• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Mos dorëzimi i Xhaçkës tek Kushtetuesja, grusht shteti nga Edi Rama

15:53 : 13/09/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se ka kryer një grusht shteti me votimin e mbrëmshëm në Kuvend.

Berisha, në një deklaratë për mediat, theksoi se Rama me anë të komisionit Xhafaj ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese.

“Me këtë akt, Edi Rama dëshmoi se në duart e tij janë sot të përqendruara të gjitha pushtetet, se ai nuk kontrollon më vetëm Skapin, Gjykatën e Lartë, të Apelit, të Faktit, por ai tashmë dhe në një rast tepër të rrallë kur nuk arrin pas presionesh monstruoze që bën mbui gjykatësit të ketë të sigurtë vendimin që do, krijoi komisionin Xhafaj për ti shumëzuar me zero edhe Gjykatën Kushtetuese.”- deklaron Berisha.

Kryedemokrati i ka bërë thirrje Komisionit të Venecias që ta hedhë poshtë me neveri kërkesën e bërë nga mazhoranca socialiste, gjoja për të justifikuar vendimin e saj në parlament.

Lexo edhe:

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

‘Lubia e papërmbajtur!’/ Berisha ndan videon e Ahmetajt: Balluku, plaçkitësja më e madhe e buxhetit të shtetit

Deklarata e Berishës:

Mirëdita! Mbrëmë vonë në parlament, Edi Rama nëpërmjet komisionit Xhafa, kreu një grusht të vërtetë shteti.

Mbrëmë në një votim antikushtetues, Edi Rama nëpërmjet komisioni Xhafaj, asgjësoi kushtetutën. Në nenin 70, i cili përcakton raportet e parlamentit me Gjykatën Kushtetuese në rastet kur deputetët abuzojnë apo veprojnë në kundërshtim me këtë nen. Deputetët e mazhorancës për herë të dytë, hodhën poshtë, bllokuan zbatimin e nenit 70 të Kushtetutës, i cili në pikën tre sanksionon; se deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit apo e pushtetit vendor, dhe as të fitojnë pasuritë të këtyre.

Olta Xhaçka një familjare, ish-familjare pothuajse e klanit Rama, ministre dhe sot akoma deputete, pasi shpalli me Edi Ramën dhe lidhjet që ka me familjen Rama, Artan Gaçin, burrin aktual të Olta Xhaçkës investitor strategjik ju dhanë 10 mijë metër katrorë tokë në Himarë, tokë publike, një përvetësim i tmerrshëm i cili u realizua në shkelje të çdo ligji. Neni 70 në pikën 4 përcakton: se për çdo shkelje të paragrafit 3 të këtij neni, me mocion të kryetarit të Kuvendit ose të një së dhjetës së anëtarëve të tij, Kuvendi vendos për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila konstaton papajtueshmërinë e mandatit të deputetit me personin e dhënë. Por mbrëmë Edi Rama me komisionin Xhafa urdhëroi parlamentin të bllokojë dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, defakto asgjësoi Gjykatën Kushtetuese, pa të cilën kushtetuta shndërrohet në një letër pa vlerë.

Me këtë akt, Edi Rama dëshmoi se në duart e tij janë sot të përqendruara të gjitha pushtetet, se ai nuk kontrollon më vetëm Skapin, Gjykatën e Lartë, të Apelit, të Faktit, por ai tashmë dhe në një rast tepër të rrallë kur nuk arrin pas presionesh monstruoze që bën mbui gjykatësit të ketë të sigurtë vendimin që do, krijoi komisionin Xhafaj për ti shumëzuar me zero edhe Gjykatën Kushtetuese. Pseudomazhoranca apo mazhoranca e drogës dhe krimit, në këtë akt puçist, për të mbuluar puçin antikushtetues, marrjen e pushtetit të Gjykatës Kushtetuese, u justifikua se do ta dërgojnë në Komisionin e Veneçias.

Thirrja ime për Komisionin e respektuar të Veneçias, të hedhë poshtë me përçmim këtë përpjekje kurth për të justifikuar puçin konstitucional që Edi Rama dhe komisioni Xhafaj realizuan mbrëmë ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Së fundi, theksoj se pavarësisht nga kompleksiteti i njohur i marrëdhënieve të Olta Xhaçkës me familjen Rama, garantoj shqiptarët se prap këtij qëndrimi të Edi Ramës, janë strikt interesat familjare pronësore të tij, se ai po të mos ishin ato interesa, po të mos ishte pjesëtar dhe aksionar në ato 10 mijë metër katrorë tokë, jo 1 por 5 Olta do të ishte i gatshëm ti hidhte mënjanë.

Pra ky akt tregon se për Edi Ramën nuk ka normë, nuk ka standard, nuk ka ligj e Kushtetutë që mund të pengojë atë në interesat e tij mafioze. Partia Demokratike denoncon me forcën më të madhe këtë puç të parlamentit ndaj pushtetit të Gjykatës Kushtetuese për llogari të Edi Ramës dhe familjes së tij. Partia Demokratike u bën thirrje shqiptarëve, o sot o kurrë të nxjerrim Shqipërinë nga kthetrat e këtij bosi mafioz që ka vetëm një interes; pushtetin dhe pasurimin e tij. Faleminderit!

Etiketa: Edi RamaGjykata Kushtetueseolta xhackapsSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025
AKTUALITET

‘Lubia e papërmbajtur!’/ Berisha ndan videon e Ahmetajt: Balluku, plaçkitësja më e madhe e buxhetit të shtetit

21:00 : 26/10/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: Një artist i shkëlqyer si Flori nuk mund të kuptohet nga një artist i dështuar si Rama

18:02 : 26/10/2025
AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
Para

Iu kapën 9 kg kanabis, i arrestuari vëllai i kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotka

TË GJITHA

Deputeti Bledion Nallbati paraqitet në SPAK

09:26 : 27/10/2025

Këto 3 shenja horoskopi e nisin javën mbarë

09:19 : 27/10/2025

BE përforcon rregullat e patentave për të ulur vdekshmërinë në trafik

09:07 : 27/10/2025

Mblidhet sot Kuvendi, raportojnë krerët e institucioneve të drejtësisë

08:49 : 27/10/2025

Sherr gjatë natës në Lushnje, tre të plagosur me thikë

08:37 : 27/10/2025

Shembje gurësh dhe dherash në aksin Pukë-Fushë Arrëz, bllokohet qarkullimi

08:33 : 27/10/2025

Pse qeveria Rama ka kaq inat me shëndetësinë dhe arsimin?!

08:27 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com