• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bylykbashi në PPE: Përtej fasadës të lobuar nga Rama me paratë e korrupsionit, realiteti është i ashpër

15:09 : 01/10/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka marrë pjesë së bashku me deputeten demokrate Albana Vokshi në takimin e Asamblesë Politike të Partive Popullore Europiane (PPE) në Bruksel, ku para eurodeputetëve ka ngritur shqetësimet dhe problematikat, duke shfaqur realiteti e Shqipërisë.

Bylykbashi ka deklaruar se propaganda dhe lobimi i paguar me miliona euro nga korrupsioni, pikturojnë një fasadë vezulluese për Shqipërinë. Por, sipas tij, përtej lajmeve për lulëzimin e turizmit dhe gjesteve pompoze të kryeministrit Rama me liderët europianë, ekziston një realitet i ashpër i bashkëpunimit të pushtetit shtetëror, politikës dhe krimit të organizuar.

Deputeti demokrat është shprehur se kryeministri Edi Rama, kërkon të mbajë pushtetin për një mandat të katërt, me çdo kusht, përmes blerjes së votave me paratë e korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe presionit të shtetit.

Sipas Bylykbashit, tre vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira për Partinë Demokratike, nën sulmet e vazhdueshme të kryeministrit Edi Rama, duke përdur të gjitha mjetet, përfshirë drejtësinë e kapur politikisht për ta rrënuar opozitën dhe për ta nxjerrë jashtë sistemit politik.

Ai përmendi arrestimet dhe burgosjet politike të Fredi Belerit, Sali Berishës dhe Ervin Salianjit, duke shtuar se nuk është çudi që dhe ata të shkojnë në burg vetëm se denoncojnë Ramën.

Lexo edhe:

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

Bylykbashi iu ka bërë thirrje për mbështetje të fortë PPE-së dhe partive simotra, në përpjekjet e tyre për të rikthyer demokracinë në Shqipëri, përmes zgjedhjeve të lira.

Fjala e plotë e Bylykbashit:

“I nderuar President Weber, Të nderuar nënkryetarë dhe Sekretar i Përgjithshëm i PPE. Të nderuar përfaqësues të partive simotra në PPE

Së pari, më lejoni të shpreh kënaqësinë që jemi përsëri pjesë e Forumet e familjes sonë politike. Falenderojmë të gjithë ata që na mbështetën dhe bënë të mundur rikthimin tonë këtu. Pjesëmarrja jonë në këtë takim vjen në një moment vendimtar për ne. Pas gjashtë muajsh Shqipëria do të mbajë zgjedhje të përgjithshme. Kryeministri i korruptuar socialist, Rama, kërkon të mbajë pushtetin për një mandat të katërt, me çdo kusht, përmes blerjes së votave me paratë e korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe presionit të shtetit.

Tre vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira për PDSH-në, nën sulmet e vazhdueshme të kryeministrit Edi Rama. Rama ka përdur të gjitha mjetet, përfshirë drejtësinë e kapur politikisht për të rrënuar PDSH-në dhe opozitën dhe për ta nxjerrë jashtë sistemit politik. Ky sulm vazhdon edhe aktualisht.

Ne e kuptojmë se ndonjëherë është e vështirë të kuptosh dhe të besosh atë që po ndodh në Shqipëri. Propaganda dhe lobimi i paguar me miliona euro nga korrupsioni, pikturojnë një fasadë vezulluese. Por, përtej lajmeve për lulëzimin e turizmit dhe gjesteve pompoze të kryeministrit Rama me liderët europianë, ekziston një realitet i ashpër i bashkëpunimit të pushtetit shtetëror, politikës dhe krimit të organizuar.

– Vendimet e Gjykatës Kushtetuese po injorohen hapur. Institucionet e pavarura kontrollohen nga shumica qeverisëse.
– Mediat kapen apo ushtrohet presion dhe ka raste kur gazetarë gjithashtu janë kontrolluar dhe arrestuar pa urdhër gjykate.
– Gjyqësori është nën kontrollin politik ndërsa ekonomia është e centralizuar në duart e miqve të kryeministrit dhe oligarkëve.

Për momentin, tre figura politike të opozitës janë në arrest politik ose në burg; dy janë deputetë të grupit parlamentar të partisë demokratike.

1. Kreu i PD-së dhe opozitës, Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie prej një viti. Asnjëherë nuk është marrë në pyetje nga prokurorët. Arrestimi i tij është antikushtetues pasi Parlamentit nuk iu kërkua heqja e imunitetit që kërkohet përpara kufizimit të lirisë së një deputeti.

2. Kryetari i Bashkisë së Himarës, i zgjedhur nga opozita, Fredi Bejleri, nga minoriteti grek, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të vitit të kaluar. Ai fitoi zgjedhjet, por u bllokua nga prokurorët dhe gjykatat për të bërë betimin me urdhër të kryeministrit Rama.

3. Katër ditë më parë, deputeti tjetër i PDSH-së Ervin Salianji u dënua me një vit burg. Gjithçka që bëri ishte denoncimi publikisht se vëllai i ministrit të Brendshëm ishte dënuar në Itali me 7.5 vjet për trafik droge. Ministri dha dorëheqjen, vëllai i tij u ekstradua brenda pak ditësh, por deputeti ynë është në burg sot që flasim, vetëm për hakmarrje politike.

Të tre rastet janë të bazuara në prova të fabrikuara.

Këto janë fakte të pastra. Nuk është çudi nëse ne që përfaqësojmë sot PDSH-në këtu në këtë Asamble Politike, mund të arrestohemi për denoncimin e kryeministrit Rama. Kjo është arsyeja pse kthimi i PDSH-së në forumet e PPE-së është kaq i rëndësishëm në këto muaj para zgjedhjeve.

Ne sot bëjmë thirrje për mbështetjen e fortë dhe të zëshme të PPE-së dhe partive simotra, në përpjekjet tona për të rikthyer demokracinë në Shqipëri, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe për të bërë të mundur rotacionin demokratik të pushtetit.”

Etiketa: Edi RamakorrupsioniOerd ByhlykbashiPDPPE

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zhupa: Mazhoranca rrëzon çdo mocion opozitar, Kuvendi funksionon si noter i qeverisë

17:12 : 08/10/2025
AKTUALITET

Udhëtimi i Adams trajtohet si vizitë private nga qeveria shqiptare

17:01 : 08/10/2025
AKTUALITET

Emri/ PD përzgjedh kandidatin për kryebashkiak në Mat

16:54 : 08/10/2025
Para

Aksident në Përmet, 4 të plagosur

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com