• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dorëheqja e habitshme e Elsa Toskës shton njollat e errëta mbi Gjykatën Kushtetuese

11:33 : 20/09/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, OP-ED

Nga Boldnews.al

Gjykata Kushtetuese e pas-Reformës në Drejtësi nuk është një institucion që shquhet për integritet të lartë profesional, sidomos në çështjet me karakter dhe përplasje politike.

Një mori e gjatë vendimesh të trupës gjyqësore kanë favorizuar deri në skaj interesat e maxhorancës së kryeministrit Edi Rama.

Edhe në ndonjë rast sporadik, kur, vetëm në pamje, vendimet e asaj gjykate duket se nuk përputhen me interesat e shumicës socialiste, si në çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, Rama dhe pasuesit e tij e injorojnë dhe nuk e zbatojnë.

Lexo edhe:

Gjykata Kushtetuese bllokon Kuvendin e Kosovës, ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së re

Vakanca në Kushtetuese/ E paralajmëroi Boldnews, Denar Biba tërhiqet nga gara pa marrë vendim KED

Në këtë klimë jo shumë normale të funksionimit të “garantëve të Kushtetutës”, vjen edhe një dorëheqje “e habitshme”.

Gjyqtarja Elsa Toska paraqiti të Enjten e kësaj jave (19 Shtator 2024) dorëheqjen. Në një fletë formati, ajo njoftoi titullaren e institucionit për vendimin e saj për largimin nga detyra, me argumentin e “arsyeve personale”. Asnjë detaj më shumë, as se cilat ishin këto arsye dhe as se përse ishin aq të forta, sa të detyronin një gjyqtar kushtetues të largohej nga detyra.

Burime zyrtare dhe jo-zyrtare nga Gjykata Kushtetuese, të kontaktuar nga “Boldnews.al”, nuk mund të japin një arsye konkrete të kësaj dorëheqjeje. Këto burime pranojnë se gjyqtarja Toska ka shmangur së fundmi pjesëmarrjen në seanca gjyqësore e më pas dorëzoi aktin e dorëheqjes, pa dhënë asnjë shpjegim, as institucional, por edhe as shoqëror.

Pa paragjykuar “arsyet personale” të gjyqtares Toska, dorëheqja e saj pa dhënë asnjë shpjegim, nuk tingëllon aspak normale për një funksionar shumë të lartë shtetëror dhe të sistemit të drejtësisë.

“Arsyet personale”, në mungesë të një motivi të qartë, mund të jenë të shumta. Mund të jenë situata të vështira shëndetësore të zyrtarit apo familjarëve të afërt. Megjithatë, në këto raste, zyrtarët nuk kanë arsye t’i fshehin. I tregojnë, marrin leje të përkohshme, ndoshta edhe të papaguar, dhe institucionet në përgjithësi i respektojnë këto lloj kërkesash, pa shkuar deri tek dorëheqja.

“Arsyet personale” mund të jenë edhe të shumë kategorive të tjera, nga më njerëzoret, e deri tek kriminalet, siç mund të jenë shantazhe të natyrave të ndryshme. Por, edhe në këto raste, zyrtari (gjyqtari në këtë rast) kanë të gjithë mjetet për ta ndjekur ligjërisht presionin që mund t’i bëhet, pa shkuar tek dorëheqja.

Përtej çdo “arsyeje personale”, dorëheqja e beftë dhe pa asnjë shpjegim e gjyqtares kushtetuese, tregon më së paku papërgjegjshmëri institucionale.

Gjyqtarja Elsa Toska u zgjodh në vitin 2019, nëpërmjet një procedure të ndërlikuar, të parashikuar në Kushtetutë pas Reformës në Drejtësi.

Procedura për përzgjedhjen e saj, ashtu si edhe për gjyqtarët e tjerë, kërkon investim disa-mujor të institucioneve të larta, si Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe Kuvendi i Shqipërisë.

Me dorëheqjen e saj, sërish këto institucione duhet të ri-hapin procedurën, do të investohen sërish disa muaj, para se të përzgjidhet dhe emërohet gjyqtari që do të zëvendësojë mandatin e Elsa Toskës.

Kjo do të thotë që dorëheqja e gjyqtarit kushtetues nuk mund dhe nuk duhet të jetë siç mund të ndodh, fjala vjen në fasoneri, pasi largimi “arsyet personale”, por realisht pa arsye të paktën deri më tani, do të angazhojë një mori burimesh institucionale për të emëruar një gjyqtar tjetër.

Etiketa: elsa toskaGjykata Kushtetuesegjyqtarereforma ne drejtesi

Lajme të lidhura

RAJONI

Gjykata Kushtetuese bllokon Kuvendin e Kosovës, ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së re

14:57 : 05/09/2025
AKTUALITET

Vakanca në Kushtetuese/ E paralajmëroi Boldnews, Denar Biba tërhiqet nga gara pa marrë vendim KED

15:13 : 04/09/2025
AKTUALITET

“Rrëmbimi” i mandateve kushtetuese/ Sokol Sadushi “lan duart” me Denar Bibën në 4 shtator

12:27 : 02/09/2025
AKTUALITET

Kandidate për në Gjykatë Kushtetuese, Naureda Llagami “fsheh” punësimin tek Soros

10:20 : 27/08/2025
RAJONI

Kushtetuesja urdhëron Kuvendin e Kosovës të zgjedhë kryetarin brenda 30 ditësh

16:18 : 18/08/2025
AKTUALITET

“Vrapi” i Sadushit për të kapur Kushtetuesen, si po “ua prish” pushimet anëtarëve të KED-it për Denar Bibën

10:48 : 09/08/2025
Para

"Qendra e sterilizimit nuk u vu në punë"/ ish-zv.ministri: Nuk jam në dijeni të memos së Manastirliut

TË GJITHA

FIFA përditëson renditjen, njihuni me pozicionin e ri të Shqipërisë dhe Kosovës

20:18 : 10/09/2025

“Kurbani” i mandatit të radhës

20:17 : 10/09/2025

E rëndë në Durrës, mbytet në det 16-vjeçari

20:04 : 10/09/2025

EMRAT/ Shkarkohet nga detyra drejtori i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, ja kush e zëvendëson

20:02 : 10/09/2025

Koka: Deklarata e Van Horn skaner i rrezikut ku ndodhet Shqipëria, rreziku ka emrin Edi Rama

20:02 : 10/09/2025

Bizneset në krizë për punonjës, por shkalla e papunësisë mbetet e njëjtë

19:47 : 10/09/2025

Protestat kundër korrupsionit, qytetarët i vënë flakën Pallatit Presidencial në Nepal

19:43 : 10/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com