• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Onkologjiku me probleme dhe pa ilaçe, Rama vazhdon propagandën nga QSUT: Do vij për ndërhyrje

16:23 : 29/08/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Teksa skandali i Onkologjikut është i freskët brenda Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT), ku pacientëve me kancer iu mundojnë kushtet minimale në spitale dhe janë pa ilaçe, kryeministri Edi Rama është përpjekur që ta zbehë të vërtetën e hidhur që ofron kjo qendër spitalore.

Gjatë ditës së sotme ai ka qenë brenda ambienteve të QSUT-së, ka marrë pjesë në hapjen e spitalit ditor brenda kësaj qendre spitalore.

Rama tha se do të paraqitej sërish si pacient në QSUT pasi ka për të kryer një ndërhyrje, për shkak të problemit me hernien inguinale, ku theksoi se për hernien diskale nuk kërkon ndihmën e mjekëve, por për inguinale nuk po gjen dot derman, kështu që do të kryejë ndërhyrje.

“Unë mund të flas dhe si pacient dhe mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje. Kam një hernie inguinale që… i kam mësuar dhe emrin, se kësaj diskales nuk kërkoj mjekë sepse punoj me forcat e mia, me streç dhe vetëpërmbatje para ushqimit që mos të rëndoj kolonën e lodhur nga basketbolli. Inguinales nuk i bëj dot derman dhe me shumë kënaqësi do të vij”, tha ai.

Denoncimi i gazetarit Osman Stafa: Onkologjiku pa ilaçe, pa kondicioner dhe me poltrone të prishura

Lexo edhe:

‘Fantazma’ e Veliajt pushton QSUT! Njerëzit vdesin se s’ka ilaçe, spitali mbjell pemë

Protestuesit vijojnë marshimin në Rrugën Bardhyl, shkojnë drejt QSUT

Dy ditë më parë, gazetari Osman Stafa denoncoi s enë spitalin e Onkologjikut, nuk mungojnë vetëm ilaçet, por edhe kushtet bazë për pacientët që marrin kimioterapi.

Gazetari ka postuar në Facebook, një video ku shfaqet një poltron i prishur dhe jo funksional, ku pacienti që merr kiomioterapi, nuk mund ta mbajë dorën drejt dhe nëse pacienti duhet që t’i ngrihen këmbët lart për qarkullim gjaku më të kollajtë, me këto poltrone kjo është e pamundur.

Po ashtu sipas mesazheve që Stafës i kqanë mbërritur nga pacientët, edhe pse jemi në kulmin e vapës kondicionerët nuk punojnë dhe situata në spitalin e Onkologjikut është dramatike.

“Aktualisht Onkologjiku ka 19 poltronë ku bëhet kimiot. 13 vende në katin e parë dhe 6 në katin e tretë. Pacientët tregojnë se në katin e 3-të, 6 poltronët janë të prishur.

Ata shprehen se këto poltronë të prishur, ju vështirësojnë atyre marrjen e kimios. Kjo pasi poltronët nuk lëvizin, nuk funksionojnë. Dora e tyre nuk rri dot e mbështetur drejt, kur marrin kimiot. Dhe nëse ka ndonje shqetësim pacienti, që ndodh tek këta të sëmurë, e duhet që t’i ngrihen këmbët lart për qarkullim gjaku më të kollajtë, me këto poltrone kjo është e pamundur.

Por nuk mjafton me kaq. 2 kondicionerët që janë në këtë dhomë nuk punojnë. Pacientëve u duhet të bëjnë sauna, gjatë kohës që marrin jo pak, por kimio. Djersisin, nuk ndihen mirë, ndihen të kuputur e probleme të tjera si këto. Situata aty, sipas pacientëve është dramatike. Po piqemi të gjallë, më shkruajnë. “Shkojnë temperaturat 40 gradë, dhe ne plasim aty. Njerëzit pa asnjë problem mezi po rrinë në rrugë e kafe, ne bëjmë kimio në të tillë situatë”, – më shkruan një zonjë”, shkruan ai në Facebook.

Stafa: Në Onkologjik mungojnë ilaçet kryesore për të sëmurët me kancer

Ndërsa i ftuar në një studio televizive, Stafa tha se në spitalin Onkologjik mungojnë ende barnat me të cilët mjekohen pacientët që vuajnë nga tumoret

Stafa tha se mungon irinodekani, medikament që trajtohen pacientët që vuajnë nga kanceri i zorës së trashë. Gjithashtu ai tha se mungon edhe medikamenti karboplatin, po kështu mjaft i rëndësishëm për trajtimin e pacientëve me kancer.

“Sfidoj çdokënd nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me mungesën e medikamenteve, pasi ata e trajtojnë si çështje politike, ndërkohë që nuk është çështje e tillë, që lidhet me shëndetin e njerëzve, me jetët e tyre”, tha Stafa.

Gazetari tha se mjekët kanë për detyrë të japin mjekimin, por është Ministria e Shëndetësisë, Qeveria, e cila duhet të sigurojë medikamentet, pasi ato nuk gjenden në farmaci, janë medikamente spitalore.

“Ka pacientë që i gjejnë medikamentet edhe në Kosovë, Greqi, apo vende të tjera, por është përgjegjësi e këtij shteti që duhet të sigurojë këto medikamente. Nuk janë sëmundje që më dhemb koka dhe po gjen një medikament, por janë sëmundje që i kërcënon jetën. Nëse një pacient me tumor nuk merr kimion, humbet jetën”, tha Stafa.

Ai i bëri thirrje pacientëve dhe familjarëve të tyre që të reagojnë, pasi ajo që po ndodh në Onkologjik është krim dhe vrasje që i bëhet atyre pacientëve atje.

“Kam bërë denoncime në Prokurorinë e Tiranës, do të bëj edhe një denoncim në SPAK, pasi përgjegjësit duhet të përballen me ligjin. Shpërdorim detyre dhe vrasje janë akuzat e mia. Le të bëhemi bashkë, të denoncojmë atë krimin që ndodh në Onkologjik”, tha Stafa

Etiketa: ilaceonkologjikuqsutRamaskandale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Fantazma’ e Veliajt pushton QSUT! Njerëzit vdesin se s’ka ilaçe, spitali mbjell pemë

16:52 : 15/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit vijojnë marshimin në Rrugën Bardhyl, shkojnë drejt QSUT

22:24 : 13/06/2026
AKTUALITET

“Këto ilaçe t’i bëjnë këmbët si balerinë”, si përballen të moshuarit me dezinformimin?

17:42 : 13/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët nuk ndalin marshimin, mijëra njerëz drejt Astirit

22:32 : 11/06/2026
AKTUALITET

‘Rama n’burg, Beneti n’burg’/ Shkodranët presin me protesta kryeministrin në hyrje të qytetit

17:41 : 08/06/2026
AKTUALITET

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

22:40 : 02/06/2026
Para

Shqiptari bie nga skela 7 metra e lartë në Itali, në gjendje të rëndë për jetën

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet