• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tërmeti “Sky-ECC”/ Si po faktohet penetrimi i parave të krimit në kullat e Tiranës

12:18 : 04/09/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Nuk është më legjendë urbane, nga ato që kryeministri Edi Rama dhe tabori i tij mundohen t’i fshehin me propagandë të shfrenuar. Paratë e krimit të organizuar kanë hyrë thellë në industrinë e ndërtimit të kullave dhe resorteve turistike në Shqipëri.

Vetëm gjatë ditëve të fundit janë identifikuar dy raste, të paktën referuar dosjeve që janë nën hetim nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), të cilat janë iniciuar nga komunikimet në platformën “Sky/ECC” dhe të vendosura në dispozicion të prokurorisë shqiptare nga autoritetet franceze e belge.

Në njërin rast, të premten e kaluar (30 gusht 2024), kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu rikthye dosjes “Toyota Yaris”, një episod ku, në Portin e Durrësit, u kapën 3.2 milionë euro në dy automjete që vinin nga Belgjika.

Lexo edhe:

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

Rama “fryn” administratën publike, i shton edhe 1 mijë e 838 punonjës të rinj

Për atë rast, së fundmi është arrestuar ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë me urdhër të SPAK-ut.

Berisha duket se ka siguruar të dhëna nga dosja, e cila, me vendim të Gjykatës së Posaçme, nuk është lejuar të bëhet publike.

Sipas kreut demokrat, “…Paratë e klanit të rrezikshëm Toyota Yaris kanë patur si destinacion edhe pronarin e kullës pas sahatit me mbiemër Abdia. Ky ndërtues i lidhur si mishi me thoin me Erion Veliajn është një nga pritësit të klanit të narko-eurove, sipas regjistrimeve të klanit Toyota Yaris, të cilat janë fshehur nga Prokuroria e krimit dhe gjykatësja kriminale…”.

Në foto: Deklarata e kreut të PD-së, Sali Berisha

Në deklaratën e tij, Berisha duket se i referohet kullës “Book Building”, e cila ka marrë leje në Shkurt 2018 nga Këshilli i Rregullimit të Territorit, një strukturë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Në foto: Leja e miratuar për kullën “Book Building”

Leja është miratuar për shoqërinë “TDT & Partners”, me ortakë Glendi Abdi dhe Dajlan Avdia (mbiemra të ngjashëm me atë që përmendi Berisha në deklaratën e tij të javës së kaluar).

Në një tjetër dosje, që po trajtohet së fundmi nga SPAK-u për ngjarjet kriminale të disa viteve më parë në Elbasan, shfaqet sërish një episode i dyshimeve për transferimin e parave të krimit të organizuar në industrisë e ndërtimit në Tiranë.

Pak javë ma parë, Prokuroria e Posaçme lëshoi mbi 30 urdhër-arreste për anëtarët e grupit të dyshuar kriminal “Çopja”, por vetëm pak prej tyre u ndaluan.

Agjencia “Birn”, në një artikull të publikuar në 30 gusht 2024, raportoi, ndër të tjera, për aktivitetin ekonomik të këtij grupi, duke iu referuar të dhënave të dosjes gjyqësore.

Ndër të tjera, në artikull thuhej se “gjatë vitit 2020, kohë së cilës i përkasin bisedat e zhvilluara në SKY ECC, (Franc) Çopja dokumentohet të ketë sjellë në Shqipëri të paktën 7.5 milionë euro të thata, të cilat u investuan në ndërtimin e një pallati pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në blerjen e apartamenteve të shtrenjta në disa prej kullave të Tiranës, si dhe dy vilave në kompleksin “Mandarine Drive” pas qendrës tregtare TEG, e ndërtuar nga kompania e themeluar nga (Klajdi) Merkaj.

Sërish në vendimin gjyqësor thuhet se “Shtetasi Klajdi Merkaj evidentohet si një nga personat e besuar që mban dhe menaxhon vlera monetare të konsiderueshme cash për llogari të shtetasit Franc Gergely (Çopja)…”.

Kompleksi “Mandarine Drive” është një investim i kompanisë Merkaj 3 sh.p.k, ndërtuar në një nga zonat elitare të Tiranës, shumë pranë Qendrës Tregtare “TEG”.

Në foto: Pamje nga kompleksi i vilave, “Mandarine Drive”

Kompania ndërtuese është themeluar në vitin 2013 nga Klajdi Merkaj kur ishte vetëm 24-vjeç, me aktivitet tregtinë e gomave për mjetet e rënda të transportit. Në vitin 2017, Merkaj ia shiti aksionet vëllait të tij dhe kompania shënoi një ngjitje të beftë, duke u përfshirë në projektin e ndërtimit të kompleksit të vilave “Mandarine Drive”.

Dëshmitë e para thuajse-zyrtare për përfshirjen e parave të krimit në biznesin shpërthyes të ndërtimit në Tiranë janë dhënë disa vite më parë.

Dhe, si përherë, kur akuzat nga aktorë vendas përmbyten nga propaganda qeveritare, të dhënat që vijnë nga autoritetet e huaja janë gjithnjë “pilula” që kapërdihen më lehtë.

Në fund të janarit 2021, Prokuroria e Posaçme, SPAK, u detyrua nga opinioni publik të deklaronte nisjen e hetimeve për atë që konsiderohej si “afera e kullave të Ndrangheta-s” në Tiranë, pasi përgjimet e një hetimi të prokurorisë së anti-mafias së Katanzaros ngritën dyshime se klanin mafioz italian ishte përfshirë në ‘aferën” e lejeve të ndërtimit të kullave të larta në kryeqytetin shqiptar.

Në foto: Pamje që tregon betonizimin e Tiranës

Antonio Gallo, një sipërmarrës Italian, i konsideruar në median e vendit të tij edhe si “Princi i Ndrangheta-s”, në komunikimet e përgjuara gjatë hetimit të anti-mafias, diskuton me një bashkëpunëtorin e tij, lidhur me mundësinë e përfshirjes në sektorin e ndërtimeve në Tiranë.

Në foto: Antonio Gallo

Ata janë të bindur se me rryshfet “20 përqind”, në kryeqytetin shqiptar mund të marrësh leje për pallate shumëkatëshe. Madje, ata flasin edhe për takime të kryera me njerëz “pranë” kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit.

Pas më shumë se 4 vitesh, nga prokuroria SPAK nuk ka asnjë sinjal mbi këtë hetim, për të cilin shumë skeptikë kanë besuar që herët se nuk do të përfundoj me asnjë rezultat konkret.

Etiketa: Edi RamaFranc ÇopjaKompleksi “Mandarine Drive”kullatleje ndertimiSali BerishaTirane“Book Building”“Sky ECC“

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025
AKTUALITET

Rama “fryn” administratën publike, i shton edhe 1 mijë e 838 punonjës të rinj

18:29 : 08/11/2025
AKTUALITET

Ish ushtarak dhe i dënuar, kush është taksisti që u kap me armë dhe drogë sot/ FOTO

15:27 : 08/11/2025
AKTUALITET

Tundja e kokës së ambasadorit kroat, Rama manipulon videon nga ceremoni e dorëzimit të progres-raportit

14:28 : 08/11/2025
AKTUALITET

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

22:18 : 07/11/2025
AKTUALITET

Paqja Fiskale, Kali i Trojës për uljen e taksave të kullave dhe resorteve

19:10 : 07/11/2025
Para

“Jam donator”/ Mandati i Vullnet Sinës, Bardhi përplaset me deputetin socialist: Përfituat fonde publike

TË GJITHA

“Po intimidohen votuesit”, kandidati i Shqipëria Bëhet në Cërrik thirrje policisë të marrë masa

14:21 : 09/11/2025

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Pjesëmarrja për secilën nga 5 bashkitë deri në orën 13:00

14:05 : 09/11/2025

Kërcënoi me armë zjarri një person, arrestohet 42-vjeçari në Tepelenë

13:51 : 09/11/2025

Katërnjakët me hemorragji në sy, familjarët kërkojnë ndihmë: Kanë nevojë të operohen urgjent

13:36 : 09/11/2025

E zuri korenti duke riparuar kabllot e internetit në një shtyllë elektrike, ish-trajneri lë pas dy fëmijë

13:24 : 09/11/2025

Tepelenë/ Kandidati i pavarur Guma: Persona të paautorizuar po pengojnë lirinë e votës

13:15 : 09/11/2025

Gent Gazheli nën hetim nga SPAK për skandalin 130 milion euro që tronditi doganat

13:00 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com