• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E “kryqëzuan” për ‘Shtetin Bektashi’/ Rama qëndron “kokëfortë”: Janë jetimë si komunitet, prandaj…

08:52 : 25/09/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kritikave të ditëve të fundit lidhur me krijimin e Urdhrit Bektashi dhe një entiteti sovran brenda Tiranës, kryeministri Edi Rama iu përgjigj në mes të natës.

Pavarësisht se ndodhet në SHBA, Rama rreth orës 04:00 të mëngjesit ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale duke qëndruar “kokëfortë” ndaj kritikave për idenë e tij të krijimit të shtetit më të ri Bektashi në Tiranë.

Edi Rama ka lënë të kuptohet se do ta çojë përpara idenë e shpalljes së “shtetit Bektashi”, pavarësisht kundërshtive nga historianë të rëndësishëm të vendit.

Kryeministri si “baba” i këtij shteti ka justifikuar idenë e tij të çmendur duke thënë se Bektashinjtë janë jetimë si komunitet, ndaj dhe duhet themeluar shteti sovran.

Kujtojmë se politika, por më e rëndësishmja, historianët më në zë të vendit e kanë cilësuar projektin ide sllave dhe të rrezikshme për ekzistencën e Shqipërisë.

Lexo edhe:

Ekspozita e padeklaruar në Kinë, Këlliçi: SPAK mbyll sytë ndaj pasurisë së Ramës

Dorëhiqet zv.kryeministrja e Britanisë së Madhe, Angela Rayner

Reagimet dhe kritikat Edi Rama i quajti çudira që tejkalojnë çdo fantazi dhe ligësi të pritshme.

Postimi i plotë i Ramës:

“Jam mësuar të lexoj e dëgjoj çudira pas çdo ideje të re apo projekti ndryshimi që kam shprehur apo paraqitur në tërë këto vite, po këtë herë çuditë e thëna a të shkruara fill pas shprehjes së idesë të krijimit të një entiteti sovran të Urdhërit Bektashi, brenda perimetrit të pronës së Kryegjyshatës Botërore në Tiranë, kanë kaluar kufijtë e të gjitha fantazive dhe ligësive të pritshme.

E vetmja gjë që nuk kam dëgjuar të thuhet nga kundërshtarët e zjarrtë të kësaj ideje është qoftë edhe një fjali me kuptim, mbi historinë dhe rolin e bektashinjve në fatet e kombit e të shtetit tonë, se mirë për sfidat e mbijetesës së Urdhërit Bektashi sot e gjithë ditën duket që as nuk do t’ia dijë askush nga ata që çfarë s’po nxjerrin prej goje!

Padija e skëterrshme dhe shkujdesja brutale në trajtimin e një çështjeje me kaq vlerë, ma përforcojnë bindjen se kësaj ideje i ka ardhur koha të vihet në jetë dhe se nevoja e këtij hapi është jo vetëm në harmoni të plotë me interesin tonë kombëtar, po edhe në shërbim të domosdoshmërisë së investimit tonë të vazhdueshëm për ruajtjen e për pasurimin e thesarit të paçmueshëm të tolerancës e të harmonisë fetare, ku bektashizmi ka meritën dhe rolin e vet të pazëvendësueshëm krahas tre besimeve të tjera.

Gjithësesi, nga ideja tek jetësimi i saj ka një kohë të tërë për t’u kthjelluar çdo gjë dhe një proces të tërë publik e legjislativ për t’u zhvilluar, kështu që nuk ka asnjë ngut e asnjë nevojë për polemika të kota.

Në ndërkohë ftesa ime për kundërshtarët e kaqshumëngutur të idesë është që të njihen me faktet dhe kontributet historike të Urdhërit Bektashi në punët e kombit e të fesë në Shqipëri, duke shpresuar se mbase kjo njohje do t’i ndihmojë për të parë të paktën diçka sa të thjeshtë aq edhe kuptimplotë.

Ndryshe nga komunitetet e tjera, të cilat kanë avantazhin e natyrshëm të përkatësisë në komunitete shumë të mëdha me shtrirje globale – pra kanë edhe mundësi të mëdha mbështetjeje të pandërprerë në rrugën e tyre – komuniteti bektashi është si të thuash “jetim” në këtë këndvështrim. Prandaj afërmendsh që ngritja e statusit të Kryegjyshatës Botërore në Shqipëri në nivelin e një entiteti sovran, jo vetëm do të ulte ndjeshëm kërcënimin real të tkurrjes së atij komuniteti deri në tretje në harkun e disa dekadave, po do të garantonte një vazhdimësi të qëndrueshme të ekzistencës së tij për breza të tërë.

Të adresosh sot këtë çështje do të thotë të mbrosh një vlerë të jashtëzakonshme të trashëgimisë historike dhe kulturore të kombit shqiptar, pa llogaritur edhe të tjera të mira të mëdha që do t’i sjellë Shqipërisë e shqiptarisë krijimi i një entiteti të tillë sovran në botën e trazuar ku jetojmë. Po për t’i folur urtësisht e qetësisht këto e kemi të gjithë kohën e nevojshme përpara.“, shkruan Rama.

Etiketa: bektashinjEdi Ramakritikaqeveriareagimeshtetsovran

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ekspozita e padeklaruar në Kinë, Këlliçi: SPAK mbyll sytë ndaj pasurisë së Ramës

17:32 : 05/09/2025
BOTA

Dorëhiqet zv.kryeministrja e Britanisë së Madhe, Angela Rayner

16:26 : 05/09/2025
AKTUALITET

“McGonigal”, Çollaku: Emri i Ramës del kudo, SPAK duhet të thërrasë kryeministrin

16:01 : 05/09/2025
RAJONI

Gjykata Kushtetuese bllokon Kuvendin e Kosovës, ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së re

14:57 : 05/09/2025
AKTUALITET

Kodi i Ri Penal – Ndryshimet që janë thjesht një mjet kontrolli i Ramës

14:33 : 05/09/2025
AKTUALITET

“Reforma” e tretë e ujit brenda 10 vitesh/ Financat kanë ecur keq, Qeveria me koncepte të paqarta

14:16 : 05/09/2025
Para

EMRI/ Humbi jetën pas rrëzimit nga motori, ja kush është efektivi i FNSH-së

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 6 shtator 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

23:20 : 05/09/2025
Në foto: Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

23:09 : 05/09/2025

Fëmijët dolën vetëm në mes të rrugës, arrestohet babai shqiptar në Greqi

22:48 : 05/09/2025

Aksident në Unazën e Re, drejtuesi i mjetit përplaset me barrierën mbrojtëse (Video)

22:39 : 05/09/2025

Nuk la fëmijë! Çfarë do të ndodhë me perandorinë e modës së Giorgio Armanit?

22:36 : 05/09/2025

Pas Danimarkës, edhe Letonia përgatitet të rekrutojë gratë në ushtri

22:24 : 05/09/2025

Ilaçet, dieta dhe IA: Gjetjet e reja, ‘ndryshuese të lojës’ në trajtimin e sëmundjeve të zemrës

22:16 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com