• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PS tërhiqet nga “Venecia” dhe pranon propozimin e PD, mandati i Xhaçkës shqyrtohet më 12 shtator

12:07 : 27/08/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Mazhoranca në Këshillin e Legjislacionit ka rënë dakord më propozimin e PD që projekt-vendimi për mandatin e Olta Xhaçkës, të kalojë për shqyrtim në seancën e ardhshme plenare.

Duke ju referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, deputetja e PS, Klotilda Bushka bëri të ditur se Partia Socialiste është tërhequr nga kërkimi i opinionit në Komisionin e Venecias, duke ja lënë kështu vendimin seancës së ardhshme plenare, parimisht atë të dy shtatorit.

“Nisur nga arsyetimi dhe duke qenë se në vendimin e vet GJK ka urdhëruar Kuvendin të dërgojë mocionin përkatës, ky këshill duhet t’i propozojë kryetares së Kuvendit ta përfshijë këtë projekt-vendim në rendin e seancës më të afërt.

Në lidhje me këtë çështje ne mendojmë që arsyetim i vendimit është vetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Ne biem dakord me konkluzionin tuaj, por mendojmë se nuk ka nevojë për një raport të arsyetuar, përveçse këtë rekomandim për kryetaren e Kuvendit, e cila më pas vepron duke dërguar projekt vendimin. Arsyetimi jonë është vendimi i GJK.

Thënë këtë, sa i takon konkluzioni, propozimi ynë është që projekt-vendimi i Gjykatës Kushtetuese ti kalohet seancës plenare më të afërt në Kuvend”, deklaroi Bushka.

Lexo edhe:

Mandati i 13-të i PD në Tiranë/ Tabaku sposton Alimehmetin dhe shkëputet mbi 400 vota para

Numërimi “preferencial”/ Kush janë 37 EMRAT e deputetëve të ardhshëm që dalin nga Tirana

  • Bardhi – socialistëve: Konsumuat vepër penale duke mos zbatuar vendimin e GJK

Deputeti demokrat Gazment Bardhi, në një replikë me deputeten Bushka, tha se çështja nuk është aq e thjeshtë saç mundohet ta paraqesë ligjvënësja socialiste. Bardhi tha se deputetët e PS injoruan Kushtetutën dhe vendosën të mos zbatojnë vendimin e Kushtetutës.

“Dhatë mesazhin më të gabuar, sepse vutë në diskutim zbatimin e vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ju dhatë mesazhin se nuk zbatoni vendime të drejtësisë nëse bien ndesh me interesat tuaja. Duhet të kishte një veprim nga drejtësia në këtë rast, pasi pengimi për të zbatuar një vendim gjyqësor është krim”, tha Bardhi.

Duke iu drejtuar deputetëve të PS-së, Bardhi tha se tashmë Kuvendi është i detyruar edhe në dispozitivin e Gjykatës Kushtetuese, që të detyrojë Parlamentin të sjellë mocionin që të ushtrojë detyrimet kushtetuese.

“Nuk ka ndodhur asnjëherë kjo gjë, kemi një dispozitiv të Gjykatës Kushtetuese, pasi ju nuk pranoni të zbatoni vendimin. Për mbi dy vjet mbrojtët Olta Xhaçkën, shpërfillët vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Bardhi.

  • Batutat e Korreshit: Ju flisni me mullarët, ose ju janë anuluar prenotimet ose kanë qenë shezlongjet e shtrenjta

Deputeti demokrat Saimir Korreshi nuk ka lënë mënjanë batutat në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit ku ëhstë diskutuar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.Korreshi që në nisje të fjalës iu drejtua me një batutë Ermonela Felajt, kur tha “unë flas në komision, jo si ju që flisni me mullarët”

“Ore se po çmendemi në këtë Komision, a nuk ishim ne që kemi debatuar dhe ju kërkonim Ju të kalojë vendimi në seancë plenare? Çfarë ndryshon nga vendimi i parë i Kushtetueses dhe nga ky vendim i dytë? Ju thoni raport, mund ta quani edhe autorizim për kamp për Olta Xhaçkën, quajeni si të doni. Ne nga kjo kemi kuptuar ose kanë qenë shezlongjet e shtrenjta atje, ose ju kanë anuluar prenotimet”, tha Korreshi.

Dhe në vijim,  Korreshi u shpreh se shyqyr që ia arritën kësaj dite që 10 juristë nuk kanë nevojë që t’ua shpjegojnë nga jashtë se si bëhet rakia.

Batutat Çupi-Korreshi

Çupi: Më vjen mirë që dielli i verës ju ka futur në kushtetueshmëri

Korreshi: Ose ju kanë anuluar prenotimet ose kanë qenë shezlone te shtrenjta. Ishalla e bëni pushimin në Divjakë me mushkonjat që të vini me këtë mendje.

  • Mandati i Xhaçkës do të shqyrtohet në seancën e 12 shtatorit

Në seancën e datës 12 shtator do të futet në rendin e ditës edhe shqyrtimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

Edhe pse mes debateve të ashpra mes dy palëve, deputetët e PS janë dakordësuar mbi pikën kryesore që në seancën e parë të Kuvendit të Shqipërisë të shqyrtohet mocioni mbi mandatin e Olta Xhaçkës, bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Por ajo që ata kanë kundërshtuar është propozimi i opozitës, lidhur me hartimin e një raporti.

  • Felaj: T’i japim kryetares së Kuvendit mendimin e përbashkët

Deputetja socialiste Ermonela Felaj është shprehur se duhet të japin një mendim të përbashkët dhe jo të bëjnë raporte e t’i miratojnë.

Një gjë e tillë është kundërshtuar nga kryetarja në detyrë e kësaj mbledhjeje, Dhurata Çupi, e cila këmbëngul për krijimin e një raporti që më pas t’ia dërgojnë kryetares së Kuvendit.

Pjesë nga diskutimi:

Felaj: Mendon se mund të jemi më të kursyer në kohë dhe në retorikë. Këshilli për legjislacionit është këshillimor, për të dhënë mendim për vendimin e GJK. Për çështjen në fjalë jemi marrë shumë gjatë. Meqë jemi organ i dhënies së mendimit, të japim mendimin e përbashkët dhe kryetarja e Kuvendit, mocionin me debat ta përfshijë në seancë plenare. Këtë mendim duhet t’i japim kryetares së Kuvendit, Nuk do isha të futeshim në raporte, të mblidhemi dhe njëherë për të miratuar raporte etj etj. Mund ti referohemi nenit 14.

Çupi: Faleminderit zonja Felaj. Në fakt ka vite që kjo godinë dhe godina përballë gjendjen në një rrumpallë dhe kaos legjislativ ku askush nuk respekton atë. Nuk keni pikën e respektit për çfarë thotë Kushtetuta dhe rregullorja. Ka një urdhër të kryetares së Kuvendit që kërkon mbledhjen e Këshillit Legjislativ të Kuvendit për shqyrtimin e vendimit nr 55. Ka një rregullore që ka pikë 1 dhe 4 , por ka dhe pikën 8 për një raport. Nuk mund t’i dalim në dritare dhe të njoftojmë Spiropalin, por duhet një raport me shkrim. Fakti që jemi dakord për një raport, mund t’ia paraqesim kryetares.

  • Bashkëshorti i Xhaçkës, Artan Gaçi shpallet ‘investitor strategjik’

Në mars të vitit 2022, Këshilli i Ministrave shpalli një vendimin për dhënien në përdorim të një zone bregdetare në Gjilekë të Himarës për resortin “Dreamades Luxury Suites” për një periudhë 30-vjeçare. Në atë kohë, Olta Xhaçka mbante postin e ministres së Jashtme.

Sipas këtij vendimi, kompanisë  ‘AGTTC Hotel Management’ i jepet leje e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, që po ndërtohet në fshatin Gjilekë të bashkisë Himarë.

Shpallja si investitor strategjik nga Këshilli i Ministrave i bashkëshortit të Ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka në atë kohë, ngriti shqetësime për konflikt interesi.

Deputetë të Partisë Demokratike kërkuan në qershor të vitit 2022 heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçkës për përfitime antiligjore nëpërmjet statusit të investitorit strategjik dhënë bashkëshortit të saj. Kjo kërkesë erdhi pasi mazhoranca refuzoi ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike.

Më vonë, Gjykata kushtetuese i kërkoi Kuvendit të dërgonte në këtë gjykatë për shqyrtim mandatin e Xhaçkës, por në qershor të 2023-it, anëtarët socialistë në Këshillin e Legjislacionit kërkuan që të rikthejnë në pikën zero diskutimin për këtë çështje duke propozuar rimarrjen në shqyrtim nga Këshilli i Mandateve.

Prej më shumë se një viti, kjo çështje rrinte në sirtarët e Lindita Nikolla (kryetares së Kuvendit), duke moszbatuar vendimin e Kushtetueses. Tashmë, edhe më keq, publikisht, jo vetëm Nikolla, por e gjithë mazhoranca në bllok, me urdhër të Ramës u kthyen në mburojë të mandatit të Olta Xhaçkës dhe nuk zbatojnë një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Xhaçka akuzohet se ka shkelur Kushtetutën, duke përfituar si deputete të mira publike, që kur bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, fitoi të drejtën e përdorimit të bregdetit për 30 vite falë një vendimi qeverie.

Rasti është kthjellësisht i pastër dhe për precedentë të tillë Kushtetuesja i ka hequr më parë mandatin e deputetit, Ilir Beqes dhe Koço Kokëdhimës.

Për çështjen në fjalë, SPAK ka sekuestruar të gjithë sipërfaqen e tokës që i ishte falur ish-deputetit socialist Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, për të ndërtuar resort si investitor strategjik.

Gjithashtu, në burg për këtë çështje ndodhet dhe ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro. Ky i fundit akuzohet se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kanë mundësuar kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në Himarë, në favor të shoqërisë private të zotëruar nga Artan Gaçi.

Po ashtu, edhe vetë Artan Gaçi dhe bashkëshortja e tij deputete Olta Xhaçka kanë dëshmuar në SPAK në lidhje me këtë çështje që vijon të jetë në hetim.

  • Të paturp/ Kushtetuesja mbron mandatin e Xhaçkës, duke bërë sikur “ankohet” për PS

Gjykata Kushtetuese jo vetëm që është shndërruar prej kohësh në një vasale “të rëndomtë” të pushtetit të Edi Ramës, por tashmë as nuk ka ngjyrë në fytyrë për ta fshehur këtë lloj varësie skandaloze institucionale.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, njoftoi se shumica e gjyqtarëve kishte vendosur t’ia rikthente edhe njëherë Parlamentit çështjen e ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Me një fjalor, që donte të tregonte se Gjykata ndihej aspak komode me faktin që shumica socialiste nuk e kishte respektuar vendimin e mëhershëm të Kushtetuese për të dërguar shqyrtimin e mandatit të Xhaçkës për shqyrtim pranë trupës gjyqësore, Zaçaj mbuloi një skandal akoma edhe më të rëndë.

Atë që, Gjykata Kushtetuese, nuk guxoi as kësaj here të shqyrtonte në themel rastin e Olta Xhaçkës.

Partia Demokratike kishte dërguar pranë kësaj gjykate një kërkesë me objekt të dyfishtë;

– E para, që Gjykata Kushtetuese të shqyrtonte konfliktin e kompetencave brenda Parlamentit dhe të detyronte Kuvendin që të pranonte iniciativat e 1/10 së deputetëve dhe të dërgonte raportin për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

– E dyta, të shqyrtonte në themel rastin e mandatit të Olta Xhaçkës.

Gjykata Kushtetuese vendosi këtë të Mërkurë (10 Korrik 2024) thuajse njëlloj si edhe në një shqyrtim të mëparshëm për të njëjtën çështje, kur ktheu rastin në Parlament dhe refuzoi të vlerësonte në themel mandatin e ish-ministres së Jashtme, Xhaçka.

“Boldnews.al” e ka paralajmëruar më herët se Gjykata Kushtetuese, nën një shërbim të plotë të Edi Ramës, do të bëj gjithçka për të vonuar shqyrtimin e mandatit të Xhaçkës, derisa asaj t’i përfundojë zyrtarisht në mesin e vitit 2025.

Parashikimet e redaksisë kanë rezultuar thuajse 100 përqind të sakta dhe Olta Xhaçka do të vijojë të shijojë mandatin e plotë, megjithëse besohet se bashkëshorti i saj është shpallur investitor strategjik në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit.

Parashikimi: Xhaçka merr frymë

Në prill të këtij viti, “Boldnews.al” analizoi një debat në distancë për mandatin e Olta Xhaçkës, mes Gazmend Bardhit e Lulzim Bashës, dy ish-bashkëpunëtorë të ngushtë politikë dhe dy përgjegjës kryesorë për zgjatjen pa fund të mandatit të ish-ministres së Jashtme.

Dikur bashkëpunëtorë të ngushtë, tashmë Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi kanë këndvështrim të ndryshëm për shumë gjëra. Debati më i fundit mes tyre është ai për mënyrën se si duhet të trajtohet rasti i mandatit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka.

Rreth një vit e gjysmë më parë, Basha, Bardhi e pas tyre edhe Enkelej Alibeaj, ndoqën një rrugë të gabuar për të kërkuar shqyrtimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

Ata ndoqën një strategji, e cila i dha frymëmarrje mandatit të ligjvënëses socialiste, megjithëse është e dyshuar se gjendet në kushtet e konfliktit të interesave, pasi bashkëshorti i saj u shpall investor strategjik nga qeveria e Edi Ramës.

Rreth një vit e gjysmë më parë, Basha, Bardhi e Alibeaj, si përfaqësues të 1/10 së deputetëve në Parlament, kërkuan nga Gjykata Kushtetuese që të detyronte Parlamentit të dërgonte pranë asaj gjykate kërkesën për shqyrtimin e mandatit të Xhaçkës, në përfundim të punimeve të një komisioni hetimor parlamentar të ngritur për atë çështje.

Kërkesa e këtij poli politik, u pa si një stërkëmbësh për një tjetër kërkesë, të dorëzuar nga 1/5 e deputetëve, të drejtuar nga Sali Berisha, të cilët kërkuan drejtëpërdrejtë përfundimin e mandatit të Olta Xhaçkës.

Gjykata Kushtetuese shfrytëzoi në atë kohë kërkesën e polit Basha-Bardhi-Alibeaj për ta kthyer çështjen në Parlament.

Ndërsa kërkesën e 1/5 së deputetëve, që lidhej me themelin e çështjes “Xhaçka”, Gjykata Kushtetuese e pushoi, me argumentin se “nuk ka objekt”, pasi rasti i ishte kthyer Parlamentit, sipas kërkesës së 1/10 së deputetëve.

Pasi çështja u rikthyer në Parlament, maxhoranca socialiste sërish vendosi të mos e dërgonte çështjen “Xhaçka” në Gjykatën Kushtetuese.

Bardhi u duk se reflektoi për atë gabim, megjithwse jo plotwsisht. Në emër të 1/5 së deputetëve të Parlamentit, kreu i grupit demokrat iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar themelin e çështjes së mandatit të Xhaçkës.

Ndërsa Basha është ende larg reflektimit. Në reagim të lëvizjes së Gazmend Bardhit, Basha dha opsionin që çështja e mandatit të Xhaçkës nuk mund të shqyrtohet më në Kushtetuese, por të zgjidhet politikisht.

Ai avancoi më tej idenë e tij, duke thënë që zgjidhja e vetme është shpërndarja e Parlamentit nga Presidenti i Republikës, pasi maxhoranca në Kuvend refuzoi dërgimin e rastit Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese, sipas një vendimi të dhënë më herët ajo gjykatë.

Me këtë opsion, Basha duket se kishte hipur në një tren fluturues. Ai nuk ka asnjë lloj fuqi parlamentare për të nxitur një zgjidhje të tillë politike dhe duket se deklarata e tij ishte thjesht një kundërvënie pa thelb ndaj vendimit të Bardhit për të ridërguar çështjen në Kushtetuese.

LEXO EDHE:

Etiketa: 12 shtatorkushtetuesxjakuvendmandatipsraportixhacka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mandati i 13-të i PD në Tiranë/ Tabaku sposton Alimehmetin dhe shkëputet mbi 400 vota para

20:27 : 14/05/2025
AKTUALITET

Numërimi “preferencial”/ Kush janë 37 EMRAT e deputetëve të ardhshëm që dalin nga Tirana

15:56 : 14/05/2025
Screenshot
AKTUALITET

PS me shifrat/ Më pak vota se 2021, por më shumë mandate në parlament

15:06 : 14/05/2025
AKTUALITET

“Kemi qeverinë që meritojmë”/ Studentët janë mosbesues ndaj zgjedhjeve

14:49 : 14/05/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi për kandidatët në Vlorë/ Gjiknuri “tërmet” tek PS, ja kush i merr mandatet

09:37 : 14/05/2025
AKTUALITET

Partitë e reja hapin për herë të parë një dritare drejt Parlamentit

09:18 : 14/05/2025
Para

Mandati i Xhaçkës, Korreshi - socialistëve: Iu anuluan prenotimet apo ishin shezlonet e shtrenjta

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com