• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Meçollari: Akademia e Marinës u ble nga Administrata Italiane e luftës, pronar ka vetëm shtetin

21:04 : 09/09/2024
në AKTUALITET, Lajmet e Dites, POLITIKE

Ish-zv.Komandanti i Forcës Detare Artur Meçollari pas denoncimit që bëri disa ditë më parë për shembjen e Akademisë së Marinës në Vlorë, sot ka publikuar të dhëna të tjera, të cilat sikundër shkruan ai kanë të bëjnë me origjinën e pronës.

Meçollari shkruan se në vitin 1939 kur edhe janë bërë fotot, prona ku është ndërtuar Akademia e Marinës kishte pronar privat. Kjo pronë thotë ai, u ble nga Administrata Italiane e luftës dhe më pas u shtetëzua në vitin 1946.

Dhe teksa sjell gjithë kronologjinë e regjistrimit të pronës, Meçollari thotë se ajo ka vetëm një ish-pronar dhe ajo është Administrata Italiane, teksa tashmë i përket shtetit

“Një foto ajrore e vitit 1939 e pronës ku në vitin 1962 do të ndërtohej Akademia e Marinës.

Fotua është realizuar në vitin 1939 nga Forcat Ajrore Mbretërore të Italisë dhe gjendet në Arkivën Forcës Ajrore Italiane të Firences. Në këtë kohë kjo pronë kishte pronar privat.

Lexo edhe:

Kina apo SHBA? Ja shteti që ndërton më shumë anije ushtarake në botë

Baza e Limionit, Meçollari: Kontratat do zhbëhen, SPAK, 3 herë në zyrën e Begajt

Prona me të kuqe ku u ndërtua në vitin 1962 Akademia e Marinës, prej 42.961 m², i përkishte Administratës Italiane të Luftës mbas vitit 1940. Prona prej 900 m² (në anën veriore) nga viti 1932 deri në vitin 1946 i përkisnin Kryqit të Kuq Shqiptar dhe Bashkisë së Vlorës (çentrali elektrik). Prona prej prej 42.961 m² u ble nga Administrata Italiane e Luftës në vitin 1940 dhe u shtetëzua në vitin 1946. Kjo pronë u shit nga pronarët dhe u ble nga Administrata e Luftës e Italisë që përfaqësohej nga kolonel Gualtiero Fratelli, Shef i Zyrës së Punëve Xhenjere në zyrën noteriale të Dr. Jonuz Tafaj në Tiranë.

Prona e ish Akademisë së Marinës në vitin 1932 kishte katër pronarë. Në vitin 1940, sipas akteve të shit-blerjeve noteriale kishte gjashtë pronarë dhe e gjithë u ble me Franga Ari nga Administrata Italiane e Luftës. Në vitin 1946 kjo pronë u shtetëzua e gjitha nga Shteti Shqiptar i kohës. Kjo pronë nuk ka ish pronar provat, por ish pronari eshtë vetëm një, Administrata Italiane e Luftës që e ka humbur përfundimisht”, shkruan Meçollari.

Mde herët, ai ka deklaruar se populli i Vlorës, pozita dhe opozita, do të çuditen kur të dëgjojnë emrin e investitorit strategjik. Sipas tij plani për shkatërrimin e Akademisë së Marinës daton që në vitin 2010 kur në pushtet ishte PD, dhe ka vazhduar në qeverisjen e PS-së, si një histori e pastër korrupsioni.

“Kam informacionet e mia që në Ministrinë e Mbrojtjes po punohet për nxjerrjen e urdhrit për shembjen e godinës. Shembja e Akademisë do të thotë që pjesa që gjendet përpara, në inventar të Ministrisë së Turizmit, do bashkohet me pjesën e godinës, dhe e gjitha do jepet për investim strategjik në turizëm. Planet janë bërë ka shumë informacione. Populli i Vlorës do çuditet kur të dëgjojë emrin e investitorit, do çuditet pozita dhe opozita. Unë s’jam çuditur, sepse kam informacion se çfarë po ndodh. Do ta bëjë publik vet kryeministri. Shkolla e Marinës, shkatërrimi i saj është një histori që përfshin edhe opozitën edhe pozitën. Shkatërrimi i saj ka filluar në vitin 2010 kur ministër ishte Imami dhe ka vazhduar me intensitet të lartë, me Kodhelin, dhe Pirro Vëngu pritet të firmosë shkatërrimin e saj. Ajo është një histori korrupsioni e pastër. 42 mijë metër/katror ka qenë pronë e administratës së luftës së Italisë. I është shpronësuar administratës italiane dhe nga ajo i ka kaluar shtetit shqiptar” ka thënë Meçollari.

Akademia e Marinës Vlorë drejt shembjes/ Meçollari: Populli do të çuditet kur të dëgjojë emrin e investitorit

Etiketa: akdamiamarinamecollai

Lajme të lidhura

BOTA

Kina apo SHBA? Ja shteti që ndërton më shumë anije ushtarake në botë

15:49 : 14/03/2025
AKTUALITET

Baza e Limionit, Meçollari: Kontratat do zhbëhen, SPAK, 3 herë në zyrën e Begajt

21:33 : 12/11/2024
AKTUALITET

Apartamente “në ajër”/ Durrës Marina nis shitjet për 2 godina të tjera, çmimet i kalojnë 3 mijë euro/m²

12:41 : 23/10/2024
BOTA

Rrëzohet në kanalin Anglez helikopteri i Marinës Mbretërore britanike

20:13 : 05/09/2024
BOTA

Video/ Avioni i marinës amerikane përfundon në oqean

20:31 : 21/11/2023
SHOW BIZ

Përse mungoi Marina në ditëlindjen e Luanës?

23:28 : 02/09/2023
Para

FOTO/ Moti i keq përfshin Vlorën, pema e rrëzuar bllokon qarkullimin

TË GJITHA

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

23:30 : 03/07/2025

Horoskopi, e premte, 4 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 03/07/2025

Mbyllen mbi 500 biznese në dy vite në Korçë

22:56 : 03/07/2025

Më të mira kundër fryrjes së stomakut, zbuloni 6 ushqimet më të mira për të lehtësuar shqetësimet

22:51 : 03/07/2025

Presidenti i Lille e konfirmon zyrtarisht: Zhegrova ka kërkuar largimin!

22:47 : 03/07/2025

“Spiropali theu rekord”/ Krasniqi: E vetmja në Europë që përjashtoi 60 deputetë në një ditë

22:43 : 03/07/2025

“Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama!

22:38 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com