• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Po të ishte gjallë Nënë Tereza sot…

17:14 : 05/09/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Lutfi Dervishi

Sot, në përvjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, rrjetet sociale të ministrave, deputetëve, zyrtarëve, politikanëve, janë mbushur me postime pafund.

Fjalët e Shën Terezës kanë zëvëndësuar fotot e inspektimeve në kantiere, shiritat e inagurimeve dhe premtimeve për Shqipërinë e 2030.

Por, çfarë do të bënte Shën Tereza nëse do të ishte gjallë sot?

Ndoshta Ajo nuk do të postonte në Instagram/X/Facebook/tiktok foto të vobektëve, sepse kur jep (dora) e majtë, nuk duhet ta shohë e djathta.

Lexo edhe:

Tallja e qeverisë me bonusin e pensionistëve, 27% e të moshuarve drejt varfërisë ekstreme

Lindja e populizmit të shëndetshëm

Nënë Tereza vërtet ushqente të uriturit dhe kujdesej për të sëmurët. Cfare coincidence – të njëjtën gjë bëjnë sot edhe ministrat, politikanët dhe zyrtarët qeveritare!

Ata po sakrifikohen deri në atë pikë sa po bëhen ushqim për rrjetet sociale, duke shuajtur urinë që kanë të varfërit për lajme, foto dhe video.

Nënë Tereza i donte realisht të varfërit!

Çfare koincidence – edhe qeveria jonë i do dhe e ka treguar me fakte këtë dashuri. Falë punës dhe përkushtimit të saj, numri i të varfërve sa vjen dhe shtohet duke mbajtur gjallë traditën e mirë të bamirësisë.

Në fakt ajo që po bën sot qeveria është më shumë se mrekulli. Se si ka mundur që me postime të marrosë një turmë të tërë, kjo mbetet një mister që edhe Vatikani nuk po mundet ta shpjegojë.

“Nuk është sa shumë japim, por sa dashuri kemi për të dhënë”, thoshte Nënë Tereza; kështu po ndodh me shpërthimin e madh të dashurisë në rrjetet sociale…

Merrni përshembull një foto apo video nga unaza e madhe e Tiranës, një projekt ku punohet natë e ditë, prej dekadash, dhe ku afatet shtyhen pafundësisht. Sa më shumë zvarritet puna, aq më shumë shtohen fondet dhe, sigurisht, edhe “like-t” dhe komentet pozitive.

Po të ishte gjallë ShënTereza sot do të ngazëllehej kur të kuptonte se sa shumë ndikim ka ketu vepra e saj. Merr për shembull përuljen.

A keni parë politikanë më të përunjur se në Shqipëri? Të ndrojtur si të rinjtë në para-adoleshencë, njerëz që skuqen kur qëllon që thonë ndonjë gjë të pasaktë dhe që ecin me kujdes në rrugë për të mos shqetësuar as mizat e tokës.

Shën Tereza do të lumturohej kur të mësonte se përfaqësuesit e popullit e dyfishuan rrogën e vet dhe shtesën e rrogës e kaluan për bamirësi.

Nobelistja shqiptare thoshte: “Ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

Këtu bëhen gjëra të mëdha (PPP, Koncesione, investime strategjike) me entuziazëm të jashtzakonshëm.

Shenjtorja shqiptare do të habitej sa shpesh përmendet emri i saj.

Nuk ka zyrtar që çdo ditë nuk i thotë “hallexhinjëve” (që mund të jenë të papunë, të pastrehë, apo biznesmenë)

– Pse Nënë Tereza jam unë?

Etiketa: lutfi dervishinene terezaPPPqeveriate varferit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tallja e qeverisë me bonusin e pensionistëve, 27% e të moshuarve drejt varfërisë ekstreme

13:14 : 11/07/2026
AKTUALITET

Lindja e populizmit të shëndetshëm

12:09 : 11/07/2026
AKTUALITET

Administratë dhe nxënës shkollash/ Si po e mbush qeveria stadiumin për Kanye West

09:34 : 11/07/2026
AKTUALITET

Nga “asnjë qindarkë” te 4 mln euro, si mashtroi qeveria për koncertin e Kanye West

11:14 : 09/07/2026
AKTUALITET

Kanye West, mes Ramës dhe protestuesve

10:00 : 09/07/2026
AKTUALITET

Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë

08:11 : 09/07/2026
Para

Si u vodh tenderi 1 milionë euro i ilaçeve në ministrinë e Shëndetësisë

TË GJITHA

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026

Demenca i kushton Evropës qindra miliarda në vit

15:11 : 14/07/2026

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026

Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, deputeti shqiptar në Serbi kërkon shkarkimin e ministres

14:58 : 14/07/2026

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

14:37 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş