• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Analiza e REL: A do t’i kthejnë institucionet e Kosovës serbët që dhanë dorëheqje?

21:03 : 16/09/2024
në RAJONI

Thirrjet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për riintegrimin e serbëve në veri të Kosovës, u mirëpritën nga Bashkimi Evropian si një lëvizje pozitive, por nuk u komentuan fare nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Përkundër pyetjeve të përsëritura të Radios Evropa e Lirë, zyrtarët e Qeverisë së tij nuk treguan nëse do të pranojnë kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili vjen nga partia e Kurtit, tha para gazetarëve se një veprim i tillë do të ishte antikushtetues.

Anëtarja e kabinetit të Kurtit, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, tha se Vuçiç, me kërkesat e tij, synon të vazhdojë “instrumentalizimin e serbëve” të Kosovës.

Për ekspertë të çështjeve ligjore, kthimi i serbëve në gjykata dhe prokurori mund të bëhet, por jo edhe i atyre në polici.

Lexo edhe:

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Mashtrimi/ “Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

Pse serbët i braktisën institucionet dhe çka kërkoi Vuçiç?

Qindra pjesëtarë të komunitetit serb në veri dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, përfshirë komunat, policinë, gjykatat dhe prokurorinë, në nëntor të vitit 2022.

Kjo pasoi indinjatën e tyre me një vendim të Qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të makinave me targa të Kosovës.

Nga ajo kohë, kryetarët e komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, u zëvendësuan me udhëheqës shqiptarë, pasi komuniteti shumicë serb në zonë i bojkotoi zgjedhjet.

Në gjykata, prokurori dhe polici, punonjësit serbë nuk u kthyen.

Në një adresim më 13 shtator në Beograd, presidenti i Serbisë, Vuçiq, parashtroi disa kërkesa për Kosovën – mes tjerash: kthimin e serbëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun, kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre, si dhe shpalljen dhe mbajtjen e “zgjedhjeve lokale, të lira dhe demokratike” në veri.

“Nuk i komentojmë deklaratat politike”

Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës se a mund të rekrutohen policët serbë që dhanë dorëheqje dhe si, por ajo kërkoi që pyetjet t’i dërgohen Policisë së Kosovës.

Kjo e fundit tha shkurtimisht në përgjigjen me shkrim se “nuk i komenton deklaratat e asnjë personi/subjekti politik”.

Ndërsa, sa i përket rekrutimit të kadetëve policorë, tha se konkursi bëhet publik, bashkë me kriteret e kërkuara.

A do ta konsiderojnë kthimin e serbëve Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor i Kosovës?

Nëse ka kërkesa për kthim, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) tha se do t’i shqyrtojë ato.

Por, thuhet në përgjigjen dërguar REL-it, KPK-ja, deri më tash, “nuk ka pranuar asnjë kërkesë nga prokurorët serbë për kthimin e tyre në sistemin prokurorial”.

Pa specifikuar shumë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se çështja e dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe të administratës së komunitetit serb, “do të shqyrtohet në momentin që KGJK-ja e vlerëson se është koha e duhur” dhe “sipas procedurës së përcaktuar për situata të tilla”.

Çfarë thonë ekspertët?

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, thotë për Radion Evropa e Lirë se riintegrimi i serbëve në institucionet e Kosovës do të ishte i mundur, por jo me automatizëm.

Sipas tij, zgjedhjet lokale në komunat veriore mund të shpallen sivjet, por vetëm nëse ka një vendim politik nga Qeveria, i cili do t’i dërgohej presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

“Më pas, varet prej diskrecionit të presidentes. Nëse ajo e sheh të arsyeshme politikisht dhe në aspektin e sigurisë, mund t’i shpallë zgjedhjet [lokale në komunat e veriut]”, thotë Kryeziu.

Për kthimin e mundshëm të policëve serbë në funksionet e tyre, ai thotë se nuk mund të bëhet me automatizëm, pasi dorëheqjet e tyre janë miratuar nga institucioni përkatës.

“Ata që japin dorëheqje nga policia, nuk mund të kthehen. Vetëm në rastet kur dikush është i sëmurë, apo ka probleme të natyrës familjare… përndryshe nuk mund të kthehet më”, sqaron Kryeziu.

Por, situata qëndron ndryshe me gjyqtarët dhe prokurorët, sipas tij, pasi dorëheqjet e tyre nuk janë formalizuar dhe institucionet përkatëse mund ta konsiderojnë kthimin e tyre.

Astrit Kolaj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë po ashtu se prokurorët dhe gjyqtarët serbë do të mund të ktheheshin në pozitat e tyre përmes një kërkese që do ta bënin në Këshillin Prokurorial dhe atë Gjyqësor të Kosovës.

“Të dy këshillat duhet të mblidhen dhe t’i marrin vendimet për kthimin e tyre”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

“Ky do të ishte një lloj gjesti i mirë, një lloj vullneti, i cili do të dëshmonte se Republika e Kosovës është e drejtë dhe e barabartë për të gjithë qytetarët e saj”, shton Kolaj.

Për policët, edhe ai thotë se nuk mund të kthehen me automatizëm, por se “kanë të drejtë të konkurrojnë për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës, në rast të hapjes së konkursit nga ky institucion”.

Integrimi i serbëve

Popullata serbe në veri të Kosovës – e dirigjuar nga Serbia dhe strukturat e saj paralele në vend – vështirë u bindet vendimeve të institucioneve të Kosovës.

Për pasojë, zona shndërrohet shpesh në vatër tensionesh.

Integrimi i pjesëtarëve të komunitetit serb në institucionet e Kosovës ka qenë pjesë e disa marrëveshjeve që Kosova dhe Serbia kanë arritur në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Duke komentuar kërkesat e Vuçiqit, Konjufca tha se ai po tenton të ruajë në Kosovë “atë që nuk e ka më”.

“Ai, faktikisht, po e kërcënon Republikën e Kosovës përmes konferencës së tij për shtyp, mirëpo ky është një kërcenim, i cili, ta them të drejtën, nuk na bën shumë përshtypje. Ne nuk frikësohemi, nuk shqetësohemi, sepse në atë pjesë të vendit janë institucionet e Kosovës, janë institucionet e sigurisë, janë institucionet politike, janë komunat që funksionojnë… Është shans i humbur i qytetarëve që kanë mendime të tjera për të marrë pjesë në procesin politik edhe për të qenë bashkëpjesëmarrës në procesin politik. Pas kësaj që ka ndodhur, vendi e ka marrë një drejtim të ri”, tha Konjufca.

Këtë vit, Qeveria e Kosovës ndërmori disa hapa – si heqja e dinarit serb nga përdorimi dhe mbyllja e strukturave paralele serbe – në përpjekje për të shtrirë sa më shumë autoritetin e saj në veri.

Vendimet hasën në kritikat e aleatëve perëndimorë, të cilët i cilësuan si hapa të pakoordinuar dhe me rrezik për rritjen e tensioneve.

Kërkesat e fundit të Vuçiqit, BE-ja tha se janë pozitive dhe i bëri thirrje edhe Prishtinës, edhe Beogradit që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ne e mirëpresim gatishmërinë e shprehur nga presidenti Vuçiq për të vazhduar angazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, për REL-in.

Derisa kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, e konfirmuan shkuarjen në Bruksel më 17 shtator, për një takim të mundshëm të përbashkët, një rund i ri i bisedimeve mes Kurtit dhe Vuçiqit nuk duket në horizont.

Për herë të fundit ata u takuan më 14 shtator, 2023./ REL

Etiketa: konfliktikosoveSerbi

Lajme të lidhura

RAJONI

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë

13:15 : 10/05/2025
AKTUALITET

Mashtrimi/ “Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

19:50 : 09/05/2025
RAJONI

“Kosova nuk është e përgatitur”, Oda Amerikane kërkon shtyrjen e liberalizimit të energjisë

15:29 : 09/05/2025
RAJONI

Dështon për herë të 13-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

10:40 : 09/05/2025
RAJONI

Ngërçi politik në Kosovë/ Presidentja do ftojë partitë politike në një takim për zhbllokimin e situatës

10:36 : 09/05/2025
RAJONI

A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik? Sot seanca e 13-të për konstituimin e Kuvendit

08:53 : 09/05/2025
Para

Daja e bën "sefte" me Dinamon, "blutë" mposhtin Skënderbeun me gol në minutën e 90

TË GJITHA

Florenc Çapja kërkoi të ushtrojë të drejtën e votës, Gjykata e Tiranës e rrëzon

16:05 : 11/05/2025

Mediat raportojnë se Erion Veliaj ka votuar në burg, pas largimit të kamerave

15:55 : 11/05/2025

Të shtëna me armë në Milot, sherri nisi në Qendrën e Votimit/ EMRAT

15:51 : 11/05/2025

Abilekaj: Opozita po përballet me ‘të fortët’ për të mbrojtur votën! SPAK në shërbim të Ramës

15:48 : 11/05/2025

KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 15:00

15:41 : 11/05/2025

Humbin 500 fletë në qendrën e votimit në Fier, gjenden vetëm 47

15:35 : 11/05/2025

I besuari i Belinda Ballukut në tavolinë me familjarin e Bledi Klosit, fsheh fletët kur kupton që po filmohej

15:29 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com