• Kontakt
Sunday, September 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SKANDAL/ Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit për burgosjen e drejtorëve “hajdutë” të Veliajt

17:20 : 27/09/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për lënien në fuqi të masave të sigurisë “Arrest me burg” për Redi Molllën dhe Mariglen Qaton, dy drejtorët e Bashkisë së Tiranës së drejtuar nga Erion Veliaj.

Vendimi është marrë ditën e sotme nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici, të cilët kanë vendosur ta dërgojnë çështjen për rishqyrtim, po nga Gjykata e Posaçme e Apelit, por me një tjetër trupë gjykuese.

Gjyqtarët sakaq nuk kanë mbajtur të njëjtin qëndrim për Taulant Tushen, i cili ka akuzë më të lehtë se dy ish-drejtorët e tjerë. Vendimi i mëparshëm i Apelit u ankimua në Gjykatë të Lartë edhe nga Tushe, Julian Zanaj dhe Eglantina Zere.

Redi Molla dhe Mariglen Qato janë burgosur nga SPAK për të ashtuquajtur dosjen “5D”, bashkë me zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës, të cilët akuzohen se favorizuan në mënyrë të paligjshme një kompani të zotëruar “de facto” nga Molla dhe Qato, kompaninë “5D Konstruksion” duke e ushqyer atë me tendera publikë nga Bashkia e Tiranës..

Kompania e tyre, “5D Konstruksion” fitoi dhjetra tendera dhe qarkulloi mbi 20 milionë euro në gjashtë vjet.

Lexo edhe:

Gara për Kushtetuesen/ Pikët e Sadushit përcaktuan “fituesit”, votim në konflikt interesi

Kërkoi lirinë, GJKKO jep vendimin për Ilir Metën

Redi Molla ka mbajtur postin e ish-drejtorit të Ujësjellësit të Tiranës, ndërsa Mariglen Qato atë të ish-drejtuesit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, teksa në momentin e arrestimit mbante pozicionin e administratorit të ndërmarrjes së bashkisë së kryeqytetit, Tirana DC.

Pak ditë më parë, SPAK shtoi ndaj tyre edhe me 6 muaj të tjera afatet e hetimit, teksa iu shtoi edhe akuzën për pastrim parash.

Molla dhe Qato akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”; si dhe “Pastrimi i produkukteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të kryer në bashkëpunim.

Edhe pse ata kishin krijuar një kompani për të përfituar para publike nga tenderimet e Bashkisë së Tiranës, sërish SPAK e la “të paprekur” kryebashkiakun Erion Veliaj, duke mos e marrë të pandehur, ashtu siç ka bërë edhe për aferën e inceneratorit.

Njoftimi i Gjykatës së Lartë:

“1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 18 (87-2024-123), datë 03.05.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për personin nën hetim Taulant Tusha.

2. Prishjen e vendimit nr. 18 (87-2024-123), datë 03.05.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personat nën hetim Redi Molla, Mariglen Qato dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë, me tjetër trup gjykues.”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Etiketa: GJKKOGjykata e larteMariglen QatoRedi Molla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gara për Kushtetuesen/ Pikët e Sadushit përcaktuan “fituesit”, votim në konflikt interesi

10:55 : 20/09/2025
AKTUALITET

Kërkoi lirinë, GJKKO jep vendimin për Ilir Metën

16:28 : 19/09/2025
AKTUALITET

Gjyqtarja Irena Gjoka kërkon dorëheqjen nga çështja e Metës, kreu i GJKKO-së refuzon

15:49 : 19/09/2025
AKTUALITET

Trafik droge me vlerë 3.3 mln euro, GJKKO dënon me 11 vite burg Islam Sefën

16:25 : 18/09/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca për dosjen “Sterilizimi” në GJKKO

15:09 : 17/09/2025
AKTUALITET

Vangjush Dako do të rikthehet në qeli vetëm për 11 ditë burgim

18:22 : 16/09/2025
Para

Gjermani - Kaos në parlamentin e landit pas skandalit me AfD

TË GJITHA

“Në kujtim të Charlie Kirk”/ Berisha: Luftëtarët e fjalës së lirë, të pavdekshëm

22:40 : 21/09/2025

Microsoft prezanton qendrën më të fuqishme të të dhënave për AI

22:33 : 21/09/2025

Përleshje mes shqiptarëve dhe tunizianëve në Itali, dy të plagosur, një në gjendje kritike

22:18 : 21/09/2025

Pse Jori nuk poston me reperin italian? Modelja zbulon nëse lidhjes së tyre i erdhi fundi

22:05 : 21/09/2025

Portugalia njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës

21:56 : 21/09/2025

Izraeli shton sulmet në Libanin jugor, pesë të vde*ur

21:42 : 21/09/2025

Aksident në Korçë/ Automjeti përplas motorin, një i plagosur

21:34 : 21/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com