• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Salianji-Beleri/ Si po i pranojnë gjykatat dëshmitarët e manipuluar nga policia e Ramës

18:24 : 27/09/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Dy procese politike, ai ndaj deputetit Ervin Salianji dhe ai ndaj kreut të zgjedhur të bashkisë Himarë Fredi Beleri, po dëshmojnë se drejtësia e re po shndërrohet në një kosë për asgjesimin e opozitës. Të dyja këto histori ngjanë në shumë pika. E para se të dy të dënuarit politikë, janë sulmuar nga kryeministri, i cili i ka paralajmëruar dënimet përpara se drejtësia të merrej me ta. E dyta se që të dy ishin nga të paktit që qenë protagonisë në zgjedhjet e fundit lokale në zonat ku opozita arriti të fitonte, i pari si kandidat në himarë, ndërsa i dyti si shef i fushatës në Kavajë.

Por këto përkime nuk janë të vetmet. Fatet e këtyre proceseve i bashkon një gjë shumë më e rrezikshme dhe shqetësuese: fakti se deri në marrjen e vendimeve të formës së prerë, gjykatat e reja të dala nga reforma në drejtësi, janë shndëruar në noterizuese dhe [ertifikuese të dëshmitarëve të rremë, që policia i ka kontigjent dhe i manipulon e i paguan për të prodhurar dëshi fallco në dëm të opozitarëve.

Në rastin e Fredi Belerit që e akuzuan e më pas e dënuan për blerje votash, i gjithë gjykimi u bazua në dëshmitë kontrediktore të një personazhi me precedentë, Arsen Ramës, të cilën kryepolici i zonës, Ermal Hajdini e kishte përdorur edhe më parë në raste të tjera. Madje dolën prova se ai edhe ishte paguar nga policia për të futur në kurth rivalin e PS në zgjedhje.

Edhe në rastin Salianji, u gjet një tjetër kontigjent i policisë, Alfred Alizoti, i cili gjoja me vullnet të lirë i telefonoi 129, për të thënë se njeriu i dalë në audio përgjim, si trafikant droge, nuk ishte vëllai i ministrit të brendëshëm Fatmir Xhafa, por se rolin e tij si aktor e kishte luajtur ai.

Lexo edhe:

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

Më pas dolën 9 përgjime të prokurorisë që e nxorrën bllof këtë version. në to dukej qartë se Alizoti ishte paguar dhe mbahej nën kontroll nga drejtori i Policisë së Fierit, Berti Nushi dhe nëndrejtori Andon Marko,  që u angzhuan me mish e me shpirt për të krijuar një alibi që i leverdiste shefit të tyre të atë kohë ministrit të brendëshëm Xhafa. Nga fillimi i qershorit 2018 e për pesë muaj me radhë dëgjohet Alizoti duke komunikuar me ataqë i thonë se do shkoj dikush ti japë paratë, se do ti vijë një njeri “ta qerasi me birrë” dhe se ndahen në fund me “pezmin” se ai për paratë që ka marë do të duhet të bëjë pak burg.

Pra në të dy rastet duket në dritën e diellit se këmi të bëjmë me dëshmitarë fallco të fabrikuar në zyrat e një policie politike. Por e keqja është që linjën e kapterëve të Rilindjes e ndjekin me besnikëri edhe prokurorët dhe gjykatësit e drejtësisë së re, në letër të pavarur.

Në gjyqin e Belerit, ndonëse në sallën e gjyqit dalin në mënyrë flagrante gënjeshtrat e Arsen Ramës, se ai nuk ka qenë asnjëherë në Vlorë për të bërë denoncimin vullnetar, pasi atë ditë antenat celulare e tregonin që gjendej në Himarë, se ndryshe nga [‘pretendon ai se ka takuar Belerin natën e arrestimit pasi këtë e vërtetojnë kamerat e lokalit ku supozohej të qe bërë takimi, sërish drejtësia e re dhe e pavarur konfirmon versionin e dëshmitarit të rremë të policisë politike.

Kështu ndodhi edhe në procesin kundër Salianjit. Rama dhe Xhafa që kur shpërtheu skandali i audio përgjimit të Agron Xhafës, pohuan se ata do të sillnin me prova, nga një agjensi inteligjence ndërkombëtare se përgjimi ishte i manipuluar. Edhe laboratori i policisë italiane edhe një tjetër privat në Angli, që i dëgjuan përgjimet nuk arritën dot në këtë përfundim. Dhe sistemi ynë i drejtësisë i injoroi këto fakte por i besoi një dëshmitari të manipuluar që kishte vendosur një ditë “me vullnet të mirë” të ngrinte telefonin për të njoftuar policinë se qe ai fajtori.

Përkimet e fundit të kësaj ngjarjeje janë se pasi kryen shërbimin e manipulimit edhe shefi i policisë së Himarës Ermal Hajdini edhe Nëndrejtori i Policisë së Fierit Andon Marko u graduan në detyrë, ndërsa prokurorët dhe gjyqtarët i shërbyen dëshirës së partisë me shpresën se ajo do të tregohet zemërgjerë edhe me ta./Lapsi.al

Etiketa: BurgEdi RamaErvin SalianjiFredi Belerigjykatapoliciqeveria Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025
AKTUALITET

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025
AKTUALITET

Zjarret në pyje, fatura që djeg

17:45 : 26/07/2025
AKTUALITET

Vdekja e Besnik Koçiut te ‘313-ta’, familjarët akuzojnë institucionet për neglizhencë

13:21 : 26/07/2025
BOTA

Fotografonte minorenet në tualetin e avionit, 18 vite burg për ish-stjuardesin e “American Airlines”

17:35 : 25/07/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale

13:51 : 25/07/2025
Para

Vrau bashkëshorten gjyqtare, Gjykata e Lartë lë në fuqi masën burgim i përjetshëm për Fadil Kasemin

TË GJITHA

Marrëzia nuk njeh fund/ Rama ‘ngul’ 17 kulla 30 katëshe në liqenin e Farkës

13:12 : 27/07/2025

EMRI/ Mashtroi rusen dhe e shfrytëzoi për prostitucion, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

12:59 : 27/07/2025

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

12:46 : 27/07/2025

Ndezi zjarri që shkaktoi djegien e 600 hektarëve në Parkun e Dajtit, arrestohet 63-vjeçari (EMRI)

12:38 : 27/07/2025

Rreziku i cenimit të profesionit të avokatit dhe mbrojtjes efektive të qytetarit në draftin e ri të Kodit Penal

12:26 : 27/07/2025

E rëndë/ E moshuara humb jetën në plazhin e Qerretit

12:08 : 27/07/2025

Izraeli shpall pauzë të luftimeve në pjesë të Gazës mes krizës së thelluar të urisë

12:04 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com