• Kontakt
Friday, June 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT/ 24 të arrestuar për drogë në Tiranë, sekuestrohet 1.8 kg kokainë e 18 kg kanabis (PAMJET)

12:12 : 14/09/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia e Tiranës ka goditur një grup që shpërndante kokainë, droga sintetike afër shkollave dhe lokaleve të natës në kuadër të operacionit të koduar ‘Tempulli4’.

Në total janë 28 persona pjesëtarë të një grupi kriminal, nga të cilët 24 janë të arrestuar më përpara ndërsa 4 janë ende në kërkim. Nga këta 9 persona kanë qenë të arrestuar më përpara, ndërsa në pamje janë momentet e operacionit të arrestimit të 15 të tjerëve të akuzuar si pjesë e këtij grupi.

Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj doli në një konferencë për median për të dhënë rezultatet e këtij operacioni. Gjatë operacionit “Tempulli 4” policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 1.8 kg, lëndë narkotike kokainë;
– 18 kg, lëndë narkotike marijuanë;
– 350 doza, me lëndë të dyshuar narkotike sintetikeekstazi dhe LCD të cilat shiteshin pranë shkollave
– aparatet celulare dhe automjetet e shtetasve tëimplikuar në këtë veprimtari kriminale.

EMRAT, të arrestuarit e “Tempulli 4” janë:
Vilson Tresa
Asllan Maqellara
Etgent Luzi
Kostandinos Deliu
Armand Haderllari
Blerim Biba
Ilir Tufa
Kevin Kolgegaj
Marios Saliaj
Damjan Hasani
Erblin Buci
Ervis Duro
Jurgen Xhafa
Aldo Grabovari
Gazmend Hoxha
Sajmir Gerbaj
Aleksander Kili
Orgest Beqo
Xhelo Ajasllari
Paolo Shyti
Ervin Rakipi
Erdi Kurti
Adrian Ramushi

Lexo edhe:

Rinumërohen mbi 200 kuti votimit të Tiranës, si ka ndryshuar rezultati i 11 Majit

I dënuar me 11 vite për drogë, autoritetet britanike kërkojnë t’i heqin nënshtetësinë shqiptarit

Në pamje duket momenti kur policia mësyn një lokal dhe prangos një shtetas, një tjetër arrestim është kryer në rrugën ‘Myslim Shyri”. Një tjetri i janë vënë prangat në rrugë.

  • Pamje nga operacioni i policisë:

Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj:

“Jam sot këtu së bashku me zëvendësdrejtorin për Hetimin eKrimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike, dhe shefin e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, për të bërë prezente rezultatet e fazës së parë të megaoperacionit të koduar “TEMPULLI 4” në kuadër të cilit u godit një grup që shpërndante lëndë narkotike kokainë, marijuanë,dhe droga sintetike, afër shkollave dhe në lokale nate, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në zbatim të masave të përcaktuara në paketën e sigurisë në shkolla dhe të prioritetit të Policisë Shtetit, për të garantuar një mjedis sa më të sigurtë për nxënësit dhe për të parandaluar fenomenet negative në vijimësi, ka zhvilluar kontrolle dhe operacione për të goditur elementët apo grupe kriminale që tentojnë të zhvillojnë veprimtarinë kriminale duke bërë pjesë të rinjtë.
 
Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, dhe në vijim megaoperacioneve mbarëkombëtare Tempulli 1, 2, dhe 3, bazuar në inteligjencën informative, ka referuarmaterialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka regjistruar 2 procedime penale.

Pas një hetimi disamujor me metoda speciale të hetimit nga Specialistët për Hetimin e  Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u siguruan prova ligjore për dokumentinin e veprimtarisë kriminale të 28 shtetasve.
 
Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua faza e parë e operacionit “TEMPULLI 4”, në kuadër të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 24 persona, 9 prej te cilëve janë arrestuar më parë të cilët po hetohen me masën e sigurimit personal “Arrest në burg” pa afat, ndërsa 15 janë arrestuar ditën e sotme. Gjithashtu vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të tjerë ndiqen me masa kërkimi.
 
Gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit Vilson Tresa, Asllan Maqellara, Etgent Luzi, Kostandinos Deliu, Armand Haderllari, Blerim Biba, Ilir Tufa, Kevin Kolgegaj, Marios Saliaj, Damjan Hasani, Erblin Buci, Ervis Duro, Jurgen Xhafa, Aldo Grabovari, Gazmend Hoxha, Sajmir Gerbaj, Aleksander Kili, Orgest Beqo, Xhelo Ajasllari, Paolo Shyti, Ervin Rakipi, Erdi Kurti, dhe Adrian Ramushi.

Gjatë hetimit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 1.8 kg, lëndë narkotike kokainë;
– 18 kg, lëndë narkotike marijuanë;
– 350 doza, me lëndë të dyshuar narkotike sintetikeekstazi dhe LCD;
– aparatet celulare dhe automjetet e shtetasve tëimplikuar në këtë veprimtari kriminale.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, në lokale nate dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshe të Tiranës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në drejtimin e Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së parëtë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vijojnë veprimet hetimore për dokumentinin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë.
 
Gjej rastin të përgëzoj Sektorin Kundër Narkotikëve dhe Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin për hetimet cilësore me aplikim të metodave speciale të hetimit të kryera gjatë këtij viti dhe i nxis që këto hetime të vazhdojnë dhe në të ardhmen.

Po kështu në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer mes Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Drejtorisë Vendoretë Policisë Tiranë,  falenderojmë prokurorin e këtyre procedimeve, z. Ritvan Suka dhe drejtuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Z. Arens Cela, për drejtimin, koordinimin dhe mbështetjen për finalizimin me sukses të operacionit.

Duke përfituar nga rasti dua të garantoj qytetarët, komunitetin e prindërve, nxënësit dhe stafet pedagogjike, se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në bashkëpunim edhe me oficerët e sigurisë në shkolla, është e angazhuar maksimalisht për të qënë në krah të stafeve petagogjike për të siguruar një proces mësimor sa më të qetë dhe normal”, tha Vocaj.

Etiketa: arrestimedetajedrogepoliciaTiranetonin vocaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rinumërohen mbi 200 kuti votimit të Tiranës, si ka ndryshuar rezultati i 11 Majit

22:27 : 19/06/2025
AKTUALITET

I dënuar me 11 vite për drogë, autoritetet britanike kërkojnë t’i heqin nënshtetësinë shqiptarit

18:44 : 19/06/2025
AKTUALITET

Iku pa paguar hotelin, në kërkim i riu në Vlorë! 40-vjeçari nën hetim për ngacmim seksual

14:50 : 19/06/2025
AKTUALITET

Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente false pasi ishte në kërkim, arrestohet 25-vjeçari

13:47 : 19/06/2025
AKTUALITET

U kapën me drogë, arrestohen dy persona në Tiranë

12:39 : 19/06/2025
AKTUALITET

Njëri dhunoi babain, tjetri përplasi makinën e policisë, 2 të arrestuar në Durrës

11:06 : 19/06/2025
Para

Inzaghi planifikon rotacion ndaj Monza-s, Asllani projektohet titullar

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 20 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 19/06/2025

Sistemi “Iron Dome” i Izraelit kapi vetëm 65% të raketave iraniane në 24 orët e fundit

22:53 : 19/06/2025

Fibrilacioni atrial/ Cilët janë shkaktarët dhe si mund ta parandaloni

22:52 : 19/06/2025

“Po vdesin njerëz kot”/ Lufta në Lindjen e Mesme, Bushati përplaset me Baton Haxhiun: Shumë e rëndë…

22:48 : 19/06/2025

“Pretendim absurd i PD-së për mandatin e 14-të”/ Shehaj: Po monitorojmë rinumërimin

22:38 : 19/06/2025

Liverpool e ka seriozisht për Osimhen, përfshin në “pazar” Nunez dhe Chiesa

22:31 : 19/06/2025

Rinumërohen mbi 200 kuti votimit të Tiranës, si ka ndryshuar rezultati i 11 Majit

22:27 : 19/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com