Ka zgjatur rreth një orë interpelanca që kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar me kryeministrin Edi Rama për skandalin e mbetjeve toksike nisura nga Porti i Durrësit, drejt Kinës dhe Tajlandës.
Gjatë interpelancës pati një përplasje të fortë mes Bardhit dhe Ramës referuar disa prej çështjeve më të nxehta dhe akuzave politike nga të dyja krahët duke nisur nga mbetjet toksike, policia e inkriminuar deri tek ironia e Ramës dhe akuzat e tij për opozitën.
Në kërkesë thuhet se rastet e përsëritura të konstatuara të eksportit të mbetjeve toksike ngrenë dyshime serioze se Shqipëria është përfshirë në një tregti të paligjshme ndërkombëtare të mbetjeve të rrezikshme. PD argumenton se qeveria shqiptare duhet të informojë Kuvendin dhe opinionin publik se për çfarë bëhet fjalë, kujt i përkasin mbetjet e rrezikshme dhe të gjitha detajet e tjera që lidhen me këtë veprimtari.
- Bardhi akuza Ramës: Je kreu i këtij aktiviteti të rrezikshëm
Fjalën hyrëse të interpelancës e nisi kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i cili e cilësoi Edi Ramën si kreun e aktivitetit të kontrabandës për mbetjet e rrezikshme.
Gjatë interpelancës për transportin e mbetjeve të rrezikshme të ‘Kurum’ nga Porti i Durrësit, bardhi pyeti kreun e qeverisë se kush e lejoi eksportin nga porti. Bardhi u shpreh se 816 ton mbetje po kthehen në Portin e Durrësit.
“Më 8 gusht 2024, 3 organizata denoncuan faktin se dy anije të nisura nga Porti i Durrësit po transportonin mbetje të rrezikshme drejt Tajlandës. Kur kjo e fundit mësoi se anijet ishin nisur nga porti i Durrësit, refuzoi që t’i pranojë.
Aktualisht sipas informacioneve publike, 2 anijet, po kthehen në portin e Durrësit. Organizata amerikane janë shprehur për media prestigjioze se është e bindur se Porti i Durrësit është shfrytëzuar për të nxjerrë në mënyrë të paligjshme, mbetje të rrezikshme helmues enë disa vene aziatike.
Është transportuar një material që del nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike. Dërgesa të kësaj natyre sipas informacione bëhen rregullisht nga porti i Durrës. Hiri i transportuar i takon Sokolaj Shpk, e licencuar nga kjo kompani dhe mbetjet e i përkasin Kurum.
Po nga porti i Durrësit janë nisur disa ton mbetje të rrezikshme dhe pritet të kthehen mbrapsht. Lishur me këtë çështje ka pasur disa reagime të institucioneve përgjegjëse. Ka dyshime serioze se Shqipëria ka shkelur konventën e Bazelit, që rregullon tregtinë e vendeve të rrezikshme. Vende si Shqipëria nuk lejohet të transportojnë mbetje të rrezikshme. Kjo tregon se nuk kemi të bëjmë më një ngjarje të izoluar por me një aktivitet kriminal. Si janë lejuar të eksportohen nga Porti i Durrësit. Kush i ka lejuar të dalin nga porti i Durrësit. Për këtë duhet të përgjigjet kreu i aktivitetit të kontrabandës.
Sipas informacioneve, dy anije me 100 kontejnerë që përmbajnë rreth 816 ton mbetje brenda tyre po kthehen në Portin e Durrësit. Tregojnë se hiri i eksportuar i takon firmës Sokoloaj shpk licensuar nga kjo qeveri dhe mbetjes kanë të bëjnë me fabrikën Kurum.
Në muaj prill nga porti i Durrësit janë nisur për në Kinë disa ton mbetje që janë bllokuar dhe pritet të kthehen. Në këtë mënyrë ka dyshime se Shqipëria ka shkelur konventën e Bazelit. Nuk kemi të bëjmë me një ngjarje të izoluar, por aktivitet kriminal. Kujt i përkasin mbetjet e rrezikshme, çfarë veprimet kanë kryer aktivitet përgjegjëse janë lejuar të eksportohen pa leje përkatëse, kush i ka lejuar të hyjnë dhe të dalin përmes portit të Durrësit, Qeveria ta kishte sqaruar menjëherë. Kur kapesh si kriminel në shkelje të ligjit nuk bën transparencë”, tha Bardhi.
- Rama sulmon opozitën dhe justifikohet për mbetjet e rrezikshme
Kryeministri Edi Rama nga salla e Kuvendit i është përgjigjur kërkesës për interpelancë nga opozita lidhur me mbetjet e rrezikshme.
Nga foltorja e Kuvendit, Rama u justifikua duke deklaruar se nuk janë eksportuar mbetje të rrezikshme por si zakonisht sulmoi opozitën por pa sqaruar skandalin që ka tronditur vendin.
Sipas Ramës, kjo është një telenovelë politike, ndërsa teksa iu referua disa të dhënave dhe dokumentacioneve tha se nuk konsiderohen si mbetje të rrezikshme.
Kryeministri u shpreh se duhet të lihet Prokuroria dhe OLAF që të bëjnë hetimet për këtë rast.
“Burimi i kësaj telenovele politike që u shfaq paralelisht me atë të ngjarjes së Pogradecit, ku një i vrarë u bë mish i grirë i tellallëve të saj ishte një sinjalizimi për një transport mbetjesh. Vetë organizata jo qeveritare që i referoheni shprehet se ka dyshime për mundësinë që një sasi mallrash të nxjerra për tu transportuar drejt vendeve të Azisë janë të rrezikshme, pra dyshime, asgjë e vërtetuar, asnjë provë e faktuar ende, por deri tani dyshime.
Këto dyshime i kam konsideruar me vullnetin për të hetuar me organet evropianet. Ndërkohë që prokuroria shqiptare dhe OLAF vazhdojnë të hetojnë goja e politikës ka ngritur akuza. Unë kam kohë që nuk merrem me akuzat dhe me tellallët. E para, a është kryer eksport i mbetjeve të rrezikshme? Sipas të dhënave është shumë e qartë se eksperti i mallrave në fjalë nuk është eksport mbetjesh të rrezikshme. Praktika doganore e këtyre eksperteve ka të bashkëngjitur certifikatën.
Nga verifikimet logjistike të këtyre ngarkesave mallrave të tilla nuk konsiderohen të rrezikshme Edhe aludimit për mosveprim të administratës portuale, në rastin më të mirë është alogjik, në rastin më të keq kemi të bëjmë me një aludim patologjik, i artikuluar nga burimet ndotëse të Tiranës politike dhe mediatike.
Në këtë rast luhet me ndjeshmërinë e shqiptarëve, jo me mua, që po u flitet për Shqipërinë si një gropë mbetjesh të rrezikshme, kam detyrimin të sjell disa fakte të thjeshta pastaj vetëm hetimi mund të japë një përfundim.
A është kryer eksport i mbetjeve të rrezikshme? Sipas të dhënave të bëra publike deri tani, eksporti nuk është eksport mbetjesh të rrezikshme. Praktika doganore ka të bashkëngjitur certifikatën e mallin që konfirmon deklarimin e subjektit. Kemi të bëjmë me aludim psikopatologjik i artikuluar nga burimet ndotëse të Tiranës politike dhe mediatike.
Goja shumë tellallëshe e ka marrë të mirëqenë për tua nxirë realitetin shqiptarëve. Mbetjet e dyshuara do të vijnë në Shqipëri bashkë me fundin e botës. Janë fajtorë shqiptarët që mbajnë në krye një regjim kriminal. Shqipëria la sot në Portin e Durrësit një dosje inspektimesh dhe certifikimesh sistematike rigoroze nga autoritetet europianë që e përcaktoj. Në si një port të sigurt dhe e bëjnë Durrësin vendin ku së shpejti do të kemi edhe portin e NATO-s”, vijoi Rama.
- Rama: Mbetjet toksike fatazia malinje e opozitës
Rama gjithashtu deklaroi se “vetëm fatazia malinje e atyre që s’kanë aberin e punëve të shtetit, bën analiza thes më thes”. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama teksa i është përgjigjur opozitës nëse janë bërë analiza për mbetjet ose jo.
“Nëse eksportuesit kanë bërë mashtrim nuk janë politikanët, aq më pak janë tellallët e penxhereve që ndajnë zbatimin e ligjit nga shkelja, por janë organet ligjzbatuese që ne i mbështesim pa kushte sepse janë institucione të drejtësisë dhe sjanë institucione dhe organizata kriminale në të njëjtën kohë. Nuk është bërë asnjë analizë për mbetjet as nga kompania gjermane as nga transportuesi dhe as nga autoritetet e vendeve tranzite dhe as nga vend vendi pritës që kundërshton sot, por nuk ka kundërshtuar asnjë deklarim sepse nuk është bërë asnjë analizë.
Në asnjë port të botës përveç atij që administrohet nga penxherja e katiti të 8 nuk analizohet asnjë kërkesë. Vetëm në fatazinë malinje të atyre që se kanë aberin e punëve të shtetit bëjnë analiza thes më thes dhe kuti më kuti për të gjetur votën e duhur në kutinë e gabuar. A prodhohen mbetje nga procese industriale në vend, sigurisht që po dhe është normale si politika ka prodhuar mbetje, çdo proces prodhon mbetje, por këtu jemi në rastin kur mbetjet prodhojnë poltik, ndër to ka mbetje të rrezikshme dhe jo të rrezikshme. Është thënë se mbetjet do të vijnë në Shqipëri dhe për sytë me 7 penxhere dhe gojën 7 kanatshe shteti shqiptar është në çdo rast fajtor dhe gjithë shqiptarët sepse ata mbajnë një qeveri një regjim kriminal”, tha Rama.
- Bardhi i nxjerr Ramës komunikimet e ‘Sky ECC’: Policia “njësh” me krimin
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka replikuar me kryeministrin Edi Rama në lidhje me mbetjet toksike.
Por gjatë replikës, Bardhi publikoi një komunikim në SKY ECC, që sipas tij tregun se kush e ka zgjedhur kreun e Policisë së Shkodrës.
“E dija që ishe ekspert i inceneratorë, por që të ishe ekspert i mbetjeve të rrezikshme këtë nuk na i kishte marrë mendja. E meqë fole që zotrote ja di mirë punëve të shtetit, Rai të akuzoi që je i lidhur me krimin e organizuar. Unë po të pyes ;SI ta quajnë drejtorin e policisë së Shkodrës, e di emrin? Ta them unë kush ta ka emëruar.
Kodi pin i Sky ECC, DGLXJM: O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm. Di gjë ti?
Përgjigjet kodi sky 7142D9: Po por kam frikë se nuk e bën.
Ndërhyn prapë kodi DGLXJM: Mua Mondi më duhet një dimër aty vëlla.
Në fakt Mondi është drejtori aktual i policisë Shkodër që u emërua një muaj pasi ky miku i ministrit të Brendshëm është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend u bë ministër i Brendshëm. Dhe vjen ti këtu dhe akuzon opozitën, se të thotë që je i lidhur me krimin e organizuar? Patjetër që do japësh llogari”,tha Bardhi.
- Rama ironi me Bardhin: Më nxorre mallin e Lulit
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi deputetit Gazment Bardhit. Rama tha se i nxorri marrin e ish-kreut të PD-së Lulzim Basha.
Bardhi iu përgjigj se Rama ka tutor bandat e njohura si Bajrin apo Gjokën.
“Mua më dual malli i të shkretit lul turorit të këtij figurës së foli dhe besoj se të gjithë ata që e ndoqën e panë ku është dallimi i madh midis nesh që fjalisw me fakte dhe këtyre që nuk dinë çfarë flasin, këto mallra me këto emra nuk kategorizohen tek mbetjet e rrezikshme”- tha Rama.
Bardhi i përgjigjet nga vendi: “Ti ke tutor, bandat, Bajrin, Gjokën!”
- Bardhi përplaset me Ramën: A prodhohen mbetje të rrezikshme në Shqipëri?
Gazment Bardhi, në fjalën e tij në parlament tha se policia është në dorën e krimit. Bardhi i tha kryeministrit Edi Rama se duhet të tregojë se a prodhohen mbetje të rrezikshme në Shqipëri dhe ku shkojnë.
“Pasi ke qenë ekspert i inceneratorëve, ishe bërë ekspert i mbetjeve të rrezikshme. RAI të akuzoi se je i lidhur me krimin e organizuar. Si ta quajnë drejtorin e Policisë në Shkodër? Policinë ia ke dorëzuar krimit. Më 2016 ke thënë në Kavajë se iu them me përgjegjësi të madhe se Ilir Beqaj është ministri më i sulmuar, ashtu si Tahiri janë të sulmuar, sepse kanë prekur interesa, janë reformatorë, por se të dy i dolën ashtu si i dolën dhe the pastaj di unë çfarë kanë bërë ato.
Tha nuk di gjë unë se çfarë kanë bërë ata. Nuk iu përgjigje pyetjes: A prodhohen mbetje të rrezikshme në Shqipëri? Ku shkojnë? A prodhon Kurum mbetje të rrezikshme? Mbetjet e rrezikshme po kthehen nga Tajlanda”, tha Bardhi.
- Rama i përgjigjet Bardhit: Bashkë do kemi ballafaqim tjetër pasi SPAK të zbardh të vërtetën për Olsin
Kryeministri Edi Rama tha se me Bardhin do të ketë një tjetër përballje pasi SPAK të zbardhë të vërtetën lidhur me hetimet për vëllanë e tij, Olsi Rama referuar akuzave për laboratorin e drogës në ‘Xibrakë’.
Rama-Bardhit: “Bashkë do kemi ballafaqim tjetër pasi SPAK të zbardh të vërtetën për vëllanë! Vitin ardhshëm do ta keni më keq se në 1997
Gjatë seancës Kryeministri Edi Rama tha se me Bardhin do të ketë një tjetër përballje pasi SPAK të zbardhë të vërtetën lidhur me hetimet për vëllanë e tij, Olsi Rama. Ndërkohë paralajmëroi për opozitën një humbje të thellë më keq se në 1997. Në replikë Bardhi tha se kryeministri duhet të japë llogari për premtimet e pambajtura por dhe emërimet në polici, pas të cilave sipas Bardhit është krimi i organizuar.
U them kam kallëzuar në SPAK Olsi Ramën por ke kallëzuar noc rrokun, sepse kishte cuar një informacion. Mirë e bërë se ndryshe do të përfundoje si babale Sali badi që tani shtyn me raporte gjyqin për vendimin e formës së prerë. Por nuk keni mësuar akoma ju. Unë duroj shumë. Do duroj deri kur SPAK do të nxjerrë të vërtetën e më pas do të kemi ballafaqim tjetër bashkë. Jo unë me ty kështu se ti je me kokën lart e me gojë hap e unë nuk ta hedh dot në gojë atë që ti merr lart, por do të kemi një ballafaqim tjetër. Ju përshëndes dhe kokën lart, gojën hapur, ekspertizën brenda, rrotulloni në gojë, hajdeni pështyni këtu dhe pështymën që do të merrni vitin e ardhshëm do ta keni më keq se në 1997″
Në replikë Bardhi tha se kryeministri duhet të japë llogari për premtimet e pambajtura por dhe emërimet në polici, pas të cilave sipas Bardhit është krimi i organizuar.
Gazment Bardhi: “Ti duhet që të jepje llogari për eksponentin më të rrezikshëm që emëron drejtorinë e policisë së Shkodrës, ti i the shqiptarëve në 2013 që do të luftosh krimin. Na duhet një dimër vëlla, po vëlla i thotë ai tjetri, kapedani e ka lënë pak pas dore, e di Taulanti kush është kapedani. Shëndetësinë falas ku e ke zotërote, legalizimet falas ku i ke zotërote, por ne nuk flasim tavolinave ndryshe nga ju, nga debati jonë nuk cenohet interesi publik, nga koka lart apo poshtë e jona nuk dëmtohet interesi publik, nga ulja në gjunjë e juaja para krimit të organizuar, dëmtohet interesi publik. Ju jeni shërbëtor të krimit të organizuar dhe ne jemi shërbëtor të interesit publik”.