• Kontakt
Friday, September 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha në Kryesi: Salianji u dënua se në emër tuaj guxoi t’i dalë ballë për ballë kreut të krimit

21:12 : 26/09/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Edi Rama kërkon të fitojë mandatin e katërt, duke burgosur opozitën, që nuk ndodh as në Rusinë e Putinit apo Bjellorusinë e Lukashenkos.

Kështu është shprehur kryedemokrati, Sali Berisha në mbledhjen urgjente të Kryesisë pas dënimit të Ervin Salianjit.

Sipas Berishës, sot Edi Rama i shpalli luftë të hapur PD-së, luftë të hapur opozitarëve dhe mbarë qytetarëve. Lideri demokrat iu drejtua anëtarëve të Kryesisë se Salianji zgjodhi të jetë përfaqësuesi i tyre, duke marrë guximin  të denoncojë një kriminel, edhe pse ishte vëllai i ministrit të Brendshëm.

Sali Berisha: Përshëndes të gjithë anëtarët dhe qytetarët që ndjekin këtë mbledhje të kryesisë së PD, të thirrur me urgjencë pas një ngjarje plotësisht të parashikuar, por të pandodhur që nga vitet më të zeza të diktaturës gjer sot ndonjëherë në Shqipëri. Sot, deputeti Ervin Salianji, me padinë e narkotrafikantit ndërkombëtar, Geron Xhafa prestanome i Fatmir dhe Edi Ramës, u dënua me një vit burg për guximin që ai tregoi, për detyrimin që ai përmbushi ndaj demokratëve, ndaj qytetarëve, ndaj zgjedhësve të tij, duke denoncuar një lidhje të tmerrshme kriminale, e cila kishte pasoja trafiqe të egra, zhdukje personash, vrasje të njërit prej klaneve më të fuqishme, klanit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Me këtë akt, të dashur qytetarë, Edi Rama shpalli luftë të hapur PD-së, shpalli luftë të hapur opozitarëve dhe mbarë qytetarëve. Asnjë njeri i ndershëm nuk mund ta konsiderojë ndryshe dënimin e deputetit Ervin Salianji veçse një ndëshkim, një hakmarrje primitive, e verbër e klaneve më të egra mafioze, të cilat midis një prite diku në errësirë, zgjodhën narkoshtetin për t’i dhënë përgjigjen hakmarrëse që mendonin.

Të dashur demokrate e demokratë, sot Geron Xhafa prestanome i Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës, arriti të dënojë deputetin guximtar Ervin Salianji. Pse? Sepse ai në ndërgjegjen e tij, në idealet e tij, zgjodhi të jetë përfaqësuesi juaj i vërtetë. Ai zgjodhi midis kokëuljes, midis indiferencës, midis moskokëçarjes, zgjodhi t’i thotë derrit, derr. T’i thotë kriminelit, kriminel. Pavarësisht se ai ishte vëllai i ministrit të brendshëm dhe byrazer i kryeministrit. Pra, ky përfaqësues i juaji zgjodhi më të ndershmen ndaj jush. Zgjodhi më dinjitozen, më të guximshmen. Nuk pranoi t’i arkivojë, por doli në shesh, u tha shqiptarëve se Geron Xhafa drejton trafiqet nga Vlora, ndërkohë që është i dënuar në Itali dhe ka mburojën e vëllait të tij dhe sivëllait Edi Rama. Nuk shpifi, nuk mashtroi. Ai ishte i dënuar, ai vazhdonte drogën. Pra, sot Ervin Salianji është i dënuar se në emër tuaj, se për ju, ai guxoi t’i dalë ballë për ballë kreut të krimit në Shqipëri.

Lexo edhe:

“35 € ilaçi për rrobat, do plasë morri dhe zgjebja”/ Berisha: Paga e Dumanit, 15 herë më e lartë se minimalja

Berisha: FBI të hetojë udhëtimet e Ramës dhe Sorosit, transportonin para dhe drogë me valixhe

Por, të dashur anëtarë të kryesisë, të dashur demokratë, unë do u sjell një rast tjetër. Durim Bami, i cili mori përsipër të kallëzoje se Ilir Meta kishte porositur tek ai vrasjen e një eksponenti të lartë politik. Fund e krye mashtrim. U gjykua për kallëzim të rremë dhe shkoi në shtëpi të vet. Ervin Salianji bëri denoncimin publik, nuk dërgoi asgjë në prokurori. Por denoncoi Ramën dhe Xhafën se ishin bërë mburojë e trafikantit kryesor të Vlorës dhe për këtë ai, opozitar, dënohet në një proces që ndoshta edhe në diktaturat më të zeza, më të egra, shumë vështirë të ndodhte. Por, theksoj një moment këtu, diktatura komuniste kishte ligje që po të sulmoje kryeministrin verbalisht apo ministrin, dënoheshe. Ligjet e vendit nuk kanë një gjë të tillë, por efekti është i njëjtë, edhe më keq se padinë e bën krimineli, e bën trafikanti. Pra, miqtë e mi, ky është një akt lufte që na shpallet. Është koha, të nderuar anëtarë të kryesisë, por edhe të gjithë demokratët, të bëjmë një bilanc të shkurtër. Ne kemi tre vite që bëjmë një përpjekje që vendi të ketë një opozitë të vërtetë. Ne veprojmë me të gjithë- pavarësisht nga e gjithë dhuna, bëjmë gjithçka që të kemi një opozitë brenda të gjitha rregullave, ligjeve të rendit. Vendimet tona shumëzohen me zero, pavarësisht se ato në parlament mund të jenë 100 përqind kushtetuese. Jo vetëm një shpërfillje e plotë e atyre të drejtave kushtetuese që kemi, por Edi Rama, për mandatin e katërt, u rikthye në origjinën e tij plotësisht.

Sot, nuk ka asnjë vend tjetër në Europë, asnjë vend, që tre liderët e opozitës t’i ketë në proces politik. Nuk ka asnjë vend tjetër në të cilin deputeti i opozitës të dënohet se denoncoi trafikantin e dënuar në Itali dhe që mbrohej nga vëllai i tij në Shqipëri. Se kandidati që fitoi zgjedhjet në Himarë, dënohet dhe burgoset sepse Edi Rama kërkon me çdo kusht t’i marrë mandatin për pronat e tij. Pra, unë mendoj dhe besoj se sot për çdo demokrat është e qartë një strategji, e cila synon shndërrimin e një opozite, e opozitës në një opozitë pa vlerë. Në një opozitë, kundër të cilës qeveria duke shkelmuar Kushtetutë, ligj dhe rregullore, mund të ndërmarrë çdo akt, çdo sulm. Me gjithë përpjekjet e saj të mëdha për të kontribuar edhe në këto kushte në procesin ose në mbrojtje të demokracisë në Shqipëri. Por ndaluni pak. Ju e patë Edi Ramën në zgjedhjet e majit të vitit 2023. Më thoni pak demokratë, cilin mandat nuk rrëmbeu ai, që përcaktoi se duhet ta rrëmbente? Që të gjitha pa përjashtim, ku ai përqendroi të gjithë egërsinë e narkoshtetit. Çfarë po ndodh tani? Tani po vazhdon i njëjti proces. Cilin mandat nuk heq ai? Cilin lider të opozitës nuk burgos ai për të fituar mandatin e ri? Është kështu apo jo? Pra, në qoftë se Edi Rama mandatin e vitit 2021 e fitoi duke shpenzuar shuma kolosale për riparimet për tërmetin, duke përdorur bandat, mandatin e vitit 2023 e fitoi duke ndëshkuar opozitën. Mandatin e vitit 2025 do ta fitojë duke burgosur opozitën. A është kjo reale apo jo? Kur ka ndodhur në Shqipëri ndonjëherë, në cilin vend të Europës ndodh që tre liderët kryesorë të jenë në procese politike? Në cilin vend në Europë ka ndodhur që t’i rrëmbehet me polici mandati kryetarit fitues të bashkisë? Në cilin vend ka ndodhur që deputeti që guxon të denoncojë vëllain e ministrit trafikant, të dënohet me një vit burg? Në asnjë, në asnjë. As në Rusinë e Putinit, as në Bjellorusinë e Lukashenkos.

Etiketa: ervion salianjiKryesiSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“35 € ilaçi për rrobat, do plasë morri dhe zgjebja”/ Berisha: Paga e Dumanit, 15 herë më e lartë se minimalja

14:28 : 03/09/2025
AKTUALITET

Berisha: FBI të hetojë udhëtimet e Ramës dhe Sorosit, transportonin para dhe drogë me valixhe

13:41 : 01/09/2025
Screenshot
AKTUALITET

Berisha: Linda ndërhyn rëndom në tenderat e AKSHI-t, Daniel Shima u rrëmbye e u torturua për 4 orë

11:33 : 01/09/2025
AKTUALITET

“KLGJ e mbron me urdhër politik”/ Berisha: Irena Gjoka e ka vendin në burg, por e mban në detyrë Rama

10:57 : 01/09/2025
Lajmet e Dites

“A dini gjë ku është?”/ Berisha: Endri Fuga është arratisur, pas dëshmisë në SPAK!

10:37 : 01/09/2025
AKTUALITET

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Troplini, avokati kryesor i karteleve qeveritare të drogës!

10:25 : 01/09/2025
Para

Çfarë do të ndodhë me Salianjin pas vendimit, sa mundësi ka të shmangë burgun?

TË GJITHA

Kërcet arma në Shkodër, ekzekutohet në mes të qytetit 34-vjeçari

23:33 : 04/09/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Gjermania pëson disfatë, argëtohet Spanja

23:32 : 04/09/2025

Horoskopi ditor, 5 Shtator/ Çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:22 : 04/09/2025
NË foto, Kristjan Kola

FOTO/ Ky ishte i riu që u ekzekutua me a*më zjarri në Shkodër

23:16 : 04/09/2025

EMRI/ Arrestohet në Santo Domingo shqiptari, pjesë e një rrjeti ndërkombëtar kokai*e

23:11 : 04/09/2025

V*asja në Shkodër, policia: Kristian Kola u ekzekutua jashtë një lokali

23:07 : 04/09/2025

Vra*ja në Shkodër/ Zbulohet identiteti i viktimës, autorët ishin 2 persona me motorr

22:54 : 04/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com