• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e Gentian Bejtjas/ Florian Plaku kishte rolin e ekzekutorit, zbardhet itinerari pas atentatit

10:31 : 29/08/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Policia ka identifikuar një nga ekzekutorët e Gentian Bejtjas, i cili u vra me breshëri plumbash në mars të këtij viti në oborrin e banesës së tij në Larushk të Fushë-Krujës.

Personi i identifikuar, Florian Plaku nga Vlora dyshohet, sipas Policisë se ka patur rolin e ekzekutorit. Mësohet se autori është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe po punohet për arrestimin e tij.

Gentian Bejtja, u ekzekutua me breshëri plumbash më 15 mars të këtij viti në oborrin e banesës së tij në Larushk të Fushë-Krujës. Në pranga pak ditë nga ekzekutimi i Bejtjas në mars të këtij viti, kanë rënë në prangat e Policisë, 30 vjeçari Edison Haxhiu dhe një 41-vjeçar me tre emra, Ilir Beqaraj allias, Brahimi, allias Mançellari. Beqaraj dhe Haxhiu dyshohet se i përkasin një grupi kriminal me aktivitet në Fushë Krujë dhe zonën rreth e rrotull. Ilir Beqaraj rezulton kushëri i Ylli Ibrahimit, krahut të djathtë të Ervis Martinajt. Deri tani asnjë prej të arrestuarve nuk po bashkëpunon me hetuesit.

Policia ka arritur që të zbardhë lëvizjen e autorëve pas momentit që kanë djegur makinën e krimit. Ilir Beqaraj dyshohet se është një nga autorët që ka marrë pjesë në ekzekutim, ndërsa Edison Haxhiu akuzohet se u ka vënë në përdorim autorëve mjetin tip ‘Golf’ për t’u larguar nga Fushë Kruja.

Sipas skemës së zbardhur nga Policia e Tiranës, Beqaraj bashkë me tre të tjerë, të paidentifikuar, u futën në oborrin e shtëpisë të Gentjan Bejtjas me Land Rover, me targa të vjedhura në 2023 në Shkodër. Pasi e vranë pranë serës me më shumë se 80 plumba kallashi, ata janë larguar me mjetin tip ‘Land Rover’ drejt aksit Larushkë – Thumanë dhe e kanë djegur makinën në fshatin Hasan. Më pas ata dyshohet se janë larguar në drejtim të fshatit Bubq në Krujë me mjetin tip ‘Golf’, pronari i të cilit, Edison Haxhiu, u arrestua nga policia.

  • Njoftimi i Policisë:

“Në vijim të njoftimit të ngjarjes së datës 15.03.2024, për vrasjen e shtetasit Gentjan Bejtja, brenda rrethimit të oborrit të banesë së tij, në fshatin Larushkë, Krujë, ju informojmë si më poshtë: Për hetimin e kësaj ngjarje të rëndë kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor, i cili në drejtimin profesional të Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kryer në vijimësi të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me iniciativë apo të urdhëruar nga Prokurori.

Lidhur me këtë ngjarje nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është regjistruar procedimi penal nr. 1944 të vitit 2024, për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 78, 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Lexo edhe:

PD zbuloi zyrën e ‘patronazhistëve’, policia: Nuk gjetëm materiale të paligjshme

Patronazhistët ikën me vrap para se të vinte policia, Erion Braçe: Janë shokët e mi

Nga tërësia e veprimeve të thelluara hetimore ka rezultuar se autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes, po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë – Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin e mësipërm.

Nga kryerja e veprimeve hetimore është vërtetuar se autorët janë larguar me një automjet tip “Volkswagen Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur intinerarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë-Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.

Nga analiza e informacioneve të marra nga inteligjenca policore si dhe këqyrja dhe marrja e kamerave të sigurisë, është bërë i mundur identifikimi i automjetit tip “Volkswagen Golf” me targë AB960GG, në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu, 30 vjeç, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë. Po kështu, ka rezultuar se ky automjet është përdorur edhe nga shtetasi Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë.

Më datë 19.03.2024, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit tip “Volkswagen Golf” me ngjyrë të zezë me targë AB960GG në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu dhe shoqërimin në ambjentet e Policisë. Gjithashtu, në vazhdim të veprimeve hetimore, po në këtë datë u bë i mundur shoqërimi në ambientet e Policisë i shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin “Walther” me tetë fishekë, një armë zjarri e markës “Benelli”, e cila mbahej me lejen e organeve të Policisë, një brez me njëzet e nëntë fishekë arme zjarri, pesë pajisje si ato të radiove marrëse-dhënëse, një pasaportë e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, një kartë identiteti e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, dhe 3 aparate celulare.

Më datë 19.03.2024, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi, alias Ilir Mançellari, 41 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armeve shpërthyese dhe e municionit”, dhe “Falsifikimi i dokumentave” parashikuar nga nenet 278/2 dhe 186 të Kodit Penal, si dhe ndalimi i shtetasit Edion Haxhiu, 30 vjeç, për veprën penale “Sigurimi i kushte dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal.

Në vijim të kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore, shfrytëzimit të inteligjencës policore, administrimit të provave dhe ekzaminimeve të ndryshme kriminalistike, administrimit të dokumentave, grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka bërë të mundur dokumentimin ligjor të implikimit të personave të tjerë si autorë të kësaj ngjarje

Në vlerësim të provave dhe fakteve, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1885 datë 26.07.2024 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, ndaj shtetasit F. P., alias F. S., alias F. M., 41 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i dyshuar pë kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 78, 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Shërbimet e DVP Tiranë, të mbështetura në fazën operacionale nga shërbimet e DVP Vlorë, kanë ushtruar kontrolle për lokalizimin e shtetasit F. P., alias F. S., alias F. M., 41 vjeç, dhe vijon puna për kapjen e këtij shtetasi i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjithashtu, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithëm Tiranë, është ushtruar kontroll në ambientet e një agjensie udhëtimesh në qytetin e Lezhës, ku janë administruar pajisje elektronike dhe dokumente me vlerë për hetimin.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vlerësim të provave dhe fakteve të administruara, ka bërë rikualifikimin e veprës penale në ngarkim të shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, dhe përveç veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 186 dhe 278/1 të Kodit Penal, këtij shtetasi i është shtuar vepra penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78 e 22 të Kodit Penal. Hetimet vazhdojnë për identifikimin e autorëve të tjerë dhe për rezultatet e tyre do t’ju informojmë në vazhdimësi”, thuhet ne njoftimin e policisë.

  • Kush ishte Gentjan Bejtja, miku i Durim Bamit 

Gentian Bejtja është ekzekutuar me 15 mars në oborrrin e shtëpisë së tij.

Ai i ka shpëtuar më parë një atentati me 4 Korrik 2023 ku iu vra vëllai i gruas Ramazan Sino, dhe iu plagosën dy fëmijët e tij, 13 dhe 8 vjeç, është një emër i njohur për drejtësinë.

Në 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja ish polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti.

Bejtja ishte njëri nga njerëzit që piu kafe me Enver Stafukën, pak minuta para se ky të rrëmbehej dhe të zhdukej në mes të Fushë-Krujës, natën 8 shkurtit 2015.

I njohur si ish-mik i Durim Bamit, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, 42-vjeçari Gentjan Bejtja ka qenë i dyshuar për një seri ngjarjesh në zonën e Fushë-Krujës, por jo vetëm.

Në shtator të vitit 2016, ndaj tij u bë një atentat me tritol. Bejtja po udhëtonte me makinën e tij tip “Tuareg”, në fshatin Nikël të Krujës, kur nga poshtë mjetit shpërtheu eksplozivi që e dëmtoi rëndë në këmbë.

42 vjeçari, u përmend shumë si personi i cili dyshohet që së bashku me Enver Stafukën kishin vjedhur makinën me të cilën u krye vrasja e kryekomisar Dritan Lamajt 24 shkurt 2013. Por me vendim gjykate Betja dhe Stafuka u shpallën të pafajshëm me 13 nëntor 2013, pasi u vlerësua se nuk kishte prova të mjaftueshme për dënimin e tyre për akuzën e vjedhjes në bashkëpunim.

Gentian Bejtja është shoqëruar edhe për dy atentate, atë të vrasjes së Ilias Çalit në autostradën Tiranë-Durrës, në prill të 2022-it dhe atentatit ndaj Marklen Hakës në qershor po të vitit të shkuar, por nuk u gjetën prova për ta fajësuar si autor të dyshuar.

  • Vrasja e Ramazan Sino

Kujtojmë se atentati ndaj Ramazan Sinos ndodhi mesnatën e datës 4 korrik 2023 ku mbeti i vrarë vëllai i gruas (Ramazan Sino) i cili sapo kishte hyrë me makinë në oborrin e kunatit të tij, bashkë me nipat.

Mësohet se Ramazan Sino ishte shofer pranë Prokurorisë së Apelit prej vitesh. Në drejtim të tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi, dhe Ramazan Sino humbi jetën direkt në vend ndërsa dy fëmijët e mitur të Gentian Bejtjas u plagosën. Autorët dogjën automjetin bashkë me 3 kallashnikovët në afërsi të Tapizës, duke humbur çdo gjurmë.

Gentian Bejtja, Durim Bami, Valter Bami dhe Mariglen Haka dikur kanë qenë miq, por shoqëria e tyre u prish pas zhdukjes së Enver Stafukës.

Ramazan Sino
Etiketa: autoribaneseekzekutimekzekutoriGentian BejtjaidentifikohetkerkimkrimLarushkenderkombetarpoliciavrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD zbuloi zyrën e ‘patronazhistëve’, policia: Nuk gjetëm materiale të paligjshme

23:36 : 11/05/2025
AKTUALITET

Patronazhistët ikën me vrap para se të vinte policia, Erion Braçe: Janë shokët e mi

20:33 : 11/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ U kap me listë emrash pas takimit me Elvis Roshin, shoqërohet në komisariat një grua

18:09 : 11/05/2025
AKTUALITET

Përplasja në Vorë, Policia e referon Flamur Nokën në SPAK për kanosje

17:30 : 11/05/2025
AKTUALITET

Deputetja e PD, Elda Hoti reagon pas arrestimit të bashkëshortit: Policia po përdoret nga Ulsi Manja

11:58 : 11/05/2025
AKTUALITET

2 viktima nga rrëshqitja e dheut në Gramsh, arrestohet pronari i firmës (EMRI)

11:04 : 11/05/2025
Para

I kërkoi klientes të kryenin marrëdhënie brenda lokalit, vihet në pranga pronari/ EMRI

TË GJITHA

Numërohen 5 kuti në qarkun e Gjirokastrës, ja si ndahen votat

00:09 : 12/05/2025

Diaspora, Noka urdhër numëruesve të PD: Çdo votë e Greqisë, kalon mënjanë

00:00 : 12/05/2025

Akuzat e PS për mospublikimin e rezultatit të Vorës, Celibashi: Është projekt pilot

23:56 : 11/05/2025

Diaspora/ Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë! Balla kërcënon komisionerin

23:47 : 11/05/2025

PD zbuloi zyrën e ‘patronazhistëve’, policia: Nuk gjetëm materiale të paligjshme

23:36 : 11/05/2025

Fillon numërimi i votave në Kukës

23:29 : 11/05/2025

Numërohet kutia e parë në Tepelenë, ja si është rezultati

23:24 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com