijueshmërinë e punës së tij, në kushtet që gjyqtares pranë të cilës punonte si këshilltar, i kishte përfunduar mandati në qershor të vitit 2016.

Gjatë hetimit administrativ të mëparshëm për Tetën, Komisioni konstatoi se ai dhënë pëlqimin në mënyrë të heshtur për ndërprerjen e kontratës së tij të punës si ndihmës ligjor, pasi nuk e ka ankimuar atë në gjykatë. Megjithatë Teta ka parashtruar kërkesën për t’iu nënshtruar procesit të rivlerësimit vullnetarisht si ish-këshilltar, pasi plotësonte kriterin trevjeçar të punësimit që i jepte statusin si ndihmës ligjor.

Me argumentin se nuk provohej që Teta të kishte punuar si ndihmës ligjor për tre vjet, Komisioni çmoi se ai nuk bën pjesë në kategorinë e subjekteve të rivlerësimit ex officio dhe as nuk mund të trajtohet si ish-këshilltar. Për rrjedhojë, hetimi i mëparshëm administrativ u përmbyll pa një vendim përfundimtar.

Lexo edhe:

Njeriu “mbi-ligj”/ Arben Rakipi sfidon Parlamentin e Brukselin, mban në Magjistraturë pedagogët e shkarkuar nga Veting

Denoncimi/ Ish-gjyqtari Petrit Aliaj, ndërtim pa leje në tokën e Bektashinjve në Ksamil

Komisionerja Publike, Irena Nino e ankimoi si të pabazuar vendimmarrjen e Komisionit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA, duke e konsideruar arsyetimin e fakteve dhe rrethanave ligjore jo të qartë dhe të pamjaftueshëm për shmangien e zbatimit të nenit G të aneksit të Kushtetutës, ku përcaktohet se në rastet e dorëheqjeve të subjekteve të rivlerësimit, vendoset dhe sanksioni që u ndalon rikthimin në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

Teta paraqiti apel kundërshtues në KPA, kundër ankimit të Komisioneres Publike duke pretenduar se argumentet e ngritura janë hipotetike, në kontradiktë të hapur me logjikën arsyetuese dhe në mungesë të mirëfilltë të fakteve e provave. Në përfundim të procesit në Kolegj, Teta kërkoi lënien në fuqi të vendimmarrjes së Komisionit, ose urdhërimin e vijimit të hetimit administrativ ndaj tij.

KPA çmoi se Teta kishte dëshmuar në mënyrë të qartë vullnetin e tij për t’iu nënshtruar procesit të vetingut dhe urdhëroi Komisionin për vijimin e procesit kalimtar për këtë subjekt rivlerësimi.

Gjatë seancës dëgjimore të martën, nuk u relatuan probleme për një apartament në Pogradec të blerë nga subjekti për çmimin 3.5 milionë lekë dhe për një automjet të blerë në 2010-ën për 5000 euro, para fillimit të detyrës. Po ashtu, nuk janë gjetur probleme për një depozitë në bono thesari në shumën 2.2 milionë lekë dhe gjendje cash 1 milion lekë.

Komisioni e ka shtrirë hetimin dhe në pasuritë e nënës së subjektit. Për një apartament të blerë nga prindërit në vitin 2001, ka rezultuar një bilanc negativ në shumën 67 mijë lekë, që sipas KPK nuk sjellë pasojë. Po ashtu, nuk u evidentuan proleme për rreth 900 mijë lekë likujditete bankare në emër të nënës.

Në seancë nuk u evidentuan probleme as për analizën financiare e përgjithshme, të kryer për të ardhurat dhe shpenzimet e subjektit dhe familjarëve të tij.

Ndihmësi ligjor Periand Teta mori vlerësim pozitiv dhe për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Rreth gjysmë ore pas përfundimit të seancës dëgjimore, Komisioni shpalli vendimarrjen për konfirmimin në detyrë të këtij subjekti rivlerësimi./Reporter.al

Etiketa: kpkNdihmësi ligjorPeriand Tetavetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Njeriu “mbi-ligj”/ Arben Rakipi sfidon Parlamentin e Brukselin, mban në Magjistraturë pedagogët e shkarkuar nga Veting

11:07 : 30/05/2026
AKTUALITET

Denoncimi/ Ish-gjyqtari Petrit Aliaj, ndërtim pa leje në tokën e Bektashinjve në Ksamil

21:10 : 21/05/2026
AKTUALITET

“Diskreminuesja” tek anti-diskriminimi me votë socialiste!

11:22 : 17/05/2026
AKTUALITET

Ish-prokurori i Tiranës emërohet drejtori i Hetimit Doganor

10:44 : 10/04/2026
AKTUALITET

Procesi i vetingut mbyll siparin, lë pas një sistem drejtësie të brishtë

09:01 : 21/03/2026
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e ndihmëses ligjore, Albana Palaj

17:39 : 04/03/2026
Para

PPP-të në Shqipëri/ Buxhuku: Përzgjedhja e kontratave tërësisht politike, jo në bazë të kritereve

TË GJITHA

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom