• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha u mor i pandehur nga SPAK, Meta: vendimi, shërbim i verbër ndaj narkoshtetit

15:03 : 12/09/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Presidenti i PL-së, Ilir Meta, ka reaguar për marrjen si i pandehur të liderit të opozitës Sali Berisha nën akuzën e “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë”.

Meta e quan SPAK-un një organizatë kriminale mercenare dhe e akuzon kreun e saj Altin Dumanin se e ka marrë Berishën të pandehur duke mos u bazuar në prova.

Meta deklaron se vendimi është i diktuar politikisht nga kryeministri Edi Rama, si pjesë e planit për të lënë vendin pa opozitë zyrtare.

“Vendimi i djeshëm i organizatës kriminale mercenare, SPAK nën drejtimin e Altin Dumanit, për të marrë të pandehur pa prova, pa dëshmi, pa fakte dhe pa dokumente, liderin historik të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha nuk është gjë tjetër veçse një akuzë e mirëfilltë politike e diktuar dhe e paracaktuar nga Edi Rama, në funksion të agjendës së tij elektorale, me qëllim asgjësimin me çdo mjet të opozitës, të demokracisë dhe të pluralizmit politik”, shprehet Meta.

Lexo edhe:

Çollaku: Prokuroria do kërkojë largimin e Ballukut nga qeveria Rama brenda javës

“Paqja fiskale”, Qeveria përgatitet të falë miliarda lekë borxhe ndaj tatimeve e doganave

Meta e cilëson vendimin e SPAK “shërbim të verbër ndaj narkoshtetit për të goditur drejtuesit e opozitës dhe mbrojtur hapur korrupsionin skizofrenik dhe lidhjet e tmerrshme kriminale të Edi Ramës”.

“Është një poshtërim flagrant i sistemit të drejtësisë dhe integritetit të tij, si edhe një tradhti kombëtare ndaj Shqipërisë që ka nevojë ulëritëse për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në nivelet më të larta. Është ky SPAK që as nuk guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës, jo vetëm për çështjen e Sali Berishës por edhe për shumë çështje të tjera ku firmat e tij janë hedhur mbi afera kriminale”, deklaron Meta.

Për Metën privatizimin e ish-kompleksit Partizani e ka nisur qeveria socialiste e kohës, kurse ndryshimi i destinacionit nga terren sportiv në truall ndërtimi është bërë nga Edi Rama, në kohën kur drejtonte Bashkinë e Tiranës, por emri i tij nuk përmendet fare në dosje.

“Në rastin e ndërrimit të destinacionit të “Klubit Partizani” ku shteti nuk ka humbur asnjë qindarkë, SPAK ka anashkaluar të gjitha vendimmarrjet e bashkisë së Edi Ramës dhe ka shkuar drejt e tek Sali Berisha, i cili me vendim të Gjykatës Kushtetuese e kishte të ndaluar t’i ndryshonte ato.  Ky vendim pa asnjë baze ligjore ndaj Sali Berishës në vitin elektoral përfshirë izolimin dhe pamundësimin e aktivitetit të tij si lider i Partisë Demokratike dhe si deputet, është dëshmi e qartë se SPAK nën drejtimin e Dumanit është shndërruar në një “vrasës me pagesë” më i egër dhe më i padenjë se vetë Nuredini”.

Etiketa: Edi RamaIlir MetaSali Berishaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çollaku: Prokuroria do kërkojë largimin e Ballukut nga qeveria Rama brenda javës

17:54 : 17/11/2025
AKTUALITET

“Paqja fiskale”, Qeveria përgatitet të falë miliarda lekë borxhe ndaj tatimeve e doganave

17:17 : 17/11/2025
AKTUALITET

Kërkesa për ekstradim, reagon Ahmetaj: Situatë e iniciuar! Është bërë që në 2023

15:30 : 17/11/2025
AKTUALITET

Mësohet dita kur Berisha do të paraqitet në SPAK për “21 Janarin”

15:21 : 17/11/2025
AKTUALITET

“Ilir Metën e arrestuat si terrorist”, Proda: Ka qenë proporcionale në raport me situatën

15:06 : 17/11/2025
AKTUALITET

Të pandehurës hajdute Balluku i thurin një poezi

14:30 : 17/11/2025
Para

“Nuk e dija që ishte shtatzënë”/ 15-vjeçarja sjell në jetë foshnjën, nëna e saj braktis të porsalindurën!

TË GJITHA

Moti i keq/ Shembet masivi me inerte në Shkodër, bllokohen 5 makina dhe 9 persona

18:13 : 17/11/2025

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës

17:58 : 17/11/2025

Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës, Kryeministria rrethohet nga policë

17:55 : 17/11/2025

Çollaku: Prokuroria do kërkojë largimin e Ballukut nga qeveria Rama brenda javës

17:54 : 17/11/2025

Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplas karrocën

17:40 : 17/11/2025

1 vit nga vrasja e Martin Canit/ Konfliktet në shkolla mbulohen, oficerët denoncojnë presionin e eprorëve

17:40 : 17/11/2025

Banesa u dogj nga zjarri, çifti i moshuar në Vlorë në mëshirë të fatit: Flejmë jashtë

17:20 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com