• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi: Ervin Demo i jep tenderin 4.2 mln euro tre kompanive në shkelje me ligjin

15:53 : 25/09/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme kreun e Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, i cili sipas saj, ka firmosur dokumente në shkelje me ligjin.

Më konkretisht, ai iu ka dhënë tre kompanive tenderin për ndërtimin e një shkolle 9-vjeçare, ndërkohë që ato kanë patur paralelisht edhe koncesione dhe punë të tjera publike të fituara.

Zëdhënësja e anti-korrupsionit në PD, Genta Vangjeli, në një deklaratë nga selia blu tha se bëhet fjalë për kompanitë Besta shpk, Arkonstudio shpk dhe Zeqillari shpk, të cilat e kanë fituar tenderin në formën e bashkimit ekonomik (BOE).

Këto kompani kanë fituar tenderin për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare “22 Tetori”, me kosto të fryra sipas PD_së, pasi do t’iu kushtojë shqiptarëve plot 4.2 milionë euro.

“Ligjin e lexon mirë Ervin Demo siç e lexojnë edhe zyrtarët e lartë të bashkisë Berat, por Ervin Demo dhe bashkia e tij kanë zgjedhur të shkelin haptazi ligjin, pasi anëtarët e bashkimit të operatorëve fitues të kësaj procedure janë investuar në kontrata paralele.” – tha Vangjeli në deklaratën e saj.

Lexo edhe:

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

Ajo më tej shtoi se Ervin Demo, nuk ka frikë nga shkelja e ligjit sepse e sheh që edhe në Tiranë nuk i gjen gjë ata që abuzojnë, pasi i mbron Edi Rama.

Deklarata e plotë:

Korrupsioni dhe vjedhja janë plagë që po gjymton Shqipërinë në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Në garën e hapur ‘kush të vjedh më shumë’, tenderat janë të mbyllur dhe fituesit të paracaktuar.

Këtë bën edhe bashkia Berat drejtuar nga Ervin Demo, qënë shkelje të ligjit të prokurimit publik dhe jo vetëm, na jep shembullin se si mund të grabitet paraja publike dhe tëshkelet ligji.

Ndërtimi i Shkollës 9-vjeçare 22 Tetori, do t`i kushtojë shqiptarëve plot 4.2 milionë euro.

Nuk do të merremi sot me kostot tejet të fryra të këtij projekti dhe as se projekti u fitua me 94% të fondit limit, por me faktin se të tria kompanitë fituese, në formën e bashkimit ekonomik (BOE), në kundërshtim me ligjin, kanë paralelisht koncesione dhe punë të tjera publike të fituara.

Dokumentet standarde të tenderit shtojca 8, Pjesa III: Kriteret e Përzgjedhjes/Kualifikimit pika D si dhe VKM nr.42, datë 16.01.2008 “Për miratimin e rregullores për procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike, që ushtrojnë veprimtari ndërtimi”, Kreu III , pika 2, parashikon se asnjë nga këto të tria kompanitë nuk mund të jetë fituese nëqoftëse janë duke zbatuar kontrata të të tjera për punë civile.

Sipas kritereve të DST të vendosura nga vetë bashkia Berat

– Çdo vetëdeklarim i pavërtetë/pasaktë nga ana e operatorëve ekonomikë jo vetëm që përbën shkak për skualifikimin nga procedura konkrete, por përbën shkak edhe për përjashtimin e tyre nga e drejta për të fituar kontrata publike deri në 3 vjet, sipas parashikimeve të ligjit për prokurimin publik.

Tre kompanitë: Besta shpk, Arkonstudio shpk dhe Zeqillari shpk, janë të angazhuara paralelisht në këto punime publike:

Besta shpk

Kontratë koncesionare dt.29.4.2022 e lidhur me MIE për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Vlorë, afati 35 vite

Kontratë dt. 25.05.2024 e lidhur me bashkinë Skrapar me objekt Rehabilitim urban në të dy anët e rrugës “Arkitekt Kasëmi”, afati 77 ditë,

Kontratë datë 31.12.2021 e lidhur me ARRSH me objekt Mirëmbajtje me performancë të rrugëve Rajoni Jugor : Loti IX : “Mirëmbajtje rutinë dhe dimërore me performancë rruga Berat – Corogjaf + rruga Corogjaf – k/Gllave – Antene+rruga Poshnje – Velemisht – k/Patos + rruga k/Marinez-Marinez, afati 48 muaj.

Arkonstudio shpk me pronar Erjon Kërit (djali i Pilo Kërit ) ish-kandidat i PS për qarkun Berat, denoncuar edhe më parë nga PD:

Kontratë koncesionare dt. 29. 4. 2022 e lidhur me MIE për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Vlorë, afati 35 vite

Kontratë dt. 27. 6. 2023, e lidhur me ARRSH, me objekt zgjerimi i rrugës Elbasan-Qafe-Thane (Faza II), afati 24 muaj.

Njoftuar fitues nga FSHZH dt. 31. 07. 2023 për kontratën me objekt Ndërhyrje rigjeneruese ne blloqet e banimit, rigjenerimi i stokut të banesave në Rajonin 3&4, Afati 24 muaj.

Zeqillari shpk

Kontratë dt. 06.12.2023 e lidhur me bashkinë Kolonjë me objekt: Ndërtim palestre për kompleksin “Shkolla Qendër Komunitare” për shkollën 9 vjeçare “Petro Nini Luarasi” dhe “Papa Kristo Negovani”, Ersekë.

Faktet dhe ligji që i mbështet për këtë janë të qarta si drita e diellit.

Ligjin e lexon mirë Ervin Demo siç e lexojnë edhe zyrtarët e lartë të bashkisë Berat, por Ervin Demo dhe bashkia e tij kanë zgjedhur të shkelin haptazi ligjin, pasi anëtarët e bashkimit të operatorëve fitues të kësaj procedure janë investuar në kontrata paralele.

Ervin Demo, nuk ka frikë nga shkelja e ligjit sepse e sheh që edhe në Tiranë nuk i gjen gjë ata që abuzojnë.

‘Ervinët’ e Shqipërisë ekzistojnë se i mbron Edi Rama.

Pa Edi Ramën zinxhiri i korrupsionit për para dhe parave për vota, zbërthehet menjëherë.

Etiketa: Arkonstudio shpkbashkia beratBesta shpkErvin DemoGenta VangjeliPDshkolletenderZeqillari shpk

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

17:55 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Albanian Digital Solution, miniera e floririt të Ramës! U krijua vetëm për të vjedhur

12:36 : 02/06/2026
AKTUALITET

Terapia hormonale/ PD kërkon ministren e Shëndetësisë në Komision, Shalsi si ‘lider’: S’do e thërrasim

12:24 : 02/06/2026
AKTUALITET

Terapia hormonale për transgjinorët, Kalaja-Ramës dhe deputetëve të PS: Provojeni te fëmijët tuaj

19:03 : 01/06/2026
AKTUALITET

Kushtet skandaloze të Spitalit të Lushnjes, lajmërohet protestë më 7 qershor

18:21 : 01/06/2026
Para

Raphael Varane tërhiqet nga futbolli në moshën 31-vjeçare

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom